FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Vajtimi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1176
Join date : 17/03/2013

Vajtimi Empty
MesazhTitulli: Vajtimi   Vajtimi EmptyThu 14 Jan 2021, 19:44

Vaj:
Të qarët e një të vdekuri me ligje, të qarët përgjithësisht. Vajtoj, vajtim.
Etim. G.Meyeri: fjalë me burim onomatopeik, duke dalë emri prej pasthirrmës. Sipas Çabej: formim i vaj-it me sufiksin e agjentit -tor fem. -tore është vajtore “grua që i bën vajnë një të vdekuri”; në Veri edhe vajtojcë një postverbal i vajtoj me -ce-në e atij dialekti.
Enci. Një nga vajtimet më të vjetra shqiptare përmendet ai i rapsodisë kreshnike me lahutë “Ajkuna qan Omerin”. Lidhur me vajtimin shqiptar, si dëshmia e parë e shkruar vlerësohet vajtimi i Lekë Dukagjinit për Gjergj Kastriot Skënderbeun. Këtë e jep Marlin Barleti në veprën e tij “Histori e Skënderbeut” (1508-1510). Sipas Çabej: Fjalë e mbarë gjuhës, Buzuku (p.sh. XXXVIII/2, Mateu 8, 12) e aty klenë vaj e sokëllimë n dhambësh “ibi erit fletus et stridor dentium”. BUDI (SC 384) me të nadh e t idhunë vaj. Më pas për vajtimin shqiptar sjell të dhëna Demetrio Franko më 1584, “Rituali Roman” i Budit më 1621, Frang Bardhi në një relacion të vitit 1641, Evla Çelebia më 1660-1664, Viçenso Dorsa më 1847, Johan georg von Hahn në veprën “Studime shqiptare”-1853-1854, Elena Gjika, Zef Jubani, De Rada, Luigj Gurakuqi, Viçens Prenushi, Maksimilan Lambertz, etj. Në veri kemi vajtimin që quhet “gjëmë”, i cili është një e qarë kolektive, kurse në Jug dallojmë kemi vajtimin polifonik. Kështu gjinia e “Vajtimit” lind dhe formohet brenda një largësie shumë të vogël të interpretuesit popullor me objektin (në këtë rast i vdekuri i pavarrosur). Përgjithësisht janë vajtuar trimat e rënë në luftë. Në të dy rastet që rol të rëndësishëm luajnë vajtojcat. Sipas Skiroit: në vajtime sundon fuqishëm toni elegjiak. Sipas Munishit: në Podgur të Kosovës, vajtimi bëhet vetëm tek femrat, me kokë të ulur dhe “me vaj në fyt”. Vajtimi si gjini popullore e gjejmë që të luhet edhe me fyell dhe longar. Gjithashtu vaj-in e konstatojmë të përdorur si titull edhe në letërsinë shqipe. F. Konica ka shkruar poezinë “Vajtim për robëri të shqiptarëve”, Çajupi poezinë “Vaje”, Zef Zorba poezinë “Vajtim i plakut në shtëpinë e shkretuar”, dhe një ndër poezitë e Fatos Arapit titullohet “Vajet e Ballkanit”:
Shkrumbojnë natën antike vajet e Ballkanit.
Zëri i parë vjen prej kohësh të moçme
Zëri i dytë vjen prej kohësh bizantine.
Zëri i tretë ka qenë dhe është përherë
ngashërim i mbytur
i zemrës së njomë të Ballkanit.
Tek vepra e Lasgush Poradecit: kemi “se na’shtë vaj një këngë”-antonimi kontekstuale si dhe fjalën vajtimthi, neologjizëm i krijuar po prej tij. Në Krujë është një shkëmb i lartë i cili quhet “Shkëmbi i Vajës” pasi në të, sipas legjendës kanë qëndruar për herë të fundit dhe janë hedhur në greminë 90 vajza krutane. Sipas popullit: Vaji i burrit është kënga.
Lit: Th. S. Hjuz, “Udhëtim në Sicili, në Greqi dhe në Shqipëri”; Cico, Stravre, “Vajet në Shqipëri”, gaz. “Demokratia”, 1925, nr. 29-4, 29 Dhjetor, fq. 2; Munishi Rexhep, “Këndimi i femrave të Podgurit”, Prishtinë 1979; “Mbi vajtimet shqiptare”, Prishtinë 1985; Veliu Veli, “Bue, Ekari dhe Dozoni për këngët popullore shqiptare”, “Gjurmime Albanologjike”, Folklor dh Etnologji, XXI-1991; Skiroi Zef, “Mili e Haidhia”, Tiranë 1994; Çaushi Tefik, “Fjalor i estetikës”, Tiranë 1998; Sokoli Ramadan, “Gojëdhana e përrallëza të botës shqiptare”, Tiranë 2000 etj.

Vajtojcë:
Këngëtare që luan rolin e korifeut gjatë vajtimit.
Enci. Sipas Files dy janë vajtojcat kryesore që marrin pjesë në vajtim: profesionistet dhe improvizueset. Të parat kanë skema shabllone vajtimi, kurse ndër vajtojcat jo-profesioniste mund të takosh improvizuese të shkëlqyera. Sipas Prof. Sokolit: shumë origjinale janë dridhjet e zërit që shkaktojnë me anë të lëvizjeve të nofullës tek disa vajtojca bregdetare nëpër Shqipërinë Jugperëndimore. Kadareja mendon se: përdorimi tek ne i vajtojcave s’është aspak larg korit antik, që duke qarë, komenton njëkohësisht edhe aktet edhe tiparet e të vdekurit”. Ndër vajtojcat më të njohura në jug të Shqipërisë përmenden Pashako Jaçe, Zonjë Jonuzi, Esma Doromema etj. Në Kosovë përmenden Share Danja dhe Zyke Jakupja. Vajtojcat i gjejmë edhe me emrin britmëqare. Në Lumë i thërrasin migjatore. Shkrimtari Martin Camaj ka shkruar poezinë “Vajtorja”.


_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Vajtimi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» VAJTIMI I AJKUNËS

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Muzikë besëlashtë-
Kërce tek: