FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mëmëliga

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Melisandre

Melisandre


Female Numri i postimeve : 51
Join date : 28/07/2014
Age : 32
Location : Ohio USA

Mëmëliga Empty
MesazhTitulli: Mëmëliga   Mëmëliga EmptyFri 25 Feb 2022, 15:59

MËMËLIGA – miell misri ose i grynjtë, zier ngadalë në ujë të valuar, trazohet gjersa trashet, pastaj përvëlohet me lyrë;
kaçamak, përvëlak, bishtalug, pulendër, kolash

HOSHMARI – një lloj mëmëlige e përvëluar me gjalpë; gatesë me copa buke misri të thërrmuara imët, me gjalpë dhe me djathë.

KAMBËKUQJA – njëfarë mëmëlige që gatuhet me mjaltë


Edituar për herë të fundit nga Regina Pelasgica në Fri 25 Feb 2022, 16:04, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Melisandre

Melisandre


Female Numri i postimeve : 51
Join date : 28/07/2014
Age : 32
Location : Ohio USA

Mëmëliga Empty
MesazhTitulli: Re: Mëmëliga   Mëmëliga EmptyFri 25 Feb 2022, 16:00

Mëmëliga është një specialitet i kuzhinës shqiptare dhe pavarësisht emërtesave të ndryshme që receta e saj ka në zona të ndryshme ajo gatuhet në të gjitha trevat shqiptare.

Është një gatim shumë i thjeshtë dhe përgatitet në shumë pak minuta por shija e tij të përfshin tërësisht.

Sot, ky gatim i veçantë ruan njëlloj traditën e tij e madje është pjesë e më të mirave gatime shqiptare në menutë e restoranteve tradicionalë.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë përgatitjen e Mëmëligës në shtëpi, një gatim fantastik që do bashkojë me siguri gjithë familjen rreth tryezës.

Përgatitja e Mëmëligës me Miell Misri dhe Arra
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

3 filxhanë çaji me miell misri

5 filxhanë çaji me ujë (Në vend të ujit mund të përdoret edhe shëllirë djathi e holluar me ujë)

2 lugë gjelle gjalpë të freskët (Për një gatim më të shëndetshëm AgroWeb.org ju sugjeron përdorimi e vajit të ullirit)

4-5 lugë gjelle djathë i thërrmuar (i bardhë ose kaçkavall sipas dëshirës)

4-5 lugë gjelle me arra të thërrmuara


Përgatitja

Në një tenxhere hedhim 5 filxhanët e çajit me ujë ose shëllirë djathi të holluar me ujë dhe e vendosim në zjarr derisa uji të nisë të valojë.

Menjëherë sapo uji nis të nxjerrë bulëzat e para të vlimit shtojmë gjalpin e freskët dhe miellin e misrit të situr.

Në këtë moment, AgroWeb.org ju këshillon që masën ta përzieni shpejt përmes një luge druri dhe pa ndërprerje në mënyrë që të evitohet krijimi i kokërrizave.

Përzihet derisa masa të bëhet kompakte dhe të nisë të shkëputet nga anët e tenxheres.

I shtojmë kripë dhe e përziejmë dhe pak. Në rast se përdorni shëllirën e djathit provojeni nëse ka kripë sa duhet.

Më pas, mëmëligën e përgatitur shtrojeni në një tepsi dhe ndajeni në racione.

Mëmëliga mund të shërbehet në pjatanca edhe lugë-lugë.

Kur shërbehet sipër spërkatet me pak gjalpë të skuqur , arra dhe me djathë të thërrmuar, të bardhë apo kaçkavall./AgroWeb.org

*Receta e mësipërme është konsultuar nga autorja e mirënjohur dhe njohësja e kulinarisë shqiptare, Evgjeni Harizi.

Burimi

Mëmëliga Memelige-750x500
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mëmëliga
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Gatimi besëlashtë-
Kërce tek: