Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Ngrirë në të kaluarën! Mon 13 Mar 2023, 18:01 | |
| Besfort Islami (1991) Mitrovicë, student i Etnologjisë & Antropologjisë kulturore.
Ngrirë në të kaluarën Gëzohem që kam perjetuar një pjesë të kohës së paraluftës. Ishte ajo kohë kur gjithçka frymonte ndryshe, edhe pse ai frymim çdo ditë e më shumë bëhej më i zymt, për shkak të ngulfatejs nga ata, që nuk bënë të ju përmendët emri, e shprehja më e mirë për ta është "larg kofshin", por prap ishte një forcë ndërlidhse, frymë nga lartë që e mbante atë kohë të mbushurë me plotë jetë dhe shpirtë.
Krahasim i të kaluares me të tashmën,...gogja larg..! Aq larg duken, sikurë më e krahasu me distancën e Djellit që ende i shihen rrezet në horizont pak para përëndimit, dhe Hanën në lindje kur veç sa ka filluar të ngryset. Kjo distancë nuk vërehet nëse nuk jemi munduar të njihemi me të kaluarën, ose e kemi njohur, por e harruam shumë shpejt atë!
Pse do duhej të ishte kështu ?!
Pse shpejt harruam kush ishim, çfarë perjetuam, çfarë ishte qëllimi, e madje e harruam edhe shpresën që na ka mbajëtur gjall deri tani. I harruam ata që nuk duhej harruar kurrë, tani nuk shohim asgjë tjetër përpos asajë që nuk e kemi imagjinuar asnjëherë më parë, dhe çka është më e keqja kjo na bënë të ndihemi mirë. E shohim botën para neshë, por rruga që e kemi nisur si duket është e gabuar.
Pleqt shpesh thonë: ndryshe ka qenë përpara. Virtyte të shumta kemi pasur, që na e patën lakmi të gjithë ata që na njoftën e na vlersuan lartë si për nga trimëria, nderi, mikpritja e respkti, dashurija për vendin tonë, e shumë mirësi tjera që edhe ata që na vranë e pushtuan kur gjindeshin përballë neve e shihnin vehtën se sa poshtë ishin. E tash ku jemi ne sot..?! Sot sikur fare nuk e dijmë se ku jemi, çfarë bëjmë e aq më pak e dijmë se çfarë duhet të bëjmë. Shumë pak të jepë shpresë fakti, kur lexon e thojnë se nëpër këto periudha kan kaluar të gjitha shoqëritë tjera kur kan kaluar në për tranzicion, ndoshta këtë fakt duhet marrë më shumë si ngushëllim. Nëse nuk ndalemi për një moment dhe të menodjmë, e të frenojmë, këtë 'tranzicion' nuk do ta kalojmë edhe për një kohë shum të gjatë.
Ne jemi evropijan, kemi qenë këtu para të gjith të tjerëve, pse duhet t’i mbyllim sytë para vlerave tona, e të mundohemi të mveshemi me identitet çka nuk na takon dhe na xhveshë prej asajë të natyrshmës.
Eh, kohrat ndrrojnë e njerëzit ndryshojnë, evoluimet në aspekte të ndryshme shoqërore kanë ndodhur më parë, ndodhin tani e do të ndodhin edhe në të ardhmën. Ndërsa ne, ne në këtë kohë nuk evoluojmë, ne kemi ngecur! E kjo po ndodhë në kohën kur më pak se asnjherë më parë do duhej të ndodhte. Kemi dalë nga shpirtrorja jemi dhënë me tërë qenjën nga materialja..!
Mund t’i mbyllim sytë e të paramendojm atë kohë kur çdo familje i ka pasur më shum
se njëzet antarë. Imagjinon një dhomë të ndriquar me llambë nga vaj-guri e me oxhak të
ndezur, e në mes një sofër të mbushur plot, jo ushqim por me njerëz rreth saj, pastaj
anash disa djepa nga druri i arrës, e në një skaj tjetër një sofër më e vogël për fëmijët e
shumtë me fytyra të qeshura e faqe me grimca buke të gryt. Pas bukës duke pushuarë,
pas një dite të lodhshme, burrat e djemt e rinjë nga punët e fushave dhe arave, e gratë e
vajzat e reja nga punët e shtëpisë, duke biseduar e qeshur, qajnë hallët e tyre, të gjith
bashk deri sa të vijë koha për gjumë. Të gjith e kan pasur të dijshëm faktin se mengjesi i
hershëm i së nesërmes i pret me ajër të pastër pamje magjepse, zëra t'shpezëve e
t'kafshëve, që ata të jenë të mbushur me energji për fillimin e një dite të re. Por, sa keq
kur pas tërë kësaj imagjinate ndoshta një zhurmë mund të dëgjohet jashtë që të bënë ti
hapësh sytë. Hapë dritarën dhe e sheh një 'bollduzher' të madh duke grryer në një pjesë
të lagjes ku disa druj të rrall kanë krijuar pak hije deri dje. Nga kojshia poshtë merr vesh
se komuna ka filluar punimet për ndërtimin e objektit të... pjesën tjetër nuk e dëgjon nga
zhurma, dhe mbyll dritarën sepse pluhuri tani veç sa ka depërtuar në dhomë dhe në
mushkrit e tua. Pastaj e sheh vetën të rrethuar me mjete të ndryshme teknologjike, nga të
kthejsh kokën sheh diqka të metalt që kryen nga një funksion në vete. Në dhomën tjetër
e gjenë televizorin që ka mbetur ndezur, e një skenë ta tërhek vëmemdjen kur e sheh një
nënë me një fëmijë të vogël në dorë dhe disa të tjerë prapa sajë pranë pragut të një
shtëpije shum të vjetër duke bërë me dorë nga kamera. Por, nuk zgjat shum ajo skenë
dhe menjher fillon vazhdimi i një i një serije... ndrrërron kanalin, parlamenti debaton,
pika e tretë e rendit të ditës, veturat për zyrtarët politik, pika e katërt komunat me
shumicë...kanali tjetër "..rakia rabi...qa bahet fjal ktu krejt e din.." e ndalë, nuk e dinë çfarë të
bëshë, dhe kujton imagjinatën e para pak minutash dhe e sheh ndryshimin në mes
imagjinatës dhe realës. Realja...
Prap kthim në të kaluarën..! "..e tybe po, e maj n'men si sod, shmitri u pat kan, masi i mbludhem t'korrnat, e nisi shpin tuj e qel temelin te'h livadhet e egra ju kan than, e rroj tyne ma posht a kan prroni i that. Eh si mas zakonit pe merr pe therr ni dash qe e dajti prej vathes, edhe pse ai tybe nuk ka pas fort idare po qashtu u kan zakon me pre dash a naj gja tjetër. Kush ka pas ka pre gja ma t'mdhaja po ka pas edhe prej atyne qe ni knu’s e ka ba njet për shpi se ska pas ma shum,..eh qysh kesh tu u’kallxu, para se me nis me qit temelin o dasht qe gjakun e qasaj gjajes qe u therr për njet t'shpisë me qitun n'për temel, qe me pas bereqet ajo shpi, me pas t'mira, e me shku jeta për smari n’at shpi. Kur kem marr vesh qe filani ka ni’s me marue shpi se ju kan zgjanue robnija, na ton katuni kush ça ka mujt me ja ngjit doren i madh e i vogel i kemi nimue, tekterna e ka shti shpinë n’er kulm. Për krejt u pat k’a njohit, kush ka pas nevoj për nihum, gjinja e katunit s’kan pritu, edhe nuk o kqyr a asht fis a kusheri a qa o kan, bilem jo veq n'shpi, ta zam ka pas naj vaterë qe nuk ka pas shum mashkuj mrena, e s’kan pas shum munsi m’e punu token, nuk u’asht lan toka batall, po jan que kush me parmen e me kije, kush me qit faren edhe u punue toka,..jemi kan lidhun për shoqi-shoin.."
Ishte një kohë kur të gjith kishin një qëllim të përbashkët, nuk kishte ndarje. Lidhja kolektive shoqërore mbizotronte kudo, njerzit nuk ishin të pushtuar nga egoja. Gjithçka funksiononte në bazë të një të drejte të përbashkët, ku nuk kishte rregulla e ligje të shkruara që me detyrim duhej të ju përmbaheshin të gjith. Ajo e drejtë e përbashkët ishte thellë e nguliturë në psikën e popullit tonë. Sot mungon uniteti, nuk ka aspak unifikim shoqërorë. Edhe atëher në të kaluarën, ka pasur dallime të ndryshme kulturore, ta zëmë kemi qenë popull me tre religjione, brenda këtyre religjioneve kishte sekte e drejtime të ndryshme fetare, pastaj edhe shum mbetëje të ritëve e bestytnive arkaike pagane, ku të gjitha këto kanë mundësuar një laramani kulturore, por kryesorja ishte se të gjitha këto futeshin nën hijen e një trungu me shumë degë të dendura, e ky trung ishte personifikim i një vetëdije të përbashkët kolektive që mbulonte gjitha tokat ku do që kishte shqiptarë.
Tash vërehen shumë ndarëje, një elitë me shum klane ku që të gjitha kanë të njejtin qëllim, por ky qëllim nuk është i përbashkët. E më e keqja është se kjo ndarëje vërehet gati se kudo, në të gjitha shtresat shoqerore, e ajo që të vranë më së shumëti është kur nuk shihet uniteti tek të rinjët, e madje as tek studentët. Kjo është pasojë e shumë faktorëve që ndikojnë në mënyra të ndryshme. E problemet janë të shumëta..! Një pjesë e njerzëve sikur janë lodhur nga lodhja e tepërt dhe janë pajtuar me diqka që nuk e dinë më as se çfar është, thjeshtë duhet jetuar ashtu si të është ‘shkruarë’, ose më mirë të themi ashtu si tjerët duan të t’shohin, një pjesë tjetër nuk sheh, nuk dëgjon, dhe nuk shprehë kurfar interesimi për shtresat tjera. Luten të i zgjatë ajo menyrë e jetesës, pa brenga e telashe, ndërsa thellë në brendësi e ndjenë frikën nga ajo lodhja që ka kapluar atë pjesën e të ’lodhurëve’. Ndoshta nuk e dinë se me pak vullnet do të mund të krijohet një e mirë mesatare për të gjithë. Ka edhe shum të atillë që ndoshta presin rastin dhe kohën e duhurë të ngriten dhe të mundohen të veprojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, por për qudi ende nuk shihen, shihet vetëm nami i atyre që më shum se askujt tjetër i konvenon kjo situatë që me apo pa vetëdije ata e krijuan. Pra janë të ata që vuajnë nga urija dhe ata që nuk ngopen kurrë, ata që dijnë dhe ata që nuk dijnë, të ndershmit dhe të pa nderët, ata që kërkojn dritën dhe ata që i ka mbuluar terri, të atillë të këtillë…por ka edhe prej atyre që janë të ngrirë në të kaluarën. Me Fat..!
B.Islami
Revista studentore "Trungu", shkurt 2014 | |
|