FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Anti-gjuha

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1171
Join date : 17/03/2013

Anti-gjuha Empty
MesazhTitulli: Anti-gjuha   Anti-gjuha EmptyThu 24 Jun 2021, 13:24

“FEMËR” APO “GRUA”?!
Në TV të ndryshme jo rrallë, shohim banalistë që sillen sikur komisarë policie të kohës së Enver Hoxhës, duke u bërtitur të pranishmëve “mos thuaj femër por thuaj grua”. Banalistët e tillë kanë vetëbesim të plotë. Feministet që shpesh qëllojnë të jenë edhe aktiviste për të drejta të kafshëve, harrojnë papritmas respektin ndaj kafshëve dhe arsyetohen në këtë mënyrë: “mos thuaj femër, se femër është edhe kafsha, bushtra, lopa etj.”
Këto veprime janë të rrezikshme si për gjuhën ashtu edhe kulturën tonë. Çështja se cila fjalë duhet të përdoretsë pari është çështje gjuhësore dhe s’ka të bëjë fare me terminologjinë juridike. Në anglisht kemi dy shprehje “woman” dhe “female”, por në shqip që të dyja përkthehen si “femër”, andaj ne thjesht i përshtatemi gjuhës sonë, por kur thua “grua” kjo pastaj është e barazvlershme me “wife”, gjë që humb kuptimin e kërkuar. Nuk mund t’i thuash “grua” një vajze 19 vjeçe beqare, pasi e dimë se shprehja grua në shqip ka kuptimin e një femre të martuar ose një femre të vjetër në moshë. Por këta mundohen t’a bëjnë gjuhën shqipe një anglishte të përkthyer, por shqipja nuk duhet të jetë anglishte e përkthyer por thjesht shqipe. Njerëzit e tillë mendojnë anglisht, pastaj e përkthejnë shqip që të na flasin neve. Kësisoj kanë problem me vetveten, por edhe me kombin shqiptar. Në radhë të parë nuk kemi dyshim që këtu ka pasur presion nga ana e të huajve, ose të paktën instruksione, por një qëndrim i tillë i të huajve është qëndrim në thelb kolonialist të paktën nga ana kulturore, është mungesë respekti ndaj gjuhës vendore. Më pas janë të dënueshme veprimet e këtyre tanëve, që menjëherë i janë nënshtruar presionit. Këta duhet ta dinë se të thuash ‘të drejtat e gruas” është kalk nga anglishtja, dhe kalket janë huazime të koncepteve që nuk i duhen një gjuhe. Kalket janë të dëmshme për identitetin e një gjuhe njësoj sikur huazimet e tjera ose barbarizmat.
Ne të gjithë e dimë se vajzat janë të reja e të pamartuara, ndër sa gratë janë ose të martuara ose të vjetra. Fjala femër duke qenë gjithëpërfshirëse përdoret si për vajzat ashtu edhe për gratë. Andaj në shqip do të themi “të drejtat e femrës”. Ndërsa tani e tutje duhet që ata të cilët përdorin fjalën “femër” t’u bërtasin në studio atyre leshkove që përdorin fjalën “grua”.
Por ky është një fenomen më i gjerë, pasi ‘këta’ mundohen ta ndërrojnë gjuhën siç u përshtatet tekave të tyre, duke bartur shabllone të gatshme nga perëndimi p.sh. në të njëjtën mënyrë ndalohen shprehjet "shkije' dhe "magjupë". E përse vallë?
Se hinglizi e francezi na qenkan revoltuar me të vetët atje që përdorin shprehje derogative për popuj tjerë, dhe paska ardhur këtu me mendjen se duhet të ketë edhe këtu shprehje të tilla?! Dhe kur nuk gjeti askund, i shkoi në mendje se vetë fjalët shqip për këta popuj na qenkan derogative.
Fjala “shkja” ose “shkje”, daton që nga shekulli VI, kur ilirët luftonin nën urdhërat e Justinianit kundër sllavëve që dyndeshin, kohë kur Bizanti ende fliste latinishten, dmth nga Sclavenus rrjedh pastaj shprehja shkja, sipas rregullave fonetike të shqipes, gjë që për neve ka rëndësi historike dhe linguistike, pasi dëshmon historinë dhe autoktoninë tonë, anipse emër i armikut me të cilin jemi në luftë, por këta e shpikën se na qenka emër derogativ dhe fyes.
Pra fjala ‘shkja’ rrjedh nga latinishtja sclavenus, se kështu quheshin sllavët në latinisht dhe kjo ishte gjuha latine e cila përdorej edhe nga ilirët e legjioneve kur flisnin me jo-ilirë (komandantë ose ushtarë, grekë, romakë e tjerë). Kjo do të thotë se kjo fjalë përdoret nga populli ynë që nga ajo kohë, qe 1500 vjet pa ndërprerë. Me kalimin e kohës kjo fjalë u rezervua vetëm për serbët, se ne me ata kishim luftë historikisht.
Pastaj për shkak të ngatërrimit të etnisë me fenë, vetëm në kohën e vonë osmane, ka mundur të marrë kuptimin e ortodoksëve, por ky është një kuptim i dytë, jo i rëndësishëm.
Pra fjala “shkja” nuk është fyese, është thjesht emri i serbëve në gjuhën shqipe, por këta i marrin gjërat shabllon nga të huajt, dhe i imponojnë, është njësoj sikur dikush të veshë brekë që nuk i bien tamam. Dhe pikërisht këtë gjë bëjnë këta banalistë e feministë.
Problemi tjetër me shprehjet fyese qëndron në faktin se ata që ankohen e qurraviten, vetë nuk kanë caktuar kritere, se çka quajmë derogativ, dhe si ta dallojmë emrin derogativ nga një emër tjetër që nuk është i tillë. Çdo gjë e ka një përkufizim, por “ata” mundohen të ruajnë njëfarë privilegji që të përdorin koncepte pa përkufizime, pasiqë pastaj mund t’i përdorin siç u levërdis.
Nga këndvështrimi ynë, emri derogativ duhet të ketë njërin kriter: ose është imitim nënçmues i të folurës së popullit tjetër, p.sh. shprehja që përdorin serbët Shiptar është imitim (shkërbim, ose shtrembërim) i të folurës sonë ose kriteri tjetër që emri duhet të ketë një kuptim tjetër që është fyes, për shembull serbët i quajnë gjermanët Shvabe, që nga një anë rrjedh nga emri i fisit gjerman Suebi, mirëpo Shvabe është edhe një lloj insekti në gjuhën serbe.
Kur njëherë aktivistët tanë u sugjeruan këtyre majtistëve të Prishtinës kriteret e lartpërmendura ata u “arsyetuan” se "një emër nuk ka nevojë për kritere që të quhet derogativ" (sic). Nga ky “arsyetim” dalim tek ajo që u tha më sipër se këtyre nuk u duhen kritere, por duan të kenë liri të etiketojnë fjalët si derogative sipas dëshirës, apo siç u levërdis.
Me këtë lidhet edhe tentimi i kohëve të fundit nga komuniteti LGBT dhe ata që e përkrahin për të zhdukur fjalët ‘nënë’ dhe ‘babë’ nga gjuha shqipe dhe t’i zëvendësojnë ato me terma teknike që përmbajnë shifra, thua ti se kemi të bëjmë me robotë e jo me njerëz.
Pra, fjalët “shkje” dhe “magjupë” nuk kanë asgjë fyese, por janë fjalët shqipe respektivisht për serbët dhe romët. Duke përfshirë këtu edhe fjalën “femër”, që të gjitha janë të lejueshme duke qenë se gjuha shqipe është zyrtare në Kosovë, andaj zotërinjtë “banalistë” duhet t’i thërrasin mendjes se gjuhën shqipe nuk ka mundur ta ndalojë as Serbia, e aq më pak munden këta ta ndalojnë.


_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Anti-gjuha
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dosja Anti-Vax
» Gjuha e mesapëve
» Kryengritjet anti-turke ne Dardaninë e shek.16 - Kaçakët e parë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Krye :: Shoqnia jonë-
Kërce tek: