SHËN MITRI Në Drenicë këndohet kënga “Dita e Shën Mitrit erdhi prru’ në prrue”:
Dita e Shën Mitrit erdhi prru’ në prrue,
Me shum’sende t’mira ne na ka gëzue.
Na kallxon për kohën, dimni si do t’jetë,
I vërenja delet qysh jan’ ra me fjetë.
Nëse delja shtrihet me dy kamt e para,
Dimni asht i butë, veç rueju për mrapa,
Nëse delja shtrihet katër kambët tubë,
Pregatit për dimën ushqim, dru e bukë.
Dimni asht i vshtirë, pregatitu mirë,
Mjeri ai i mjeri, qi rrin me duer lidhë,
Dita e Shën Mitrit, ti qofsh e bekueme,
Saher’ qi na vjen, ti na vjen e lume
_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.