FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dojka

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Dojka Empty
MesazhTitulli: Dojka   Dojka EmptyWed 28 Apr 2021, 23:17

Dojkë ishte lojë që luhej nga djem. Secili lojtar kishte shkopin e tij që zakonisht secili e kishte përgatitur me purteka drurësh të fortë. Zakonisht dru thane, por shpesh edhe frashër, lis, shkozë apo edhe ferrë. Këta shkopinj djemtë i mbanin pothuajse gjithmonë me vete si mjet për të reshtur bagëtitë në kullotë dhe i punonin me kujdes të veçantë që të ishin sa më të drejtë dhe sa më të fortë. Për t’u luajtur kjo lojë, zakonisht kërkohej të ishte një terren i rrafshtë, zakonisht livadh, ose patalok i sheshtë dhe mjaftueshëm i gjërë. Luhej nga tre apo më shumë lojtarë. Nganjëherë edhe nga dy lojtarë, por nuk e kishte tamam bukurinë e saj në këto raste, ashtu siç nuk e kishte bukurinë kur e kalonte numrin pesë apo gjashtë lojtarë. Në shesh secili lojtar hapte një gropë të vogël aq sa të zinte majën e shkopit dhe të merrte brenda dojkën. Dojka ishte një copë druri e rrumbullakuar në formën e një topi të vogël, zakonisht e bërë me rrënja ferrëkuqesh që ishin mjaft të forta dhe nuk dëmtoheshin aq lehtë nga goditjet me shkopinj. Në se nuri i lojtarëve ishte tre apo më shumë njëri prej tyre duhej të qëndronte rreke. Të tjerët duhej të mbronin gropëzat e tyre që rrekexhiu të mos ua zinte me dojkën të cilën e voziste me anën e shkopit të tij përgjatë sheshit dhe synonte ose të mbushte me anën e saj gropëzën e ndonjërit prej lojtarëve që në këtë rast i kishte kundërshtarë të gjithë sa ishin në lojë, ose synonte ta godiste këmbën e ndonjërit, gjithnjë me anën e dojkës e jo me anën e shkopit. Gjithashtu edhe kur ndonjëri merrte hov ta godiste dojkën për ta larguar, rrekexhiu synonte t’i zinte gropën me majën e shkopit të tij. Po të ishte se distanca e goditjes që kundërshtari kishte goditur dojkën më e largët se madhësia e shkopit dhe rrekexhiu ia kishte zënë ndërroheshin rolet, nëse jo, ose edhe s’ia kishte arritur, dojka ishte në kase. Në se ndodhte një gjë e tillë lojtari quhej i djegur dhe futej në rreke duke ndërruar vendet. Loja fillonte duke përcaktuar rrekexhiun. Kjo gjë përcaktohej duke gjuajtur pik drejt një caku të vendosur nga vetë lojtarë në një distancë të caktuar. Lojtarët gjuanin me radhë drejt cakut dhe kujt i binte piku i shkopit të tij më larg cakut se të tjerët rrinte rreke, të tjerët zinin nga një gropë dhe i ruanin ato që rrekexhiu të mos ua zinte me shkop, ose me dojkë. Në se dojka afrohej më afër se distanca e gjatësisë së shkopit të tij drejt gropës që ruant, kishte të drejtë ta godiste dojkën me shkop me sa fuqi që kishte dhe rrekexhiu nuk mund t’ia zinte gropën me shkopin e tij, pasi atëherë dojka do të ishte kase, d.m.th. mund ta godisnin lojtarë duke e largua sa më larg derisa rrekexhiu do të arrinte ta ndeshte dojkën me shkopin e tij. Në momentin që e ndeshte, ai mësynte të kapte i pari gropën e ndonjërit prej kundërshtarëve të tij. Në se e arrinte një gjë të tillë, rolet ndërroheshin. Në rastet kur dojka ishte larguar shumë(gjithnjë lojtarët synonin ta largonin sa më larg gropave të tyre), rrekexhiu kishte të drejtë ta hidhte atë me dorë drejt grupit të lojtarëve në besë. Kështu quhej momenti kur hidhej dojka dhe në se asnjëri prej lojtarëve nuk arrinte ta cikte me shkop, askush nuk mund ta prekte edhe në se ishte buzë gropës së tij. Pra ishte në besë. Në se ndonjëri e prekte gabimisht dojkën, futej në rreke. Kishte edhe një rregull tjetër. Në se rrekexhiu shihte që ndonjëri prej lojtarëve e kishte gropëzën e tij disi të pambrojtur mësynte që ta zinte i pari dhe në se e arrinte lojtari tjetër futej në rreke, në të kundërt lojtarët e tjerë e godisnin dojkë pa patur frikë se mund t’ua zinte gropëzat, pasi dikush thërriste:”Kase se ka mësy!” dhe kështu vazhdonin ta largonin dojkën sa më larg derisa rrekexhiu arrinte ta cikte atë me shkopin e tij. Kështu kjo lojë vazhdonte pafund aq kohë sa lojtarët kishin kohë të lirë për ta luajtur. Dojkë quhet kjo lojë në Zadrimë, por në Mirditë e quajnë dojkëz.

Burimi: Linku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Dojka
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Edukim fizik :: Lojna popullore-
Kërce tek: