FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gjumi - si ta mposhtim pagjumësinë?

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 43
Location : Në Fushat e Elysesë

Gjumi - si ta mposhtim pagjumësinë? Empty
MesazhTitulli: Gjumi - si ta mposhtim pagjumësinë?   Gjumi - si ta mposhtim pagjumësinë? EmptySat 27 Apr 2013, 21:20

Gabimet që e shkatërrojnë gjumin



Gjumi kualitativ përveçse ndikon në shëndetin tonë, lë pasoja edhe në pamjen tonë. Një numër i vogël i njerëzve flenë tetë orë në natë ashtu siç rekomandojnë edhe ekspertët. Sipas hulumtimeve të bëra kohën e fundit ja cilat janë gabimet më të shpeshta që njerëzit i bëjnë para gjumit dhe të cilat shkatërrojnë kualitetin e gjumit tonë.

- Shikimi i televizorit: Edhe pse gjatë shikimit të TV-së ose shikimit të risive në “Facebook” nuk jemi aq të angazhuar mentalisht, drita artificiale që arrin deri tek truri ynë, e mashtron dhe i tregon që ende nuk është koha për gjumë. Ekspertët si aktivitet para gjumit më së shpeshti rekomandojnë seksin.

- Shikimi i orës: Nëse nuk mund të flemë ose zgjohemi gjatë natës, më së shpeshti shikojmë orën për të parë se sa kohë na ka mbetur për gjumë. “Llogaritja e kohës” rrit ankthin dhe nervozën, prandaj orën ose telefonin me alarm më së miri është ta lëmë diku ku nuk mund ta arrijmë me duar. Përveç që gjatë natës nuk do ta dini se sa është ora pa u zgjuar nga shtrati, kjo ide është e mirë edhe gjatë zgjimit, sepse nuk do të mund ta fikni më shpejt alarmin dhe të rrotulloheni në krahun tjetër.

- Biseda me telefon:
Edhe një shprehi tjetër e keqe para gjumit është biseda telefonike. Hulumtimet e kohës së fundit tregojnë që të anketuarit të cilët shpesh praktikojnë biseda të vonshme telefonike më vështirë arrijnë fazën e gjumit të rënduar dhe ajo vepron më dobët tek ata.

- Fjetja në hapësirë të ngrohtë: Do të zgjoheni shumë më të pushuar nëse temperatura në dhomë është më e ulët, sepse më lehtë do ta arrini fazën e gjumit të rëndë.

- Lënia e dritës ndezur: Drita, të cilën e lëshon llamba e natës, laptopi ose telefoni mund të çrregullojnë sasinë e melatoninës në organizëm, hormonit i cili rregullon ciklin e gjumit.

- Kafeina:
Dihet fakti që pirja e pijeve që përmbajnë kafeinë, si kafja, Coca-Cola dhe çaji mund të shkaktojnë pagjumësi. Ekspertët rekomandojnë që të mos pihen pijet që përmbajnë kafeinë të paktën tetë orë para shkuarjes në gjumë.

- Duhani: Konsumimi i duhanit është një nga shkaktarët e gjumit të keq. Hulumtimet tregojnë që joduhanpirësit flenë më mirë dhe zgjohen më të pushuar. Nëse pini duhan, më së miri do të ishte që cigaren e fundit ta pini të paktën katër orë para se të shkoni në shtrat.

- Alkooli: Për gjumë të mirë duhet ta shmangni alkoolin. Konsumimi i alkoolit para gjumit do të rezultojë me gjumë jo të rehatshëm dhe shumë lëvizje nëpër krevat.

- Pizhamet shumë të ngushta: Besoni apo jo, për shkak të pizhameve shumë të ngushta po ashtu mund të flihet vështirë, sepse ato mund të reduktojnë nivelin e melatoninës dhe të rrisin temperaturën trupore.

- Fjetja në bark ose në krah: Dermatologët rekomandojnë që gjurmët në faqe të krijuara për shkak të gjumit në bark ose në krah mund të bëhen të përhershme. Për t’u shmangur ky problem, më së miri është të flihet në shpinë.

- Mosheqja e grimit: Heqja e grimit e liron lëkurën nga papastërtitë e grumbulluara gjatë ditës dhe parandalon mbylljen e poreve. Lërini pecetat e lagura për fshirjen e grimit në dollapin e natës që të mos harroni ta pastroni fytyrën.

- Shmangia e pastrimit të dhëmbëve para gjumit: Shumica i frikësohet shkuarjes te dentisti, por shumë edhe e kapërcejnë pastrimin e dhëmbëve para shkuarjes në shtrat. Pasojë e kësaj mund të jenë shumë baktere në zgavrën e gojës, kariesi dhe era e gojës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Buzulk

Buzulk


Male Numri i postimeve : 53
Join date : 21/07/2014
Location : Jutbinë

Gjumi - si ta mposhtim pagjumësinë? Empty
MesazhTitulli: Re: Gjumi - si ta mposhtim pagjumësinë?   Gjumi - si ta mposhtim pagjumësinë? EmptyMon 04 Aug 2014, 15:59

Sa përmirësohet shëndeti juaj nëse fleni në ora 22:00?

Shkenctarët kanë bërë hulumtime dhe eksperimente të shumta në lidhje me kohën kur duhet fjetur, dhe kanë arritur në përfundim se gjumi nuk duhet të shtyhet përtej orës 22, apo 10 e mbrëmjes. Kjo, sepse gjatë natës ndodhin shumë rigjenerime të organeve të ndryshme si dhe pastrimi i organizmit nga materiet toksike, ndërsa kur jemi zgjuar kjo ndodh me vështirësi dhe vetëm në përqindje të papërfillshme.

21.00 – 22.00 - Trupi eliminon materiet toksike nga enët limfatike. Më së miri është' të flihet mes orës 21 dhe 22 ashtuqë organizmi të kryejë si duhet këto funksione vitale.

22.00 – 01.00 - Mëlqia eliminon helmet dhe ripërtërihet.

00.00 – 04.00 - Palca e eshtrave krijon rruza të kuqe të gjakut.

00.01 – 03.00 - Fshikëza e tëmthit eliminon helmet dhe përtërihet.

03.00 – 05.00 - Mushkëritë eliminojnë helmet dhe përtërihen.

05.00 – 07.00 - Zorra e trashë largon helmet dhe përtërihet

07.00 – 09.00 - Vitaminat, mineralet dhe mayteriet tjera ushqyese përthithen nga stomaku, prandaj kjo është koha e përshtatshme për mëngjes.

Shkenctarët kanë arritur në përfundim se njeriu ka nevojë për 8 orë gjumë dhe më së miri është në intervalin prej 22.00 deri 6.00 në mëngjes.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gjumi - si ta mposhtim pagjumësinë?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Mjekësia besëlashtë-
Kërce tek: