Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Mendime mbi artin Wed 08 Mar 2023, 20:54 | |
| Mendime mbi artin ODHISE PASKALI Fletushka "Vargmal", nr. 02, e enjte, 24 qershor 2010
Kënaqësia pa mërzitje, prehja nga brengat e nga shëmtimet e jetës së përditshme, sedra, shpërblimi, lumturia në të vërtetë njerëzore - jashtë atyre të përbashkëta me shtazët - maja m'e lartë ku arriti shpirti i njeriut është arti.
Si bukuria, si dashuria, magjia e artit nuk rrëfehet me fjalë të caktuara, me definime, ndjehet.
Arti është problem shpirtëror i thiellë të cilit nuk i gjehet fundi, po aq i hollë sa që duhen për t'a kuptuar ment e ndjenja të stërvitura, përndryshe ose nuk ndjehet fare ose gënjen e duket atje ku s'ësht.
Për lehtësi njeriu i ka dhënë artit emra të ndryshëm simbas formës së jashtme që merr. Muzika, poezia, piktura, skulptura, arkitektura, ndonëse në dukje aq të ndryshme në mes tyre, kanë rrënjët së bashku, përbëjnë një trup, ushqehen nga një burim. Qindra e qindra artistë e kritikë kanë kërkuar të caktojnë së bashku këtë burim kush ne fantazia kush ne ndjenjat. Po burimi i artit është arti vetë. Ndjenjat e fantazia të përbashkëta ne kritiku i vërtetë janë vetëm kondita. Diç ësht një fuqi e ndryshme, fryma e një perëndie si tha Poeti latin, ajo që e bën njerinë të japë jetën e një pushtimi të pandarë botës së fantazmavet që kanë në mëndje dhe lëndës së jashtme pa shpirt. Diç ësht një fuqi e panjohur dhe e lirë që s'e digjon as vullnetin as gjykimin e njeriut. Dhuratë e natyrës që nuk blihet e nuk shitet. Lule e qytetërimit që mbin vetiu si manushaqe nëpër ledha.
Duhen ndjenja e tru bashkë për t'a kuptuar plotërisht artin. Po ndjenja e pa kulturë vështrohet me ftohtësi a me çuditje simbas zakonit pamja e jashtme e lëndës mbetet i panjohur si shpirti i njeriut që shikoni për të parën herë: këndohet vjersha, digjohen notat, shikohen ngjyrat, statuja, qemerët, po arti s'ndjehet. Një cilësi vetëm, mund të mbetet e pafrvtshme ose t'i sjellë dëm të zotit dhe më shumë të tjerëvet: nuk ësht i vogël numuri i kritikëve cekët, profesionistë ose jo, me gjykime të kundërta nërmes tyre, që influencojnë liksht popullin dhe mjerisht ngahera artistët vetë.
Arti është një mister i jetës. Dhe ndjek ligjet e misterit: ka besnikët për të cilët është tempull i shënjtë i një feje, po ka dhe parasitët që e thëthijnë, dhe ata e bëjnë treg të zilive e të interesave të poshtra. Gjer sa do mungojë serioziteti dhe nuk do kuptohet shpirtësia e artit, veprat e ashtuquajtura artistike do të mbijnë akoma mëngjes për mëngjes me shpejtësinë e kërpudhave - se ushtrimi i artit është i lirë dhe s'ka nevojë për kapitale.
Me këtë të kthyer materialistike të jetës që po kalojmë arti nuk qëndron në shkallën e lartë që i përket po ngjeshet e humbet me një qark lëvizjesh të kota që marrin emrin e tij, e që kritikë të interesuar a të cekët përkrahin pa turp fare me përfundim të dëmshëm për artin e vërtetë se dita ditën po e largojnë nga jeta
Çdo konsolidim kombëtar i popujvet pason një lëvizje shpirtrore, dhe çdo lëvizje shpirtrore që ka lënë gjurmë në historin e qvtetërimit ësht shvilluar përkrah me një periudhë artistike të ndritur.
Populli Shqiptar, luftëtar prej natyre e për zakon, nuk ka mundur kurrë, herë nga koha herë nga qejfi, t'u kushtohet vepravet të qytetërimit. Në është se aq brezi ynë sa dhe më i parëshmi nuk janë kujdesur seriozisht për probleme të shpirtit kjo rjeth sidomos nga mungesa e shtytkës të një tradite .
Në çështje arti pozitivizma praktike e Shqipëtarit nuk shtyhet të marë omne ignotum pro magnifico; nga ana tjetër ethet e pazotësisë naive që përgjithësisht mundojnë jetën shpirtrore të kombit t'onë pak nga pak po shërohen me gjilpërat e kulturës. Zbardhullon agimi.
Mentaliteti ndryshon, lartësohet, stërvitet shija e njerëzvet, po vepra mbetet si ësht; prandaj është fuqi e artit të vërtetë të qëndrojë më këmbë përpara gjykimit të çdo kohe.
Arti nuk ësht imitim i natyrës, po ësht krijim i cili plotëson dhe sipëron natyrën. Imitimi i natyrës i përngjan artit si arti i përngjan natyrës. Po mos të ish kështu, cilado vepër, që nga ushtrimi naiv i çilimiut gjer te precizioni i kalkimit dhe i fotografisë, do ish art; dhe gjëja që mjetet e jashtme çfaqjeje të muzikës, e të poezisë gjënden si elementë në foljen e në poteret e njeriut do të provonte se poezia dhe muzika janë imitim i gjuhës, i portreteve dhe i armonivet të jetës.
Për t'u shijuar në vegimin e plotë t'artistit vepra e artit figurativ do një vënt të caktuar; se piktura dhe skulptura çfaqen me hije dhe dritë. Po përgjithësisht kuptohet që për të njohur dorën e robaqepsit petkat mbahen në trup dhe jo në duar,
Çfaqja e kuptimit të plotë, a dhe jo të plotë, të artit është kritikë e artit. Kritika s'ka ndonjë qëllim, po ka dobi kur ndihmon për të përhapur kuptimin e plotë të artit; përndryshe ësht e kotë ose e dëmshme.
Thuhet që muzika është gjithë jone të rregulluara prej kohës. Mua më duket se muzika çfaqet me një bashkim jonesh me heshtjen. Koha përmban ndër vete dhe poteren, kurse heshtja matet me kohë dhe në mungesë të poteres.
Qëllimi i një monumenti nuk është t'u çfaqin stërnipërvet t'anë si vishej heroi që nderojmë dhe sa ish pikërisht i gjatë e i trashë (cilësira që mund të përmblidhen në muzera të historisë kombëtare); kuptimi i monumentit është të lavdërojmë virtytet që e çquan në jetë burrin që duam të nderojmë dhe t'u çfaqim brezave t'arthmë, një shembull veprimi për t'u imituar.
Arti është qytetërim i vërtetë. Njoftimet e jashtme - për ne maqinat, elektriku, radio, me një fjalë, shkenca (scientia = njoftim) - mjete të regulluara në mënyrë që t'u përgjigjen gjithnjë më mirë nevojave materiale të jetës, lehtësojnë, ose duhet të lehtësojnë, zhvillimin e plotë të shpirtit. Art është shpirti që zhvillohet. Përparim puna, prandaj mjet, jo qëllim i zhvillimit. Qëllimi është problem i pazgjidhur që mëndja e njeriut mundohet të ndjekë prej mijëra vitesh.
Kritikës i përgjigjet me kritikë a me heshtje. Kush kritikut i dëfton veprën, duke e ftuar të bëjë një më të mirë provon sheshit që nuk ka haber as nga kritika as nga arti.
"Studenti shqiptar", 1929, Torino
| |
|