FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lahuta

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Lahuta Empty
MesazhTitulli: Lahuta   Lahuta EmptyWed 12 Apr 2023, 00:50

Lahutë:


Vegël popullore me një tel, mbi të cilin luhet me hark me qime të përkulur që përdoret kryesisht në Shqipërinë veriore dhe në Kosovë. Etim. Sokoli: nga arab=dru (aloes); sipas Tagliavinit: “Al’ud”. Në frëngj=leut dhe në italishte=liuto. Nga italishtja është përhapur edhe në gjuhë të tjera ballkanike.

Në vendin tonë me lahutë këndohet eposi i kreshnikëve i cili është edhe repertori më i gjerë dhe i plotë muzikor i këtyre trevave. Përveçse këndohet me lahutë, dendur në vargjet e eposit, lahuta përmendet edhe me emër:

Ia kan’ pru lahutën prej palnet
edhe zharkun prej gomarit
edhe qime t’kalit t’mazit,
edhe at dorzën e kish prej thanet.


Harku i lahutës ndërtohet nga degët e drurit të thanës të tërhequra me qime argeci. Trupi i saj përbëhet nga kasa e drurit dhe lëkura mbështjellëse e kasës e cila zakonisht është lëkurë keci. Ndërtimet më të zakonëshme të kokës së lahutës janë me kokë dhie që sipas Prof. Sokolit: koka e dhisë në bishtin e lahutës paraqet në mënyrë simbolike heroin tonë kombëtar-Skënderbeun. Këto quhen ndryshe edhe “lahutë me Skënderbeg”. Lahutës i bijet ulur, këmbëkryq për tokë. Sipas Pater B.Palajt: lahuta asht vegël primitive dhe e thjeshtë. Përbahet prej nji kupzës së drujtë në trajtë vezake mbulue me lkurë, qi thirret shark, e ka nji bisht jo fort të gjatë. Sipas Misos: lahuta e malësorëve tanë të Veriut përfaqëson arketipin më të lashtë të veglave kordofone me hark të kontinentit evropian dhe se shtëpia pa lahutë në veri quhet “shtëpi e lanun”. Sipas Fishtës (i cili ka shkruar edhe veprën në vargje me titull “Lahuta e Malcis”) kemi: lahuta asht nji instrument fort i pëlqyem prej njerzvet t’maleve t’ona, me t’cillen ata kndojnë lavdin a se vajtojnë dhimbjen e tyne. Asdreni ka shkruar se: Zani i ambël i lahutës/Ky është kanga e Malësis’. E gjejmë të përdorur edhe si emërtim: “Lahuta e butë e Dukagjinit”, pjesa e dytë e Vell XI të “Visareve të Kombit, Tiranë 1944, me 22 këngë dashurie të trevës së Dukagjinit. Në vitin 1913, u krijua shoqëria muzikore teatrale “Lahuta”. E gjejmë të përdorur edhe me emrin gude.

Lahuta Lahutat-e-Eposit-Shqiptar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Lahuta Empty
MesazhTitulli: Re: Lahuta   Lahuta EmptyWed 12 Apr 2023, 01:23

Fjalori i lahutës dhe pjesëve të saj:

Kasha - pjesa lugore në tërësi, i thonë edhe krye, bludë, buzuk
Tezgjahu - është kuji që shtrëngon kordën në bishtin e lahutës, i thonë edhe krek, gres, dyzen
Shkamthi - është samari mbi të cilin shtrihet korda, i thonë edhe kamanec, magjar dhe kalë
Argeci - është harku me të cilin i bihet veglës, quhet edhe budar, ras, dorcak
Capra - është lëkura e regjur me të cilën vishet lahuta
Goni - quhet pushimi, pauza që bën lahutari gjatë ekzekutimit



Isë Elezi, lahutar nga Rugova
Lahuta Image
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Lahuta Empty
MesazhTitulli: Re: Lahuta   Lahuta EmptyWed 12 Apr 2023, 01:38


Lahutë e bërë prej kungulli nga Mirëdita.

Lahuta Image
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Lahuta Empty
MesazhTitulli: Re: Lahuta   Lahuta EmptyWed 12 Apr 2023, 02:01

Nga libri i Veiz Sejkos, "Mbi elementet e përbashkëta në epikën shqiptaro-arbëreshe dhe serbokroate"


Lahuta Lahuta-1
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Lahuta Empty
MesazhTitulli: Re: Lahuta   Lahuta EmptyWed 12 Apr 2023, 02:02

Lahuta Lahuta-2
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Lahuta Empty
MesazhTitulli: Re: Lahuta   Lahuta EmptyWed 12 Apr 2023, 02:03

Lahuta Lahuta-3
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Lahuta Empty
MesazhTitulli: Re: Lahuta   Lahuta EmptyWed 12 Apr 2023, 02:03

Lahuta Lahuta-4
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Lahuta Empty
MesazhTitulli: Re: Lahuta   Lahuta EmptyWed 12 Apr 2023, 02:04

Lahuta Lahuta-5
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Lahuta Empty
MesazhTitulli: Re: Lahuta   Lahuta EmptyWed 12 Apr 2023, 02:04

Lahuta Lahuta-6
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Lahuta Empty
MesazhTitulli: Re: Lahuta   Lahuta EmptyWed 12 Apr 2023, 02:05

Lahuta Lahuta-7
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Lahuta Empty
MesazhTitulli: Re: Lahuta   Lahuta EmptyWed 12 Apr 2023, 02:06

Lahuta Lahuta-8
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lahuta Empty
MesazhTitulli: Re: Lahuta   Lahuta Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lahuta
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lahuta e Malcis

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Muzikë besëlashtë-
Kërce tek: