FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përse Besëlashtët nuk besojnë në Zotin Krijues?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1171
Join date : 17/03/2013

Përse Besëlashtët nuk besojnë në Zotin Krijues? Empty
MesazhTitulli: Përse Besëlashtët nuk besojnë në Zotin Krijues?   Përse Besëlashtët nuk besojnë në Zotin Krijues? EmptyTue 01 Feb 2022, 22:19


Përse Besëlashtët nuk besojnë në Zotin Krijues?

- Besëlashtët janë politeistë, pra besojnë në shumë hyjni ose zota që janë besuar edhe nga ilirët e lashtë. Ideja e Zotit Krijues lidhet ngushtë me monoteizmin: aty ku besohet një zot i vetëm, ai zot duhet me patjetër të jetë krijues i gjithçkaje, dhe çdo gjë duhet të vijë pas tij në këtë botë, sepse pastaj nuk do të ishte zot i vetëm.
Por besëlashtët nuk besojnë në një zot të vetëm, e aq më pak në një zot krijues. Si dhe nuk besojnë në një "krijim" që ka ndodhur në "fillim" sipas besimeve abrahamike.
Krijimi nuk ndodh në fillim por ndodh vazhdimisht. Nuk janë krijuar të gjitha yjet përnjëherë, por ndonjë krijohet e ndonjë shuhet, dhe kjo vazhdon pandërprerë. Edhe tani sa po shkruajmë këtë shkrim, ka plot yje që po krijohen e tjera që po shuhen. Ashtu edhe planetët, bimët, kafshët, e shumëçka tjetër, nuk është krijuar për një ditë, por është krijuar për një kohë të gjatë dhe formësohen edhe sot për çdo ditë.
Një ortek bore mund të jetë krijues: krijon një peisazh të ri!
Një bletë mund të jetë krijuese: krijon plot fryte me pluhurimin e saj nëpër lule!
Njeriu është krijues: zbuti ujkun dhe e bëri qen. Qeni është krijesë e njeriut dhe jo e "zotit"
Dhe kush i krijoi krejt këto njeriun, bletën, ortekun e borës?
Këto u krijuan nga shumë krijues, shpirtëra, zota, hyjni, entitete shpirtërore të cilat kanë dashur të materializohen në këtë botë. Ka shumëllojshmëri prandaj ka shumë zota. Nuk mundet i njëjti zot të krijojë edhe lopën, edhe borën, edhe shiun, edhe planetet, por secili zot mbart një ide të cilën e materializon, dhe kjo ndodh me të gjitha entitetet tjera shpirtërore. Të gjithë marrin pjesë në krijim, dhe të gjithë duan pjesë në atë që krijohet.
Disa duan edhe dominim, gjë që reflektohet edhe në titullin "Krijues" që nuk reflekton realitetin por dëshirat dhe qëllimet e errëta. Këtyre entiteteve të errëta u shërbejnë miliarda njerëz që pandehin se po kryejnë punë të mirë.
Por zotat e shumtë do të rikthejnë rregullin sërish, dhe do të mposhtin rrebeluesit që kanë zaptuar globin, dhe rrebelimi këtyre dy demonëve do të harrohet njëherë e mirë.

Nëse kjo botë e përsosur ka "krijues" atëherë edhe ky farë "krijuesi" duhet të jetë i përsosur dhe duhet të jetë krijuar nga dikush tjetër, e ky tjetri nga dikush tjetër e kështu me radhë deri në pakufi.
Por nëse ky farë "krijuesi" nuk paska pasur nevojë për krijues tjetër, atëherë të njëjtën gjë mund ta themi për këtë botë të përsosur.
Ne nuk jemi ateistë. Besojmë në shumë zota pra jemi politeistë.
Por një zot i vetëm, është rren.
Një zot krijues, është rren.
Një krijim nga zeroja, është rren.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Përse Besëlashtët nuk besojnë në Zotin Krijues?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PËRSE E HUMBI PUSHTETIN CINXAMIU?
» Besëlashtët – Ringjallja e Paganizmit mes shqiptarëve (artikull)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Urtësi :: Doktrinë-
Kërce tek: