FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Merkantilizmi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Merkantilizmi Empty
MesazhTitulli: Merkantilizmi   Merkantilizmi EmptyMon 21 Feb 2022, 17:55

Merkantilizmi âsht një politikë ekonomike që synon të eksportojë ma shumë se sa të importojë, me qëllim të mbrojtjes së ekonomisë vendore. Merkantilizmi bazohet në nandë pika:

1. Të shfrytëzohet deri pëllamba e fundit e tokës sipas destinimit: tokë pjellore për bujqësi, xeherroret për të nxjerrë xehe dhe pjesa tjetër për industri.

2. Tanë landa e parë e prodhueme në vend, me u përpunua në vend, pasiqë prodhimi përfundimtar asht ma i shtrenjtë se sa land e parë

3. Të shtohet popullata, për me pasë ma shumë punëtorë

4. Të ndalohet eksporti i arit dhe sermit, dhe të gjitha paratë vendore të mbahen në qarkullim

5. Krejt importi i prodhimeve të huaja të gatshme të ndalohet, për aq sa asht e mundun.

6. Kur jemi të detyruem me importu, atëherë në vend se t'i blejmë prodhimet e huaja, le t'i ndërrojmë me tonat.

7. Importi për aq sa asht e mundun le të kufizohet në landën e parë që mund të përpunohet në vend.

8. Gjithnjë të kërkohet mundësia t'u shiten të huajve produkte industriale

9. Të ndalohet importi i prodhimeve që mund të sigurohen në vend mjaftueshëm dhe me levërdi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Merkantilizmi Empty
MesazhTitulli: Re: Merkantilizmi   Merkantilizmi EmptyMon 21 Feb 2022, 18:58

Merkantilizëm pra do të thotë të shtohet sa ma shumë ar e sermi brenda vendit, shtimi i pasunisë e cila pastaj përdoret që të zhvillohet sa ma shumë prodhimtaria, tregtia, industria, sistemi bankar, flota tregtare dhe luftarake, kolonizimi i vendeve të hueja, zhvillimi i luftnave pushtuese, zhvillimi i anijendërtimtarisë, xehetarisë, metalurgjisë, ruejtja e industrisës ë vendit me mjete doganore etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Merkantilizmi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Ekonomi-
Kërce tek: