FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Llojet e instrumenteve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Llojet e instrumenteve Empty
MesazhTitulli: Llojet e instrumenteve   Llojet e instrumenteve EmptyThu 14 Jan 2021, 18:42

Lodrat muzikore besëlashta

Llojet e instrumenteve Lodrat-muzikore

Idiofone:
Kategori e klasifikimit të veglave muzikore popullore.
Enci. Në këtë kategori futen vegla popullore si: gurët, tokëza, çanga, cinglat, rraketakja, rrekëza, gërrëza, tingëzat, stringlat, lugët, masha, tepsia, këmborët dhe zilet, cungrama etj. Këto vegla i nxjerrin tingujt nga vibrimet e trupit të tyre të ngurtë të realizuara me goditje, fërkim, tundje etj.

Membranofone:
Kategori e klasifikimit të veglave muzikore popullore.
Enci. Në këtë kategori futen vegla si: fyellzani, tumbullace, tumbullaci, kadumi, qypi, gubhubi, poçi, dajre, defi, lodra etj. Këto vegla i nxjerrin tingujt nga vibrimet e membranave të tendosura, kryesisht të realizuara prej goditjeve.

Aerofone:
Kategori e klasifikimit të veglave muzikore popullore. Enci. Veglat popullore të kategorisë aerofone i nxjerrin tingujt prej vibracioneve të frymës mbi trupin eveglës. Në këtë kategori futen vegla popullore si: picanga, fuza, fuga, bredhkaçet, vronja, bobla, llullaku, kollomidhja, niellëset, bilbili, cyli, stërkalca, bardhaçka, fyelli, cirifilja, fyelldrejti, bicula, pipëza, zumarja, gajde, karamunxa, glyra, surle, gërneta, gëzhoja. Veglat aerofone popullore përdoren në të gjithë hapësirën etnomuzikore shqiptare.

Kordofone:
Kategori e klasifikimit te veglave muzikore popullore.
Enci. Në këtë kategori futen vegla popullore si: mitralozi, tingëringja, tringa, çiftelija, bakllamaja, sharkia, jongari, kalushuni, buzuku, çyri, sazeja, llauta, lahuta, lauria, qemania, kemanxhe etj. Këto vegla i nxjerrin tingujt prej vibrimeve të kordave të tendosura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Llojet e instrumenteve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Llojet e tokave
» Llojet e vrasjeve (me kanun)
» Llojet krahinore të kanuneve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Muzikë besëlashtë-
Kërce tek: