FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ambëlsina

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ajka

Ajka


Female Numri i postimeve : 19
Join date : 19/03/2013
Age : 36
Location : Tirane

Ambëlsina Empty
MesazhTitulli: Ambëlsina   Ambëlsina EmptySun 13 Oct 2019, 11:11

Kek ekonomik

Marrim
- 1-2 vezë,
- 2 lugë gjalpë ose 3 lugë vaj,
- 1 gotë sheqer pluhur,
- 1 gotë qumësht,
- 1 gotë arra të shtypura
- 2 gota miell
- 1 lugë kafeje sodë
- kanellë
- vanilia

Rrahim gjalpin me sheqerin dhe vezët, shtojmë qumështin, në të cilin kemi tretur sodën dhe duke përzier hedhim pak nga pak miell. Kekun e pjekim në furrë të mesme dhe e servirim të spërkatur me sheqer, të aromatizuar me kanellë.

_________________
Death by fire is the purest death! - Melisandre of Asshai
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ajka

Ajka


Female Numri i postimeve : 19
Join date : 19/03/2013
Age : 36
Location : Tirane

Ambëlsina Empty
MesazhTitulli: Tortë ekonomike   Ambëlsina EmptySun 13 Oct 2019, 12:33

Tortë ekonomike

Rrahim mirë 3 vezë me 1 gotë sheqer, shtojmë 3-4 lugë gjalp të shkrirë ose vaj dhe 1 gotë kos, në të cili paraprakisht kemi tretur një lugë të vogël sodë. Përsëri përziejmë dhe shtojmë 3 gota rrafsh me miell.Masën e përftuar e rrahim me lugë druri edhe për 10 min, pastaj e zbrazim në formën e tortës të lyer me gjalp dhe të spërkatur me miell. Tortën e pjekim në furrë mesatarisht të nxehtë dhe pasi të ftohet e presim horizontalisht në 2 gjysma.

Ziejmë shurup të hollë nga 1 gotë ujë dhe 1 lugë rrafsh me sheqer dhe me këtë sherbetosim të dyja gjysmat e tortës. Pastaj përgatitim kremin e mëposhtëm: rrahim mirë 150 g gjalpë, veç në enë remi (bakri) ose inoks rrahim 2 vezë me 1 gotë sheqer (këtë proces e kryejmë në të ngrohtë në fund të furrës) deri sa të trashet mirë, që kur e ngrejmë me pirun të mos bjerë menjëherë. Kremin e vezës e heqim nga furra që të ftohet dhe e bashkojmë me gjalpin, duke hedhur lugë-lugë kremin e vezës te kremi i gjalpit dhe duke përzier vazhdimisht. Kremin e përzier e aromatizojmë me esencë limoni dhe kakao. Me 1/3 e kremit mbushim tortën, kurse me 2/3 e kremit sipërfaqen dhe anët e tortës/ Nga sipër spërkatim me arra të prera ose me bajame të pjekura.

_________________
Death by fire is the purest death! - Melisandre of Asshai
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ajka

Ajka


Female Numri i postimeve : 19
Join date : 19/03/2013
Age : 36
Location : Tirane

Ambëlsina Empty
MesazhTitulli: Biskota ekonomike   Ambëlsina EmptySun 13 Oct 2019, 12:37

Biskota ekonomike

Rrahim mirë 5 vezë me 1 filxhan çaji sheqer, shtojmë 1 lugë sodë amoniakore, rrahim përsëri, pastaj përzierjen e lëmë të pushojë 2 orë.

Shtojmë 1 filxhan kafeje gjalp të shkrirë dhe miell, aq sa brumi të dalë me fortësi mesatare. E ndajmë brumin në 4-5 pjesë, secilën pjesë e hapim petë, me trashësinë e petkave dhe i presim me formë. Biskotat i vëmë në tavën e lyer, pjesën e sipërme të të cilave e shpojmë me pirun dhe i pjekim në furrë të mesme, deri në ngjyrë trëndafili të zbehtë.

_________________
Death by fire is the purest death! - Melisandre of Asshai
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ambëlsina Empty
MesazhTitulli: Re: Ambëlsina   Ambëlsina Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ambëlsina
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Gatimi besëlashtë-
Kërce tek: