FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Fyelli

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1176
Join date : 17/03/2013

Fyelli Empty
MesazhTitulli: Fyelli   Fyelli EmptyThu 14 Jan 2021, 18:34

Fyelli A48dbc-6e6b78d502fb4bb08d8b8990070e2896-mv2

Fyell: m. Vegël muzikore aerofone e ndërtuar kryesisht në dru por dhe në tuba metalikë. Kemi raste kur e gjejmë edhe të ndërtuar me kockat e shpendëve, zakonisht të shqiponjave.

Etim: Sipas Çabej: fjalë me etimologji fort të diskutuar; G.Meyeri (f. 108 Alb. Studien V 76): fyell me fyejt e hundës, fejëz e hundës, me floere flojere f. “fyell”, flerexhi m, “fejtar”, kal. ( te de Rada) flore pl. “pipëza zamare” e me fulistra pl. “fyej” në shqipen e Greqisë e bashkon me rum. fluier, arom. Fluiara flueara, “fyell i bariut” a fluiera “me i ra fyellit”.

Enci. Sipas Sokolit: dikur vegla muzikore, fyelli, lidhej me kultin falik. Një nga dëshmitë më të hershme për përdorimin e fyellit nga ilirët e gjejmë në veprën e historianit grek Straboni. Më pas e hasim në vargjet e ciklit të kreshnikëve në veri të vendit. Tek epi “Omeri i Ri”, ku vajza vishet si djalë, ajo vihet në provë kur duhet të luajë në fyell apo në lahutë. Në Greqinë e lashtë fyelli thirrej auolos i cili u fut ndër grekët prej kolonive të Azisë së Vogël.  Në vitin 1744, piktori Konstandin Shpataraku pikturon në kishën e Shën Thanasit në Voskopojë një bari të vogël duke i rënë fyellit. Po në këtë vit, kemi edhe një punë të Zografëve ku paraqiten dy barinj duke i rënë fyellit, së bashku me tufën e bagëtive. Fyelli është vegla me përhapje në të gjithë hapësirën etnokulturore shqiptare. Për këtë arsye ai ekziston në dhjetra tipe dhe regjistra të ndryshme. Gjendet i përdorur si vegël solo, i ndërfutur në formacione të tjera me vegla, si dhe në ansambël fyejsh si ata të Gramshit. Në jug bën pjesë në formacionin e sazeve në rolin e “prerësit” të melodisë kryesore, ndërsa në veri e gjejmë kryesisht në përbërje të formacioneve me vegla kordofone dhe membranofone. Veglën e fyellit e gjejmë të përdorur edhe në folklorin gojor. Një shembull të veçantë kemi me “Baladën e Tanës”, por kemi edhe raste të tjera:  

                       Seç e kemi njëzë
                       Seç i kemi pesë
                       të na bëhen gjashtë
                       gjashtë vrima i ka fyelli.

                                                 Devoll

Fyellin e gjejmë të përdorur edhe me funksione magjike-jashtëmuzikore si në poezinë popullore të mëposhtme:

Ishte’ i fush’ e gjat’ e gjanë,
lajthij-o,
ishin tre bari me gja,
kishin tre fije në brest.
Kur i bijshin fyllit parë,
Çohshin gjaja me ngran’ bar;
kur i bijshin fyllit dytë,
Çohshin gjaja me ngran’ krypë;
kur i bijshin fyllit tretë,
Çohshin gjaja me pi vetë.

               Gjinar, Elbasan

Kemi gjithashtu edhe poezi dhe tregime të kushtuar fyellit nga shkrimtarët tanë të njohur si Naim Frashëri, Andon Zako Çajupi, Asdreni, Dhimitër S.Shuteriqi, Martin Camaj, Fatos Arapi, Ismail Kadare,  etj. Ja disa vargje nga poezia e Naim Frashërit me titullin “Fyelli”:

Pa dëgjo fyellin ç’thotë
Tregon mërgimet e shkreta,
Qahet nga e zeza botë
Me fjalë të vërteta


Gjithashtu, fjalën fyell e gjejmë të përdorur edhe në vende të tjera. “Fyell i Dibrës” quhet pjesa e parë e Vëll. XI të “Visareve të Kombit”, botuar më 1944 me parathënie nga Haki Stërmilli. Prej vitit 2000, në amfiteatrin e qytetit antik të Butrintit zhvillohet festivali i veglave muzikore popullore “Fyelli magjik”. Me fëjll e gjejmë të përdorur në fshatin Reçan të shqiptarëve të Maqedonisë; me fjalën darvira e gjejmë të përdorur nga arvanitasit e Greqisë ; me fjalën rrishinjaull ose rrusinjuall tek arbëreshët e Italisë etj.

Fyelltar: Muziktari popullor që luan në fyell.

Enci. Qysh prej mitologjisë sonë njihen rastet e interpretimeve magjike të fyelltarëve në fyell, interpretime të cilat ndikonin në rrjedhën e jetës dhe vendim marrjet e njerëzave. Këtu përmendim të gjitha ato gojëdhana, legjenda dhe ballada të cilat lartësojnë interpretimet në fyell. Ndër to përmendim “Gurin e virgjëreshës”, “Baladën e Tanës”, “Ligjëratën e fyellit” etj. Si fyelltar i parë mbahet Pani, i cili sipas Sokolit: Pani, pajtori i barinjve, kullotave dhe kopeve, ishte me prejardhje ilire. Si muziktarë të shuar popullorë në interpretimin në fyell përmendim: Gjika nga Fajza-Has; Avni Hoxha-Devoll; Azem Nelo-Kukës; Pano Saro-Suhë, Gjirokatër; Petref Zenelaj-Hekal, Fier; Sybi Ferollari-Zhepë, Skrapar; Razip Buxheli-Kuç, Vlorë; A.Balliu-Funarëz, Librazhd; F.Dullovi-Biceps, Kaçanik; M.Prebibaj-Curraj i Epërm,Tropojë; M.Smajlaj-Niçk,Shkodër; Nikoll Pjetri-Ishull Lezhë; Musa Budo-Picar, Gjirokastër; Laze Nora-Fushë Bardhë, Gjirokastër, Luiz Dine-Bulo, Gjirokatër; Shaqir Miloja-Shkodër; Ymer Neli-“Artist i Merituar”-Burrel etj. Mitologjia greke përmend Marsiasin, si fyelltarin më të shquar të kohëve antike (i cili me fyellin e tij bëri garë edhe me lirën e Apolonit, i njohur si mbrojtësi i muzikës), si dhe “fyellin e Panit”, mbretit të pyllit. Shkrimtari Dh. Shuteriqi ka shkruar tregimet “Pani nga Kaonia” dhe “Fyelli i Tanës”. Tek arbëreshët e Italisë e gjejmë në formën florexhi.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi


Edituar për herë të fundit nga Tomor në Wed 03 Feb 2021, 16:36, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1176
Join date : 17/03/2013

Fyelli Empty
MesazhTitulli: Re: Fyelli   Fyelli EmptyThu 14 Jan 2021, 19:45

Xamare:

Emërtim për fyellin e bariut.
Enci. Me xamare e hasim në Shqipërinë e Jugut. Ja si e gjejmë të përdorur në folklorin gojor.
E prishi çobani benë
Rrij e i bij xamares - o
Xamares -o
La vallja vallen - o,
pra vallen - o
majnë vesh xamaren- o
xamaren - o
Kardhiq, Gjirokastër, 1976

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1176
Join date : 17/03/2013

Fyelli Empty
MesazhTitulli: Re: Fyelli   Fyelli EmptyWed 03 Feb 2021, 16:31

Fyelli është përdorur për ahengje të ndryshme, melodi, përcjellje të këngëve si dhe nga barinjtë për të ndjellur qentë, për të nisur delet për mriz, për të alarmuar se ujqët sulmojnë tufat e bagëtive, etj.

Fyelli A48dbc-6e6b78d502fb4bb08d8b8990070e2896-mv2

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content





Fyelli Empty
MesazhTitulli: Re: Fyelli   Fyelli Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fyelli
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Muzikë besëlashtë-
Kërce tek: