FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Toplana

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Toplana Empty
MesazhTitulli: Toplana   Toplana EmptyTue 15 Mar 2022, 23:19

Shkëputur nga libra e Robert Elsit "The Tribes of Albania"

Fisi Toplana shtrihet në bregun e djathtë të lumit Drin në pjesën më lindore të qarkut të Shkodrës në veri të Shqipërisë. Kufizohet me rajonet tradicionale fisnore të Shoshit në perëndim, Merturit në verilindje, Berishes në juglindje përgjatë lumit Drin, dhe Dushmanit pergjatë lumit Leshnicë në jugperëndim. Është ende një rajon shumë i izoluar. Vendbanimet kryesore të Toplanes janë Serma dhe Toplana.

Legjenda e prejardhjes ...

Baron Nopça, i cili e ka studiuar origjinën e fisit Toplana në vitin 1907, raportoj këtë version: Fisi Toplana duket që është fis shumë i vjetër. Babai stërgjyshore i Toplanes, emrin e të cilit nuk dihet, ishte vëllai i vogël i Can Gabetit, babait stërgjyshore të Shllakut. Can Gabeti ka jetuar dikur rreth 14 apo 15 brezave më parë. Cani kishte një vëlla më të vogel, Gjergj Gabetin, babain stërgjyshore të fisit Megulla. Vëlla i katërt, emri i të cilit nuk dihet, ishte babai stërgjyshore i fisit Gashi. Vëllai i katërt fillimisht ishte me vendbanim në rajonin e Shllakut. Gjenealogjia e Toplanes përbëhet nga 13 breza. Emigrimi i Gashit dhe Toplanes nga Shllaku duhet të ketë ndodhur diku rreth vitit 1524 ose ndoshta disi pak më herët, ndoshta si rezultat i luftrave te para ndaj Turqve. Kur Toplana erdh ne vedin ku janë sotë, ata e gjeten vendin të banuar. Popullsia vendase apo Anas ose Anese u dëbuan gradualisht perveq disa familjeve qe ende gjinden në fshatin aktuale të Gjuraj. Një kolonizimi interesante i Iballes në shekullin e tetëmbëdhjetë kishte origjinën në Toplanë; Pep Marku i Toplanes emigroi në Iballaj dhe zhvendosi Grudën prej Iballaj ne fshatin Koprat, ku edhe sotë banorët veshin kostumet e Toplanes në mes të një komuniteti më të gjërë që vishet në stilin Gjakovarë.

Edith Durham mësoi nga Nopça se Toplana kishte ardhur në vendin e tyre të pranishëm nga territori fisnor i Vasojeviqit. Fisi sllav Vasojeviqi thuhet se ka levizur prej Foça të Hercegovinës për në Medun, afer Podgoricës, dhe prej atje janë vendosur ne territorin ku gjinden sotë. Mundet qe nga kjo levizje, ndoshta si perfundim zhvendosen Toplanen. Edhe Durham ishte e nje mendje se Toplana është nje fis shumë i vjeter, Shllaku dhe Gashi që të dy fiset janë degë te Topllanes.

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Toplana
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shoqni :: Fiset shqiptare-
Kërce tek: