Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Batha e detit Mon 06 Mar 2023, 15:25 | |
| Ceratonia siliquabathë deti, rogovecë, çiçibanoz, çiçibunjë
Edituar për herë të fundit nga Kandhaon në Mon 06 Mar 2023, 15:38, edituar 1 herë gjithsej | |
|
Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Re: Batha e detit Mon 06 Mar 2023, 15:30 | |
| Batha e detit, përkatësisht farat e saj të nxjerra nga bishtajat, shërbejnë: - si ushqim njeriu, ngjashëm si fasulja - ushqim kuajsh - për prodhim të çokollatës alternative (vendore) | |
|
Kandhaon
Numri i postimeve : 836 Join date : 09/08/2014 Location : Në breshta, mes bredhave,
| Titulli: Re: Batha e detit Mon 06 Mar 2023, 15:34 | |
| Dimri është shumë afër, artikujt e shëndetshëm na janë të domosdoshëm: Me bathë deti kundër migrenës dhe diabetitNdonëse është shumë afër dimri, edhe në këtë periudhë mund të kënaqemi me të mirat e natyrës dhe me artikujt e saj të shëndetshëmNjë ndër ta janë edhe bishtajat e bathëdetit (Ceratonia siliqua), cilësia shëruese e të cilave ndihmon te shumë sëmundje. Përmbajnë hekur, magnez, kalcium, natrium, kalium… Janë të pasura me vitaminat A, B1, B2, B3, B6, B9, C dhe E. Bathëdeti është antioksidant i fuqishëm, përdoret edhe në shërimin e diarresë, problemeve me tretjen dhe djegësirën. Hulumtimet kanë treguar që kjo bimë mediterane ndikon në përmirësimin e nivelit të lipideve te personat me peshë tepër të madhe trupore. Përdoret në ushqimin dietal dhe si zëvendësim i shkëlqyeshëm për çokollatën. Edhe pse ka shije ndryshe nga çokollata dhe dy të tretat më pak kalori, është shumë më e shëndetshme, andaj u rekomandohet të sëmurëve nga diabeti por edhe si terapi ndihmëse. Është i shkëlqyeshëm kundër migrenës, nervozës dhe problemeve të tjera. Fjala është për artikullin natyral të ëmbël, andaj me rastin e përgatitjes së ëmbëlsirave me bathëdet përdoret më pak sheqer se te ëmbëlsirat me kakao. | |
|
Tomor ADMIN
Numri i postimeve : 1203 Join date : 17/03/2013
| Titulli: Re: Batha e detit Sat 25 Mar 2023, 17:13 | |
| Nga farat e bathëdetit, që janë mjaft uniforme në masë (0.2 gramë), rrjedh edhe njësia matëse 'karat', që më vonë u bë edhe njësi e pastërtisë së arit. Solidusi, paraj e artë e kohës së Kostandinit u farkua me peshë sa 24 fara bathëdeti (gjithsej 4.8 gramë) _________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
| |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Batha e detit | |
| |
|