FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Anijet luftarake

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Anijet luftarake Empty
MesazhTitulli: Anijet luftarake   Anijet luftarake EmptyWed 16 Mar 2022, 16:32


ANIJET LUFTARAKE

Për anijet e luftës e të tjerat te ilirët dimë vetëm ato pak gjëra të cilat na i lanë për këtë në mënyrë shumë fragmentare autorët antikë dhe ajo që edhe më pak mund ta përfundojmë në bazë të paraqitjes së atyre anijeve në monedhat ilire dhe në materialet e tjera arkeologjike. Një fakt është i pamohueshëm: ilirët bregdetarë kanë qenë detarë shumë të shkathtë si dhe ndërtues shumë të mirë të anijeve, kështu që në këtë pikëpamje nuk kanë mësuar gjë as nga grekët e as nga romakët kur ranë në kontakt me ta. Aq më tepër ato pak gjëra që i dimë për anijendërtimtarinë ilire tregon se romakët, por si duket edhe më parë grekët, i morën nga ilirët shumë mjeshtri lidhur me anijendërtimtarinë.

Ilirët njihnin disa lloje anijesh. Më shumë dimë për luftanijen që e ndërtonin liburnët, sipas të cilëve ai tip mori emrin liburna, gjegjësisht liburnica navis. Këto ishin anije të lehta e të shpejta me aftësi të mëdha manovruese, ideale për aksione piraterie edhe kundër anijeve të mëdha tregtare greke dhe italike. Romakët vërejtën, përparësitë e atyre anijeve, prandaj, në sajë të lëvizhsmërisë së madhe të atyre anijeve që përdori në betejën e Akciusit në vitin 31 para e.r. Oktaviani korri fitoren vendimtare kundër anijeve të rënda greke të luftës, në përbërjen e flotës së Antonit dhe të Kleopatrës. Me kohë liburna ndërroi formën e vet, bile ndodhi edhe ajo që me atë emër nisën ta quajnë secilën anije romake të luftës. Mbi pamjen e liburnës në formacionin e flotës luftarake romake dihen shumë gjëra, mirëpo si dukej ai tip anijesh para se ta merrnin romakët, vetëm mund të supozojmë. Është mjaft e besueshme se libuma në periudhën pararomake ishte vetëfn një tip i luftanijes së shpejtë, të cilin e njihnin autorët grekë me emrin lembos. Për lembosin, megjithatë, dimë pak gjëra nga shënimet që i gjejmë te Polibi, Apiani e autorë të tjerë të cilët përshkruan luftërat midis romakëve dhe grekëve nga njëra anë, dhe të ilirëve nga ana tjetër. Kështu, nga Polibi dimë se në 100 lembosë ishin 5000 luftëtarë ilirë, kështu që prej kësaj përfundohet se anijet ishin relativisht të vogla, sepse në to mund të vendoseshin gjithsej nja pesëdhjetë ushtarë. Është e mundshme, megjithatë se grekët, me emrin lembos, gjegjësisht romakët me emrin lembus, të kenë quajtur secilën anije ilire të luftës pa marrë parasysh madhësinë dhe formën. Ndërkaq ilirët, sipas të gjitha gjasave, kanë pasur shumë tipe anijesh, prej të cilave vetëm njëri tip, ai që më vonë e quajtën liburna, ishte i përshtatshëm për strategët detarë të romakëve.

Paraqitje të skematizuara të anijeve ilire, që janë ruajtur deri sot në monedhat ilire si dhe në materialet e tjera arkeologjike na ndihmojnë fare pak që të fitojmë një pamje më të qartë për anijet ilire. Paraqitjet më të vjetra, fatkeqësisht shumë të skematizuara i kemi të gdhendura në kallçinjt e bronzit, të zbuluar në lokalitetin Iliak në Gllasinc. Si u lindi ideja vendasve nga brendësia e thellë" e vendit, të cilët me siguri nuk janë marrë kurrë me detarinë, që motivin e barkës ta gdhendin në kallçi do të mbetet për ne sekret i përhershëm, mirëpo një detal në ato barka na zbulon, ndoshta, rajonin ku "artisti", i cili i kishte punuar, kishte gjetur inspirimin për këtë motiv. Këto anije, në të vërtetë kanë pulenën në kiç në formë të një kafshe, ndoshta të kalit, e cila na kujton shumë pulenën që e kanë anijet të vizatuara në një stelë guri nga Novilara afër Pesarës në Itali. Kjo stelë paraqet në anën e përparme betejën midis dy anijeve luftarake, njëra prej të cilave, duket qartë se u përket banorëve të vendit, picenëve, kurse tjetra armiqve të tyre nga bregu i kundërt i Adriatikut, ilirëve.

Pamjet më të shumta të anijeve ilire i kemi në monedha. Deri vonë kanë qenë të njohura pamjet e anijeve ilire në monedhat e Skodrës, të Lissosit, të fisit të daorsve dhe të mbretit Genc, ndërsa para pak kohe (më 1971) u zbuluan monedha të panjohura të fisit të labeatëve me një pamje shumë të bukur, realiste të barkës. Të gjitha këto monedha janë nga shek. III dhe II para e.r. pra në kohën kur për anijet ilire shkruajnë edhe autorët grekë. Çfarë tipi anijesh janë paraqitur në këto monedha është vështirë të thuhet. Disa autorë në të shohin liburnën, mirëpo a thua edhe ilirët e jugut dhe të rajonit të Neretvës (daorsët) e kanë njohur këtë tip të anijes që e ndërtonin liburnët, është vështirë të thuhet.
Një detal që vërehet në anijet nga monedhat labeate është me rëndësi për rekonstruimin e pamjes së anijeve, të cilat prodhoheshin në viset jugore të ilirëve. Në të vërtetë, në anijet e paraqitura në këto monedha shihet qartë se në kiç dhe në timon kanë pasur pulenat në formë gjarpëri. Sikurse edhe drakarët e vikingëve të mesjetës, të cilët gjithashtu kishin drangojt dhe gjarpërinjt në kiçet e tyre, edhe ato anije ilire do të jenë dukur anash si gjarpërinj të cilët rrëshqasin nëpër valët e detit, prandaj lidhur me këtë, me siguri, autori bizantin nga shek. VI e.re. J. L. Lydos fliste për Adriatikun si për një det nëpër të cilin notojnë gjarpërinjt (drakontophoron).


25 Kjo mund të konkludohet edhe në mënyrë indirekte në bazë të faktit se grekët dhe romakët në terminologjinë e vet të anijeve përfshinë disa erhra të cilët i morën nga ilirët. Sipas Hans Krahe (Die Sprache der Illyrier, I Teil, XViesbaden, 195, fq. 114) këtajanë: lat. galaia (galeia), greqisht yakia, emri i anijes së shpejtë; lat. gandeia = anije afrikane, rhirëpo kjo fjalë do të ishte ilire, më saktësisht me origjinë nga mesapët; lat. horeia = barkë e vogël peshkimi; lat. liburna = anije e shpejtë lufte; lat. paro, greqisht Tiapcov = barkë; lat. lembus, greqisht XëuPvç = anije e vogël dhe e shpejtë. Mbi origjinën ilire të këtij emri të fundit të anijes shkroi H. Krahe një punim të posaçëm: "Griech, ksu(3oç, lat. lembus - eine ilyrische Schiffsbezeichnung?", Gymnasium, 59/1952, H. 1, fq.\79. Për origjinën ilire të emrit gandeia pledon E. Vetter, Ein illyrischer Schiffsname, Mitteilungen desVereins Massischer Philologen in Wien, 2/1925, fq. 75-77.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Anijet luftarake
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vallet luftarake

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Zeje-
Kërce tek: