FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Keqpërdorimi i psikologjisë në drejtësi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Keqpërdorimi i psikologjisë në drejtësi Empty
MesazhTitulli: Keqpërdorimi i psikologjisë në drejtësi   Keqpërdorimi i psikologjisë në drejtësi EmptyWed 12 Oct 2022, 16:47

Âsht një dukuni mjaft e përhapun në Perëndim, ku i jepet randësi psikologjisë për të trajtua çâshtje të drejtësisë, sidomos penale. Rëndom për ndonjë kriminel thuhet se paska qenë i përvuajtur, i keqtrajtuar kur ka qenë fëmijë, etj.

Një qasje e tillë ndaj problemeve të kësaj natyre âsht thikë me dy tehe me të cilën i bie vetes kushdo që e praktikon.

Në radhë të parë, ngjall mëshirë për kriminelin. Pra ai nuk u dashka dënua sepse paska qenë i keqtrajtuem ose i abuzuem si fëmijë. Ose në të kundërtën le të bâhemi zemërgur dhe të mose lodhim kryet nëse ky apo ai njeri paska vuajtun. Më e mira âsht të mos thuhen gjana të tilla për një kriminel. Të gjithë fëmijët vuajnë diçka: dikë e rrah prindi, dikë mësuesi, dikë e rrahin moshatarët, dikush mund të ketë vuajtje a vështirësi për shkak të mungesave financiare, e lloj lloj mungesa tjera. Të mos përmenden vuajtjet e këtyre tjerëve vetëm pse këta nuk kryen ndonjë vepër të dënueshme, âsht absurde.

Në radhë të dytë, i demonizon fëmijtë që vuajnë. Posa shohim një fëmijë duke u keqtrajtuar na shkon mendja: “ky njeri do të bëhet kriminel”.

Cili âsht mesazhi që japim në publik, nëse i ndajmë njerëzit si me thikë në dy grupe: njëri grup që u kënaqën gjithmonë dhe në fund patën sukses, dhe tjetri grup që paska qenë i keqtrajtuar dhe në fund prapë kanë probleme?!

Një mesazh i tillë, âsht i pamoralshëm!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Keqpërdorimi i psikologjisë në drejtësi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Keqpërdorimi i humorit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shoqni :: Drejtësia-
Kërce tek: