FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Krasniqja

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Krasniqja Empty
MesazhTitulli: Krasniqja   Krasniqja EmptyTue 15 Mar 2022, 23:11

Fisi Krasniq - i shkëputur prej librit të Ibrahim K. Malaj "Tropoja ne Breza"

Krasniqja është fisi më i madh në Tropojë, si nga sipërfaqja dhe nga popullsia. Emri Krasniq rrjedh nga i pari i këtij fisi Kraha (Krasa). Përveç shtrirjes në këtë krahinë, Krasniqja është e përhapur akoma më shumë në mbarë Kosovën.

Për prejardhjen e këtij fisi ka të dhëna të shumta gojore dhe të shkruara. Në defterët kadastral Osman të vitit 1485, Krasniqja shënohet me emrin Hrasto (Def. I Sanxhakut të Shkodrës, faqe 335) me 10 zjarre e 1700 akçe të ardhura. Gjithashtu më 1529-36 përsëri mban të njëjtin emër: me 15 zjarre dhe 2300 akçe të ardhura. Duke llogaritur të 18 brezat, që kanë kaluar që nga ajo kohë (mesatarisht me 30 vjet brezin) korrespondon me vitin 1450 të ekzistencës së Krahës. Sipas relacionit të Ipeshkvit të Sapës, Gjergj Bardhit, mbi vizitën bërë në malet e Dukagjinit, të Pultit e të Kelmendit, më 8 korrik 1634, thuhet: “Tashti po shkojmë tue nisë vizitën e maleve të Pultit që i ndan lumi i Drinit. ... Katundi i quajtur Crastenichia, kishte kishën e Shën Gjergjit të zbulueme, pa prona, pa petka: në të meshova, predikova dhe krezmova 180 vetë. Janë 50 shtëpi dhe 450 frymë të krishtera”. Në një relacion tjetër të bërë me 1638 nga Frang Bardhi thotë se për të arritur në Krasniqe u nisa nga Iballa, kalova Drinin dhe hyra në viset e Pultit dhe arritë në një fshat të quajtur Krasteniqja (Krasniqe – Është fjala për Dushaj të Epër).

Edit Durham në libirin e saj “Brenga e Ballkanit”, në një bisedë me Marash Ucin, (burrë i vjetër e i mençur nga Hoti), kishte thënë ky i fundit se stërgjyshi i Hotit, Gegë Llazi pati ardhur nga Bosnja dhe mbërriti bashkë me familjen e vet pak kohë pasi u ndertua kisha e Grudës. Gega ishte kreu i një familje të madhe, të cilët u shërngulën drejt jugut padyshim për të shpëtuar që të mos bëheshin raja e ndojnë çifligari musliman. Gegë Llazi, thotë Marash Uci, kishte tre vëllezer: Pipër Lazi, Vaso Lazi dhe Krasni Lazi. Pipri dhe Vasoja, ishin stërgjyshrit e fiseve Pipër dhe Vasojeviqi, të cilët u kthyen në malazezë në shekullin e 18-të. Krasni është stërgjyshi i fisit shqiptar Krasniqi. Kështu nga të katër vëllezërit tani dy janë serbofens, një shqiptar katolik dhe tjetri shqiptar musliman. Nga sa u tha më lartë rezulton se Krasniqja bashkë me Hotin, Pipërin e Vasojviqin janë me prejardhje nga Bosnja. Të Krasës fillimisht janë vendosur në Mal të Zi, në rrethinat e Podgoricës, dhe prej andej të detyruar nga faktorë të ndryshëm janë shpërngulur për në Reç të Shkodrës, e në gojdhënë thuhet se i pari i Krasniqes është quajtur Krahë Reçi. Në këtë vendbanim nuk dimë për sa kohë kanë qendruar, por dihet se kur janë larguar nga ai vend, janë vendosur në fshatin Dushaj të Epër, që quhej katundi i Bokës.

Një gojdhënë nga Hasan Mehmet Haluci, marrë nga të parët e tij, mbi prejardhjen e fiseve, thekson: “Rreth vitit 1480 në Vnostë (Dushaj Epër në faqen nga hidrocentrali), u vendosën të parët e Krasniqes së sotme, kjo pas konflikteve me sllav e turq. Tana me katër djemtë e saj u shpërngul nga malësit e Moknit të Drenicës dhe u vendosë në t’Tharme të Dushaje të Epër. Kjo gojdhënë vërtetohet dhe nga fakti se, vedasit që jetonin me bagëti nuk dinin të përpunonin qumështin, por e pinin ashtu siç milej. Të ardhurit sollën me vete faërn e djathit e të kosit, që quhej t’tharem, dhe nga kjo, ai vend mori emrin t‘Tharme (t’Tharmja e Dushaje). Kënga popullore ka transmetuar brez pas brezi prejardhjen e këtij fisi:

“Zot, kah vjen fisi Krasniqe
Prej Kosove, prej Drenice..”

Në gojdhëna thuhet se Krasniqe e Vendit quhet ajo në Kosovë dhe Krasniqe e Bokës ajo në Tropojë. Në shkrime të patriarkëve të ndryshëm, Krasniqja quhet Stana Krasa që do të thotë Krasniqja e Bjeshkëve. Gojdhëna tjetër, marrë nga Rustem Bajram Mulosmani, thotë: “Krasniqja ka ardhur nga Hoti. Fillimisht është vendosur në t’Tharme të Dushaje, në vendin e quajtur Vnoste". Në atë kohë, fisi i Gashit ishte i shtrirë në shumë fshatra siç thuhet, në Degë, Tpla, Dushaj, Rajë, Gri, Betoshë, Curraj e Poshtëm etj. Qendra e Gashit ishte në Selimaj të Geghysenit. Kjo shtrirje vërtetohet edhe nga toponimet në këtë zonë, siç janë: Muret e Gashit, Gurra e Hasan Gashit, Shpellat e Agës, (bëhet fjalë për Agen e Gashit), në Shtyllë të Grisë, Qafa e Gashit etj. Gjatë qendirimit të fisit të Gashit në këtë zonë, ka patur edhe konflikte, edhe marrëveshje midis fiseve, të cilat në gojdhëna përshkruhen mjaft gjatë... Sido që të jetë itenerari i lëvizjes së të parëve të fisit krasniqe, një gjë është e saktë: ata për të parën herë u vendosën ne katundin e Bokës (Dushaj Epër). Kjo vërtetohet dhe nga toponimet e vendanimeve në këtë fshat, i cili përbëhet nga disa brigje të buta e që emërtohen: Bregdoçi, është të pylli i gështenjave të Ram Sejdisë (ku ishte kisha) dhe këtu është vendosur shtëpia e Doç Papës 10-11 breza më parë nga u muar edhe emri i Bregut i Doçit “Bregdoçi”. Breglaci, aty ku është sot shtëpia e Ramë Sylës. Në këtë vend ishin vendosur të parët e Hasanpapaje. Bregvuka, është vendi ku ishin vendosur pjestarët e familjes së Vukaje të Koçanaje. Breglini, (te shëpia e Zenel Ahmetit), aty ishte vendosur i pari i Gelaje të Koçanaje dhe një vëlla tjetër është larguar për në Kosovë. Bregeci quhet vendi te xhamia e Ponarëve. Aty ishte vendosur i pari i Kolgecaje, Geci. Në të njëjtën kohë është bërë edhe lëvizja e Nik Shiqit apo e stërnipit të Krahës. Nika me pasardhësit e vet ka ngulur me banim në Arvejë. (Shtrirja e këtij fisi përshkruhet te fisi i Nikajve). Thuhet se kur ka ardhur Krasniqe në dushaj Epër, aty ka gjetur ponarsin, që quhet Ponari i Krasniqes (Për këtë do të shkruhet në fshatin Dushaj). Në rrjedhëne e viteve, Fisi i Krasniqes u rrit shumë në numër të banorëve, sa që sihte e pamundur mbijetesa e mëtejshme në këtë vendbanim. Kur turqit sulmuan e pushtuan Pultin, Gashi u largua nga këto vendbanime (nga Dega, Raja, Geghyseni, Grija, Bujani, Betosha, Curraj të Poshtëm etj) dhe në këto territore u shtri Krasniqja. Mendohet se Meksh Shiqi me tre djemtë e tij dhe Dec Shiqi, pasi u larguan nga katundi i Bokës (Dushaj Epër), i pari u vendos prapa spitalit të qytetit të sotë të Bajram Currit, nga i cili mori emrin vendi “Mekshiqi” nga Meksh Shiqi. Geci vendoset me banim në qendër të fshatit të sotëm Kolgecaj, (atëhere nuk kishte marrë këtë emër). Pas kalimit të viteve, bijtë e Meksh Shiqit u larguan edhe nga ky vend në dy drejtime: Kolë Mekshi e Makë Mekshi u vendosën me banim në Koçanaj, ndërsa Gec Shiqi nuk lëviyi nga ky vendbanim. Për të kuptuar më mirë se cilët ishin të parët e fisit të Krasniqes dhe si u shtrinë ata në territore të reja po e paraqes skemën në faqen 37. Kjo skemë le me kuptue se Krasniqja në zonën e Tropojës rrjedh nga tre vëllezër: Meksh Shiqi, Gec Shiqi dhe Nikë Shiqi.

1. Meksh Shiqi, vëllai i madh, kishte tre djemë: Kolën, Hysenin dhe Maken. Nga këta tre vëllezër u krujuan dy ndarje të mëdha: Kolmekshaj dhe Hysenmekshaj. Kolmekshaj vjen nga Kolë Mekshi, i cili kishte 9 djem dhe atje ku u vendosën me banim bijtë e Kolë Mekshit quhen “Kolmeksh” ”Kolmekshaj”. Në Koçanaj u vendosën Curr Kola, Vukë Kola e Vat kola. Në Shoshan u vendosë Mark Kola, Pal Kola e Çelë Kola. Në Degë: Hasan Kola, Vakë Kola e Ali Çela i Çelë Kolës (Katana). Në Dragobi u vendos Prek Kola. Të gjitha këto fshatra së bashku quhen “Kolmekshaj”. Në Kolmekshaj futen edhe pasardhësit e vëllait të vogël Makë Mekshi, i cili nuk është rritur në numër dhe sot është rreth dy shtëpi. Gjithashtu në Kolmekshaj futet edhe fshati Margegaj, jo për nga lidhjet me gjak, por ësht asimiluar më kohë me këtë popullsi dhe quhet “Kolmekshi.” Hysen Mekshaj, quhen pasardhësit e Hysen Mekshit, që kanë populluar fshatrat Bujan, Gri e Geghysen. Në fillim ata u vendosën në Bujanin e Epër.

2. Gec Shiqi, vëllai i dytë i Mekshit, nga i cili rrjedhin të gjithë banorët e Kolgecit. Duket se Kola ishte vëllai i madh në të tre vëllezërit, ndaj edhe fshati mori emrin e tij Kolgeci. Gjeneratat e tij janë popullsia në qytet (përjashtu të ardhurit e qytetit), Fushë-Lumi, Llugaj, Rrogam dhe Rrëzë Mal. Fshati i Kolgecaj është me banim të hershëm. Në relacionin e Orsigliadës me 1695-1696, del me emrin Kolgezzai bashkë edhe me Kolmekshaj- Fshati Kolgecaj duket se del në këtë kohë me këtë emër, dhe nuk dihet se çfarë emri mund të ket pasë me parë (Studime Filozofike, nr.31973. fq. 133). Në Krasniqe futen edhe disa vëllazëri a lagje që nuk kanë lidhje gjaku me këtë fis, por janë asimiluar duke u bërë të Krasniqës, siç janë: Ponarët, Dushajt, Margegajt, vëllazëria Markaj, Vatoci, Logu dhe pjesa e Haxh Pajazitëve në Degë (Osmanaj, Mehmetaj e Demaj).

3. Nikë Shiqi, vëllai i tretë i Mekshit, pasardhësit e të cilit pasi u larguan nga Arveja e Koçanajt u vendosën në zonën e Pultit, që mori emrin e Nikës, “Nikaj” (për të cilin do të flitet në veçanti).

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Krasniqja
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shoqni :: Fiset shqiptare-
Kërce tek: