FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Rrugët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Rrugët Empty
MesazhTitulli: Rrugët   Rrugët EmptyWed 16 Feb 2022, 17:45

Kush ishin NDËRTUESIT E RRUGËVE në Besën e Lashtë?
Ndërtuesit e rrugëve ishin një grup besëlashtësh të devotshëm të vendosur për të lidhur krahinat e ndryshme të vendit me "rrugë të madhe" apo "rrugë mbretnore". Ata ndërtojnë Rrugën Mbretnore fshat më fshat, duke kërkuar në fshatin ku punojnë prej secilës shtëpi nga një punëtor, nga 3 shujta ushqim si dhe lëndën e parë për ndërtim (gurë, dhe, drunj etj.). Kësisoj ata kanë punuar edhe në mungesë të shtetit në kushte të anarkisë. Ata punojnë sipas standardeve të caktuara: rrugët duhej të ishin të gjera sa dy qerre të lëviznin lirshëm (gjithsej 16 pëllambë: nga 6 pëllambë për qerre, dhe 4 pëllambë hapësirë e lirë), rrugët duhej të ishin të drejta dhe të rrafshta, në anët e pjerrëta ndërtoheshin mure për të mos u shembur dheu, gropat mbuloheshin me dhe e zhavorr, ndërsa mbi lumenj ndëroheshin ura me harqe (qemer) për ndërtimin e të cilave besëlashtët ishin në zë, rrugët shtroheshin me disa shtresa gurësh dhe fare në fund një shtresë çimento që lidhte pllakat e rrafshta të gurëve. Anëve të rrugës ndërtoheshin shtyllat që tregonin gjatësinë e rrugës, cungjet për të hipur në kuaj, ndërsa në çdo ditë rrugë ishte nga një postë për ndërrimin e kuajve që shërbente edhe si bujtinë, vend ku hanin, pinin, flinin, pastroheshin në saunë dhe argëtoheshin.
Ndër këta ndërtues ishin edhe tre vëllezërit që ndërtuan Urën e Shejtit.
Ndërtuesit e rrugëve ndimuan shumë në forcimin e lidhjeve vëllazërore mbarëilire saqë erdhi çasti kur nga viset më të largëta veriore, vinin dhurata që përcilleshin fshat më fshat deri në Faltoren e Dodonës.

Rrugët 1640107007973


Edituar për herë të fundit nga Kandhaon në Tue 22 Feb 2022, 20:54, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Rrugët Empty
MesazhTitulli: Re: Rrugët   Rrugët EmptyWed 16 Feb 2022, 17:51

Pse osmanët edhe sot e quajnë arnavut kaldërëm – Kalldrëmi shqiptar

Fahri Xharra

“Një vrap i heshtur, vetëm sa dëgjoheshin fërkimet e lehta të këmbëve nëpër gurët e kalldrëmit. Këtë veprim, një pjesë e masës së popullit, sigurisht se e përcillnin dhe shikonin me një shqetësim e frikë.” – kjo fjali rrëqethëse ndoshta ju rikujton diçka ?

Ose kjo tjetra:” “Kjo familje kishte shitur tërë pasurinë e vet të fituar ndër shekuj, që të shkojë në një tokë të premtuar, që kurrë atë tokë nuk e kishin parë. .. Dolën nga shtëpia e tyre dhe morën rrugën nga stacioni i trenit, duke shpresuar se do të shkojnë në një vend që do të gjejnë një jetë më të rehatshme dhe më të sigurt. Sot kjo familje shkelte kalldrëmin e rrugëve të qytetit të Prishtinës, me shpresë se treni do t’i dërgojë në një tokë të premtuar myslimane dhe kapitaliste. ( Ilir Hoxha ,Malli për atdhe ) “

Po mirë, sa e sa mijëra nga ne heshtas dhe plotë frikë e kemi shkelur “kalldrëmin” për të ikur e “shpëtuar “ atje tek ata që na lanë në atë gjendje ?

Sidoqoftë, historia e jonë plotë vuajte dhe mallkime . dëshira dhe frikë ishte e përplasur mbi kalldrëmin e rrugëve tona?

Kësaj here kur e kam nxënë diçka që nuk e kam ditur, e ndjeva si detyrë morale ta ndaj me ju: ”ARNAVUT KALDIRIM, Les Turcs emploient ce terme pour désigner pavés et trottoirs “ – Thjesht: “Kalldrëmi Shqiptar. Turqit, e përdorin këtë këtë thënje kur ndërtojnë ndonjë trotuar apo e shtrojnë ndonjë rrugë me gurë“.

Do të më thoshit , se ku qëndron problem dhe se çka po na tregon ? Po ja ,se otomanët e mësuan nga shqiptarët se si shtrohet rruga me gurë .Jo me kot e thonë sot e asaj dite “Arnavut kaldërëm”.

Ne në të kaluarën tonë , të lodhur nga pushtimet e ndryshme kemi harruar bile se disa gjëra qytetëruese i kishim bërë ne shumë kohë para të tjerëve dhe shumë kohë para ardhacakëve pushtues.

Brez ose rrip toke i rrahur a i shtruar me gurë për të kaluar njerëzit, kafshët dhe mjetet; Rrugë e ngushtë (e gjerë, e drejtë, e shtrembër, e mirë, e keqe, e shtruar me gurë) -. Kalldrëm.

Kurse për foton më poshtë , që e kishte të shkruar “ Rrugë Romake”- me erdhi t`i them të gjithëve që nuk e përmendin çështjen tonë ‘ Shkofshi e mos u kthefshi këto mohime të juaja të historisë ! mohime të juaja të historisë!

“Burri i parë që ka lindur në botë ka qenë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qenë filluesi i genit të vdekshëm” Pausanias (110 prK –180 prK:). (Pausania lib.VIII. 1.4)

Rrugët Kalldrm


Edituar për herë të fundit nga Kandhaon në Tue 22 Feb 2022, 20:56, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Rrugët Empty
MesazhTitulli: Re: Rrugët   Rrugët EmptyTue 22 Feb 2022, 18:55

Rrugët Rrug-t
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Rrugët Empty
MesazhTitulli: Re: Rrugët   Rrugët Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rrugët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rrugët në gadishullin ilirik
» Rrugët tregtare ilire

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Arkitektura-
Kërce tek: