FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dhurimi i librave - vepër e shpërblyeshme

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Dhurimi i librave - vepër e shpërblyeshme Empty
MesazhTitulli: Dhurimi i librave - vepër e shpërblyeshme   Dhurimi i librave - vepër e shpërblyeshme EmptySun 15 Mar 2015, 18:12

Rreth rëndësisë që ka dhurimi i librave shqiptarëve që kanë nevojë për to

Shqiptarëve që gjenden në trevat e pushtuara dhe në trevat e humbura pellazge (e ashtuquajtura diasporë), më së shumti u nevojiten librat. Askush nuk e di se si libri shqip është burim i diturisë, lumturisë dhe vullnetit në një vend ku çdo gjë është e huaj.

Kur shetitet njeriu në treva jo-shqiptare, e merr malli për shqiptarë. Kur rastësisht dëgjon një shqiptar duke folur shqip emocionohet sikur të kishte parë vëllaun që e ka nga prindërit. E njëjta gjë është kur në një vend ku çdo është e huaj i bie në dorë një libër shqip, i cili është përhapësi i dritës dhe diturisë.

Të blesh, ose të shumëzosh libra shqip, e t'u shpërndash ato shqiptarëve në trevat e largëta, është vepër shembullore për të cilën ka lavdi në këtë botë, dhe shpërblime në botën tjetër. Të dhurosh një libër aty ku duhet, është njësoj sikur të shpëtosh një fëmijë nga fatkeqësia.

Librat dhe shkrimet që janë baza e formimit të personalitetit të vërtetë shqiptar janë:

1. Lahuta e Malcis - Gjergj Fishta
2. Kanunet (Lekës, Skenderbeut, Labërisë, etj.)
3. Epika kreshnike (botime të ndryshme)
4. Mitologjia ndër shqiptarë - Mark Tirta
5. Naim Frashëri, veprat e tij
6. Historia e popullit shqiptar
7. Shqipëria ç'ka qenë, ç'është, e ç'do të bëhet? - Sami Frashëri

Me këto libra Shqiptaria mbahet gjallë në cilindo vend, edhe nëse jeton në qytete të mëdha, edhe në bjeshkë i vetmuar, edhe mes armiqve, edhe në vende të shkreta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Dhurimi i librave - vepër e shpërblyeshme
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» MASAKRIMI HYFATES (Hypatia) DHE DJEGJA E LIBRAVE
» Kanuni i Skenderbeut - vepër monumentale e kulturës tonë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Urtësi :: Doktrinë-
Kërce tek: