FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ndodhi trimash

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Pleurat
MODERATOR
Pleurat


Male Numri i postimeve : 15
Join date : 18/03/2013
Age : 36
Location : Gjilan

Ndodhi trimash Empty
MesazhTitulli: Ndodhi trimash   Ndodhi trimash EmptyFri 12 Apr 2013, 22:03

Hargelja e zezë

Lumet na për të lumin zot, që s'jem kanë e zoti na ka dhanë.

Muji shef n'andërr hargelen e zezë se e ka ba ni maz për seri me hanë e hyll në ballë. Andrra i del. E mban mazin tre vjet. Mandej del e mson edhe në krajli. Krajli i ban rrethin me e zanë, por Muji ikë me gjithë të.
Krajli i flet 300 qese atij që ia merr Mujit mazin, e Arnaut Osmani e tradhton Mujin në shpi të vet e krajli e merr mazin.
Tuj e lypë mazin, Muji ndeshë në Raspodinin, nji shkja çoban dhish, e pret ia merr teshat e shkon te krajli për me i urue mazin. Tuj mos e njoft krajli ia jep Mujit mazin sa për me kalirue pak. Muji ikë, e kur shkon në kufi të Jutbinës thot: "Paburrnisht mazin e kam marrë." Kthehet menjiherë në krajli. Krajli qi po martonte të bijën Rushën, e ndal Mujin e veshun si Raspo, dhe e ban krushkamadh. Shkina, nana e Rushës e dikton se asht Muji, po shkijet ja bajnë bajat. Atëherë vazhdon kajka e lodra. Nisën për udhë. Kur mbrrijnë në një log, Muji ndalet e u kallxon krushqve shkije, se asht ai vetë Gjeto Basho Muji. U kërkon mejdan, por mbasi asnji s'guxoi me çilë gojën, i zuni rob të 300 vetët, e i çon në Jutbinë së bashku me dy bijat e krajlit, njanën për vete e tjetrën për Halilin.

Kur ka kenë Bec Patani.

Beci iu thotë shokëve: "Na, se kem lé, kurr terrnakop m'dhé s'kem ngulë, as zânë shtiqe, as çilë hendiqe, ne vû pêmë, ne ki hardhija, as kurr hajrin shpia s'na ka pa, jo po him me çilë llogore, per me u strukë prej Malit t'Zi. Na po dalim në Cernagorë e po bim plaçkë m'ndoi gja të gjallë."
Kështu tërhiqet me njizet shokë dhe hajnisht merr rrugën per Mal të Zí. Tue shkue rrugës si llavë ujqish kapërcejnë mrizet e Sutjeskës, pastaj majën e Bjeshkës. Mbas shum rruge kapen tek nji kullë dy katshe, rrethue me ara, kopështije, vathë gjâsh e koteca plot. Kishte 300 dhen e 100 dhi. Lehin qêjt e vathit dhe tërbohen nder hekura. Beci dijte mjete magjistore per t'ua mbyllë gojën. Ndezte vizhvizhet me surfull e ua hidhte qenëve. E i a del. Hîn kaletas në hajat, ku flente bariu plak, dhe e lidhë e i turon gojën. Zgjedhin në tufen e gjâs pjesën mâ të miren dhe tuj vû plakun përpara, fillon per kufinin shqiptár. Si kapen në vend të sigurtë, e lëshojnë të malaziasin tuj e porositë qi, të këthyemen, t'i kallxonte Knajzit per shka i kishte ngjá m'at ditë. Nder këto fjalë qe se nga pylli u del perpara nji djaloç nga Mirdita, tanë i laskruem e dihatshëm prej turrit. Ai kishte pasë hikë nga çetat malzeze, mbasi per shum dit u kishte pasë bâ shërbim, me zort, tuj u bájtë ushqim në vín e luftimit. Kumarë i Bec Patanit, djaloçi, ep kumtin se ushtrít malazeze shi atë natë ishin qenë bajtë kah Nokshiqi. Lajmin e pa pritun ia dergojnë Ali Pashës e Krenvet t'ushtrís shqiptare , të cillt me njiherë fillohen per Nokshiq, tuj lanë në Sutjeskë Prel Tulin per roje.

Kullota e njaj katundi mbrohet katundisht.

Gjo Dushi i Kerthpulës hyn në kullotat e Terbunit me 300 dhi dhe 30 barinj të armatosur. Puka iu ankua zotnisë së Pukës Ali Agës dhe vojvodës Halil Laçit. Këta i çuan të dielën e meshës Malë Nezirin i cili e pyeti faqe burrash: "Puka më ka çue me të pyet pse më ke hy në Terbun, a ki hise aty, a të kam borxh?". Gjo Dushi iu përgjej: "Kam hy me 30 pushkë të gata". Puka priti ditën e festës së Shëngjergjit kur mblidheshin katundet fqinjë. Mbasi u krye festa e lodra, iu drejtue të gjithëve për ndihmë që t'u bien me forca të mëdha e të dorëzohen pa gjakderdhje. Iu bënë Pukës 420 pushkë. Qitën përpjetë të gjithë njëherit. I morën pre çobanë e bjeshkatare bashkë me gjanë e gjallë. I mbajtën 3 ditë. Prenë 30 copë bagëti si pashtrik bjeshke. Ndërmjetësuan krenët e vendit dhe e lëshoi Puka bagëtinë me kusht që të mos i fusin më. Me aq u mbyll grindja.


Edituar për herë të fundit nga Pleurat në Fri 12 Apr 2013, 23:11, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ndodhi trimash
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Krye :: Shoqnia jonë-
Kërce tek: