FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Topthi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Topthi Empty
MesazhTitulli: Topthi   Topthi EmptyWed 28 Apr 2021, 23:20

Topthi ishte loja që luhej nga dy grupe lojtarësh me një topth të vogël bërë zakonisht prej leckash, ose prej leshi lopësh. Kur barinjtë kashaisnin lopët e tyre me fijet e leshit që mblidhte krëhëri i kashaisë krijonin një topth të vogël, por më së shumti e krijonin prej leckash. Kjo në mungesë të topit real prej lastiku, ndoshta. Edhe në këtë lojë duhej një terren i konsiderueshëm në përmasa. Njëra skuadër ishte në valle dhe skuadra tjetër kishte radhën ta gjuante topthin(ta hidhte topthin) në drejtim të dorës së lojtarit kundërshtar. Ky e gjuante duke e goditur me shuplakën e dorës dhe lojtarët kundërshtarë synonin ta kapnin atë në ajër pa rënë në tokë. Në se arrinin ta kapnin ndërroheshin pozicionet në lojë. Kur lojtari i vallës e hidhte topthin sa më larg të ishte e mundur, shkonte me vrap drejt një caku të shënuar më parë me marrëveshje dhe duhej të shkonte përsëri në vend pa arritur që lojtarët kundërshtarë ta kapnin topthin dhe të godisnin me të deri në momentin kur ishte ende pa shkuar në destinacionin përkatës. Nuk quhej në se goditja i vinte kur kishte arritur në cak, por në se goditej pa shkuar atje, digjej dhe futej në rreke duke ua lënë vendin palës kundërshtare. Siç shihet sipas rregullave të lojës kjo lojë ka ngjashmëri me kriketin në disa rregulla loje.

Burimi: Linku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Topthi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Edukim fizik :: Lojna popullore-
Kërce tek: