FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Perkufizimi i Hyjnores

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hyllin Zëusi

Hyllin Zëusi


Male Numri i postimeve : 24
Join date : 03/07/2014
Age : 50
Location : Vindenis

Perkufizimi i Hyjnores Empty
MesazhTitulli: Perkufizimi i Hyjnores   Perkufizimi i Hyjnores EmptySat 05 Jul 2014, 12:50

Perkufizimi i Hyjnores

Perhere njeriu eshte perpjekur te perkufizoje Hyjnoren; ne menyre te perseritur ka deshtuar.
Ky deshtim nuk duhet marre si prove qe Hyjnorja nuk eshte, sepse nese njeriu deshtimin ne nje perpjekje e merr si prove qe gjeja nuk eshte, atehere deshtimi do ishte sinonim me irracionalitetin apo absurden.
Nderkaq dihet fare mire se deshtimi mund te lidhet si me dicka qe eshte ashtu edhe me dicka qe nuk eshte, si me dicka racionale ashtu edhe me dicka irracionale.

Vete fjala perkufizim nenkupton futjen e dickaje brenda disa caqeve, pertej te cilave ajo dicka nuk ekziston, ajo mbaron aty, tek caqet qe njohim. Nese do perpiqemi te fusim Zotin brenda disa caqeve atehere ai do dale i fundem. Por a mund te jete i fundem Ai qe ne te gjitha idete mbi te eshte krijuesi i pafundshmerise ?
Ne paganizem po, hyjnorja ishte e fundme, e perkufizueshme, por ne shumellojshmerine e saj shprehej edhe vete pafundshmeria si vecori. Edhe ne paganizem hyjnorja ishte e pafundme.

Atehere mund te themi se hyjnorja eshte zbuluar si e pafundme, keshtu qe detyrimisht e paperkufizueshme. Deshtimi i perseritur ne perkufizimin e saj eshte mese i logjikshem.
Atehere perse njeriu perhere eshte perpjekur ta perkufizoje ?
Shpjegimi i vetem eshte se njeriu vazhdimisht e ka zbuluar Hyjnoren, nje nga nje i ka hequr petkat e ashtu si njeriu gjysemlakuriq duhet perkufizuar si i tille pasi heq gjysmat e petkave edhe hyjnorja pas cdo petke qe i eshte hequr , ka krijuar edhe problematiken e perkufizimit.

Ideja e hyjnores duhet pare si ide ne rruge e siper, e paperfunduar, e paplotesuar, mbi te cilen papushim duhet medituar, duhet prapandjekur qe te mos na humbe sysh; nuk duhet te humbasim mundesine ta shohim lakuriq.
Por egozimi yne, per te pare hyjnoren lakuriq, per tu martuar me flockat, me te bukuren e dheut, me bijen e Diellit e te Henes nuk do ish i shendetshem, nese kjo ide ne rruge e siper, nuk do ish duke ndjekur rrugen e drites, rrugen e permiresimit, rrugen e persosjes.

Pikerisht duke prapandjekur hyjnoren, duke u perpjekur te jemi shembelltyra e saj, ne shkojme ne rrugen drejt drites, permiresimit,persosjes.
Hyjnorja eshte pika e referimit qe nuk resht kurre se qeni e persosur, e vetmja gje e plote, qe nuk vuan ekzistencen.

Kemi nevoje ta perkufizojme qe kufijte e saj, te jene synimi yne e sa me te hapur jane kufijte e saj aq me te ndricuar behemi. Synimet tona shkojne perhere e me larg ne hapesire e kohe, kufijte e hyjnores zgjerohen perhere e me teper ne hapesire e kohe.
Ne do deshtojme perhere ne perkufizim, por do perparojme ne rrugen e drites e cdo deshtim do jete njekohesisht nje arritje e madhe. Nepermjet dickaje irracionale, arrijme te permiresohemi.

Pavaresisht irracionalitetit qe perkufizimi i hyjnores permban, ne duhet ta perkufizojme Ate, eshte nevoja jone, eshte e dobishme per ne.
Pika e referimit drejt se lartes, fisnikes, hyjnores, nuk mund te jete asgje tjeter pervec idese se Zotit.

Nese besojme tek e larta, fisnikja , hyjnorja atehere besojme tek ideja e Zotit. Pastaj ne kohe e te ndryshme ideja e Zotit ka sjelle edhe hyjni te ndryshme.
Edhe sot besohet tek ideja e Zotit... edhe materialistet kane Zotin e tyre, te cilin e kane perkufizuar ashtu si cdo besimtar ka nevoje te perkufizoje Zotin e vet. Ndryshojne emrat, por perderisa edhe paraja te jep fisnkikerine e lartine, dmth edhe paraja besohet si Zot, atehere emrat e Zotit skane asnje rendesi. Zot do te thote besim, fe do thote besim e aty ku besojme gjejme edhe Zotin tone.

http://hyllin.blogspot.com/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hyllin Zëusi

Hyllin Zëusi


Male Numri i postimeve : 24
Join date : 03/07/2014
Age : 50
Location : Vindenis

Perkufizimi i Hyjnores Empty
MesazhTitulli: Re: Perkufizimi i Hyjnores   Perkufizimi i Hyjnores EmptySat 05 Jul 2014, 13:03

Zoti dhe arsyeja
Thone se nese zoti na ka dhene arsyen atehere eshte paradoksale qe njeriu nuk zbulon dot zoti me ane te arsyes.
Mirepo nese supozojme se zoti ka dhene arsyen nuk eshte aspak paradoks qe pse njeriu me ane te arsyes, nuk provon dot ekzistencen e zotit.

Kjo fraze supozon ekzistencen e Zotit e duhet te kuptohet qe Zoti ka dhene aq arsye sa te mos te arrihet tek ai nepermjet arsyes dhe e ka bere me qellim, sepse duhet te arrihet Zoti nepermjet kultivimit shpirteror e te virtyteve...
Pse e ka bere kete zgjedhje Ai nuk i takon njeriut ta gjykoje, sepse njeriu nuk mund te gjykoje Zotin.

Ceshtja eshte e thjeshte, nepermjet arsyes nuk arrihet provueshmeria e ekzistences si dhe njekohesisht e mosekzistences se Zotit. Kjo do te thote qe arsyeja eshte impotente,prandaj nuk duhet thirrur per te deshmuar ekzistencen apo mosekzistencen e Zotit.
Pra per te shkuar tek Zoti ,pra ekziston apo jo nuk na ngelet asgje pervec ndjenjave e spiritualitetit.

Nese ndjenja e shpirti pas nje procesi meditimi per te liruar ndjenjen e shpirtin nga arsyeja, perkohesisht arrijne te mos e perceptojne Zotin ky nuk ekziston e nese e perceptojne pranine e tij(apo te nje qenieje superiore jo thjesht zoti monoteist) atehere ky ekziston.

Per kete arsye njerezit qe kerkojne spiritualitetin shkojne drejt Qenies Siperore ata qe duan materien drejt mohimit te Qenies Siperore e zakonisht perpiqen tu nenshtrojne ndjenjat arsyes e te mohojne ekzistencen e shpirtit edhe tek vetja.

Ceshtja kthehet vetiu ne meditim e merr konturet e : A jane me te dobishme per njeriun Spiritualiteti dhe Qenia Siperore apo nihilizmi materialist ?

Zoti perfaqeson nje ide, idene e persosmerise, ide e ngritur ne ideal nga nevoja e njerezve per te pasur nje pike referimi te persosjes, pike referimi per absoluten.
Cka njeriu kerkon eshte e verteta absolute, drita absolute, dija absolute keshtu qe nje ide si Zoti eshte patjeter nje pike e rendesishme referimi, referimi drejt superiores.

Nje njeri qe e ka poshte piken e referimit, do perpiqet te jete me mire se gjeja apo njeriu poshte, pra ideali i tij i varfer detyrimisht do e varferoje edhe ate, pikerisht sepse ate ideal ndjek.
Ndersa njeriu qe e ka lart piken e referimit, perhere do kerkoje te arrije atcka ndodhet lart, do perpiqet te imitoje apo kuptoje se ce ben atckane te ndodhet lart e ti vere vetes qellimin te zbatoje perpikmerisht ato vlera apo te vuaje ato sakrifica, qe e bejne te ngjitet lart.

Materia vertet nuk zhduket e vec shnderrohet, por pikerisht shnderrimi sjell humbjen e formes apo thelbit te deshiruar, prandaj kur cdo gje materiale qe deshirojme e dashurojme shnderrohet, si ne forme ashtu edhe ne thelb, mendojme se asgje nuk ja vlen sepse eshte e perkohshme.
Vdekja eshte pikerisht shnderrim ne forme e thelb e materies, keshtu qe pikerisht ky shnderrim qe quajme zhdukje eshte jo vetem ankthi me i madh por edhe burimi i vete nihilizmit njerezor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Perkufizimi i Hyjnores
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Urtësi :: Doktrinë-
Kërce tek: