FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Flokë lufte - modeli arbëror

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Flokë lufte - modeli arbëror Empty
MesazhTitulli: Flokë lufte - modeli arbëror   Flokë lufte - modeli arbëror EmptyThu 08 Apr 2021, 15:15

Arbrit qetheshin nga përpara, d.m.th. rruanin pjesën e përparme të kokës së tyre bashkë me basetat, ndërsa nga prapa i linin të gjata e të paprekura. Nëse vini re shumicën e portreteve të heronjve të `21, do të siguroheni për këtë "qethje" të panjohur. Dhe plaku Kolokotron si arbër autentik që ishte e rruante pjesën e përparme të kokës së tij bashkë me basetat dhe i lëshonte të gjata nga pas. Të gjithë ato portrete që nuk e tregojnë këtë hollësi janë të pikturuara nga fantazia e piktorëve, janë krijime. Të gjithë heronjtë e `21 edhe të atyre që nuk ishin arbër si p.sh. Ipsilanti apo të atyre që kishin kohë që jetonin jashtë shtetit, ishin të qethur nga përpara dhe këtë gjë le ta kenë parasysh piktorët e rinj dhe skenaristët, nëse duan t'i paraqesin drejt heronjtë e `21. Ajo nuk ishte një modë e thjeshtë, por një mbetje e lashtë, e cila ruhej me konservatorizëm nga arbrit deri asokohe.

Dikur Ali Pasha lëshoi urdhërin që trimat e tij të mos ta qethin më pjesën e përparme të kokës si dhe basetat dhe kështu shpërtheu një rebelim dhe kryengritje me rezultat që Aliu ta tërheqë urdhrin. Ky zakon arbëror i ka mjaft të lashta rrënjët e tij dhe është e rëndësishme që ta përmendim këtu, si një dokument më tepër. Plutarku ua vë këtë zakon avadëve apo amantëve të Eubesë. Ne e analizuam në kapitullin me lidhjet e ilirëve dhe arbërve me Eubenë, se traditat përmendin që ilirët e banuan Eubenë apo eubejt Avadinë ose Amantinë ilire, në të cilën ekzistonte një popull avad apo amant.

Thotë pra Plutarku se ky zakon u formua për shkaqe krejtësisht ushtarake, d.m.th. që të mos kapen prej balukeve nga kundërshtarët gjatë betejave trup me trup.

Këtë gjë e bëri dhe ua urdhëroi dhe Aleksandri i Madh ushtarëve të tij. Pra që të rruhen ashtu si dhe ai vetë.

Të njëjtën gjë përmend dhe Straboni për kuritët: "Fisi i eubejve dhe prijësi i tyre luftarak... duke qenë se luftëtarët i zinin nga flokët e përparme gjatë luftimit, ata i qethnin" ("Γεωγραφικά", vëll.I f.465).

Dhe spartanët që ngjajnë më tepër nga të gjithë fiset e tjera helene me shqiptarët, në të njëjtën mënyrë e qethnin pjesën e përparme të kokës së tyre bashkë me basetat duke lënë flokë të gjata nga pas si krifë kali. Nuk do ta dallojmë askund tjetër këtë lloj qethjeje as tek joshqiptarët dhe as tek bizantinët. E shohim tek arbrit dhe tek helenët e lashtë, spartanët, eubejt, etj.

Le të na e shpjegojnë Falmerajeri dhe Nikokliu bashkë me të gjithë historianët grekë ashtu si dhe historianët e sotëm shqiptarë, këtë koinçidencë, nëse është e tillë. Nëse ata erdhën nga Kaukazi dhe madje në shekullin e II-të apo të X-të të e.s. dhe kanë kaq ngjashmëri me helenizmin e lashtë, ndërsa të ashtuquajturit "helenë" të Bizantit nuk ruajtën veçse gjuhën ashtu si dhe kanadezët apo eskimezët anglishten, atëherë le të rikontrollojnë përfundimet e tyre.

A. Kolia - Arbrit dhe prejardhja e grekëve

Linku: Flokë lufte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Flokë lufte - modeli arbëror
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Doktrinë lufte

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Maskim-
Kërce tek: