FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Amalgamimi mes kapitalit dhe majtizmit

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1171
Join date : 17/03/2013

Amalgamimi mes kapitalit dhe majtizmit Empty
MesazhTitulli: Amalgamimi mes kapitalit dhe majtizmit   Amalgamimi mes kapitalit dhe majtizmit EmptySun 18 Apr 2021, 00:02

Është e frikshme dhe e rrezikshme lidhja mes Kapitalit dhe Ideve Majtiste. Të shtyrë nga etja për më shumë pasuri, borgjezia ka synim të mbush vendin me të huaj gjë që çon deri te ndërrimi i strukturës etnike dhe vë në dyshim përkatësinë e trollit tonë. Atyre u levërdis që të ketë më shumë punëtorë, që përkthehet në më shumë konkurrencë, dhe rrjedhimisht paga më të ulëta.
Synimi tjetër qëndron te ikja e përgjegjësisë për të ngritur breza të rinj. Në mënyrë të tërthortë kjo përgjegjësi bie mbi borgjezinë, pasiqë ata duhet t'i paguajnë klasës punëtore një pagë të mjaftueshme për të mbajtur veten dhe pasardhësit në mënyrë që të ketë vazhdimisht klasë punëtore të mjaftueshme për treg.
Por nga lakmia, borgjezi synon që në këtë mes të zhdukë fare idenë për të lënë pasardhës, në këtë mënyrë njerëzit janë të kënaqur me pagë më të ultë, ndërsa për punëtorë marrin emigrantë që janë lindur e rritur diku tjetër, janë shkolluar diku tjetër, në një vend me shpenzime të krejt tjetërkujt.
Kështu gjithë investimi në përgatitjen e klasës punëtore u bie si barrë vendeve të varfëra eksportuesë të klasës punëtore, ndërsa borgjezia e Evropës i merr të gatshëm.
Kjo vërehet edhe në Evropën perëndimore ku mburren me standardin e lartë por në të vërtetë, kanë pak fëmijë, ose nuk kanë fëmijë fare, atëherë natyrisht që u duket paga e lartë, duke mos pasur shpenzime për mbajtje të fëmijëve. Kështu u mohojnë punëtorëve të drejtën themelore të jetesës që është lënia e pasardhësve, vetëm e vetëm për përfitime të tepruara që në të vërtetë nuk u takojnë.
Krejt kjo politikë e mbrapshtë që është një "vrimë e zezë" demografike, që përpin popuj e popuj duke i çuar ata në asgjëkund, duke i zhdukur fizikisht, është një kopjim pervers i politikës romake në kohën antike, kur importonte skllevër që i zinte nëpër luftëra anë e kënd botës së atëhershme, ndërkohë që nuk kishte llogari të rriste skllevër nga fëmijëria, e as të paguante punëtorë mëditës, duke qenë se vazhdimisht importonte skllevër nga viset ku luftohej.
Prandaj të gjitha përrallat për "bashkim-vëllazërim", "multi-etnicitet", "kozmopolitizëm", "internacionalizëm", "anti-fashizëm", nuk i marrin me sinqeritet as ata që i promovojnë vazhdimisht e që janë në krye të organeve që i çojnë përpara si agjenda, por në fakt janë një propagandë që u levërdis borgjezisë së sotme, të cilët kanë humbur çdo sentiment kombëtar dhe atdhetar, dhe shkelin të drejtat themelore të popujve: e drejta e atdheut, e drejta e vazhdimësisë së jetesës, e drejta e ruajtjes së origjinalitetit dhe identitetit, dhe krejt këto shkelje me të vetmin motiv për t'u pasuruar e jetuar në luks.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 43
Location : Në Fushat e Elysesë

Amalgamimi mes kapitalit dhe majtizmit Empty
MesazhTitulli: Re: Amalgamimi mes kapitalit dhe majtizmit   Amalgamimi mes kapitalit dhe majtizmit EmptyMon 14 Feb 2022, 15:17


Amalgamimi mes kapitalit dhe majtizmit 1627140101067

Kapitali si një 'vrimë e zezë'

Borgjezët kanë levërdi të lejohet imigrimi pavarësisht racës ose kombësisë të të ardhurve. Ardhja e imigrantëve shton fuqinë punëtore, prandaj edhe konkurrencën mes tyre, prandaj edhe e ul pagën. Borgjezët kanë llogari të japin paga më të vogla, kuptohet.
Përveç kësaj ekziston edhe një motiv tjetër edhe më i ultë. Paga në teori thuhet se është aq e lartë sa i nevojitet punëtorit të mbajë veten gruan dhe aq pasardhës sa nevojiten për ripërtëritjn e fuqisë punëtore që kjo të jetë në sasi të mjaftueshme për të ofruar vazhdimisht fuqinë e saj borgjezëve. Pra nëse pagat janë më të ulta, punëtori nuk mund të mbajë fëmijë, dhe kur nuk ka fëmijë, pas një kohe nuk do të kishte fuqi punëtore për t'u ofruar borgjezëve.
Tani imigrimi duket zgjidhje për këta borgjezë: imigrantët janë rritur diku tjetër me shpenzime të familjeve të veta arabe, hinduse a çka do qofshin ato. Ndërsa kapitali i ofron punëtorit një pagë e cila nuk mjafton për të rritur fëmijë. Kështu kapitali e çon një komb të tërë drejt zhdukjes.
Pasi ky komb i zhdukur në plan afatgjatë zëvendësohet me imigrantë, pastaj kapitali vazhdon të asgjësojë edhe imigrantët dhe kësisoj kapitali shëndrrohet në vrimë të zezë të gjithsisë që vazhdimisht gëlltit popuj.

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Amalgamimi mes kapitalit dhe majtizmit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Politikë-
Kërce tek: