FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Filikaça

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1176
Join date : 17/03/2013

Filikaça Empty
MesazhTitulli: Filikaça   Filikaça EmptyThu 14 Jan 2021, 18:11

Bilbil, bylbyl:

m. Vegėl aerofone me sqep tė njėfishtė.

Etim. Ēabej: prej turq. Bulbul (kjo prej persishtes), e cila ka shkuar dhe ne tė tjera gjuhė ballkanike. Trajta e disimiluar birbil, kryesisht e toskėrishtes.

Enci. Sipas Sokolit: vegla e bilbilit punohet nga shufra drurėsh tė ndryshėm nė stinėn e ngrohtė, kur mund t’u hiqet lėkura pa u ēarė… pasi e nxjerrin koren kėllėf, hapin nė shkop tė zhveshur njė zgavėr tė vogėl, e cila pėrfundon me njė ulluk nė skaj tė sqepit; pastaj e vendosin prapė kėllėfin e kores nė vend. Ajo pėrdoret kryesisht nga fėmijėt dhe gjendet pothuajse nė tė gjithė vendin. Kemi edhe njė lloj tjetėr bilbili i cili shfaqet si vegėl aerofone me tytė druri ose metali, qė pėrfundon nė trajtė sqepi. Kronologjia e saj nė gjuhėn shqipe haset nė shek. XVI, pasi kėtė fjalė e gjejmė tek fjalori i Frang Bardhit. Tek arbėreshėt e Italisė, njė tip bilbili quhet surdullinė. Njė muziktar shumė i shquar nė interpretimet nė veglėn e bilbilit ka qėnė Ali Muja nga Tropoja. Gjatė procesit tė bėrjes sė veglės sė bilbilit kėndohet si mė poshtė:

Can,can
bilbil,can
pizga del
bilbili s’del.
Vranisht

O bilbil o karafil
ndo dil, ndo mos dil
Nė mos dalsh t’i me hir
do tė dalėsh me pahir.
Ēipin

Me fjalėn bilbil kemi tė formuara edhe shprehje popullore si “ X i bie bilbilit nė tė kthjellėt”. Nė ndonjė rast e konstatojmė bilbilin edhe si njė lloj “mbreti tė zogjve” apo si nė poezinė popullore tė mėposhtme:

Falėmeshėndet bilbilit,
t’na dėrgojė dajren
tė na luajė nusja.
Potkozhan

Nė muzikėn popullore shqiptare ka shumė kėngė qė i kėndohen bilbilit si zog kėngėtar, dhe njė pėrallė pėr “Birbil gjizarin”:

Tė mė bėn Zoti dhe mua,
Njė bilbil gjė tjetėr s’dua;
Tė kesha fjalėt e tua,
Tė kėndoja ku tė dua
Ku tė mė pėlqente mua;
A nė pemė a ne krua,
A nė baēe me limua,
Pėrkundrejt shtėpivet tua,
O lesh-verdha gjer nė thua,
Dije mirė qė tė dua.
Labėri

E gjejmė si poezi me tė njėjtin titull tek vepra e Naim Frashėrit, i cili e konsideronte bilbilin si “kult tė muzikės” , tek Lagush Poradeci me titullin “Zog i qiejve” dhe tek vepra e Filip Shirokės:

-Tė kisha zėn e bilbilit
Gjithėnjė do tė kėndonja
Bukurin e trėndafilit
Dhe kurrė tė mos pushoja

-Brenda tufės sė junapit qė bleroj me kaq stoli,
Kur po shoh ndaj ryn bilbili e sakaq zė qn ndėr fletė
Kėng’ e ti mė ngjan kulluar posi kėng’ e Zotit vetė.

M’qaj, bylbyl, o mbret i kangės
Se n’dhe t’huej kanė me m’vorrue!

Po tek Lasgushi e gjejmė tė pėrdorur fjalėn bilbil brenda antonimisė kontekstuale: “ku kėndoj bilbili i kombit, grifsh’ e huaj ēirret pasė”. Nė mitologjinė greke, Aedona, bija e Pandareut dhe gruaja e mbretit tė Tebės, Zetit u shndėrua nė bilbil (nga perėnditė pėr shkak se vrau gabimisht djalin e saj tė vetėm-Itilin), pėr tė qarė vazhdimit tė birin. Sipas Safos (shek VII p.e.r.)-“ Ashtu si bilbili, zogu me zėrin si tingull lire!”

(Vasil Tole)

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Filikaça
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Muzikë besëlashtë-
Kërce tek: