FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pse kemi nevojë për Besëlashtën?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Pse kemi nevojë për Besëlashtën? Empty
MesazhTitulli: Pse kemi nevojë për Besëlashtën?   Pse kemi nevojë për Besëlashtën? EmptySun 18 Apr 2021, 00:07

Pse ka nevojë për Besëlashtën?
- Populli shqiptar gjendet në krizë të madhe shoqërore, politike, ekonomike, morale, kulturore. Popullit shqiptar i mungon një elitë që kultivon vlera, përkundrazi që të gjithë, politikanët, biznesi, estrada, kleri, etj. kultivojnë antivlera. Kulturën e ka dominuar tallavaja, këngët kushtuar narkotikëve, konsumi, luksi, politikën e ka dominuar korrupsioni, pafytyrësia, ndërsa ekonomia është shkatërruar e populli po ikën në shtete të jashtme. Të gjitha problemet mund të përmblidhen në një pikë të vetme e që është Mënyra e të Menduarit. Kur ndryshon filozofia e jetës, ideologjia, besimi, atëherë ndryshon çdo gjë tjetër. Feja është ADN-ja e mënyrës së jetesës, çdo qytetërim në botë ka si bazë fenë dhe madje emërtohen sipas fesë (qytetërimi budist te mongolët, pagano-kristian nëpër Evropë, islamik te raca e kaftë, etj.)
- Nëpër Evropë kudo po vërehet ringjallja e paganizmit krahas fuqizimit të së djathtës ekstreme, shqiptarët nuk guxojnë të vonohen. Duhet të ecin në të njëjtët hapa, dhe për këtë nuk mjafton të shkruarit në rrjet, portale, e revista, por duhen hapa konkretë në veprimtari fetare.
- Paganizmi ka kufij kombëtarë, sikurse feja judaike që është e kufizuar brenda etnisë çifute, ashtu edhe fetë pagane secila i takon popullit të vet përkatës. Si i tillë paganizmi apo në rastin tonë Besëlashta, ka rëndësi në ruajtjen e substancës kombëtare. Ne kemi një diasporë të gjerë me numër të madh njerëzish, saqë më shumë shqiptarë gjenden në diasporë sesa në trojet shqiptare brenda gadishullit. Kjo diasporë në kushtet e tanishme mund të asimilohet tërësisht, de kjo do të ishte humbje e jashtëzakonshme për neve. Identiteti i tyre mund të ruhet në një mënyrë dhe VETËM në një mënyrë: me anë të Besëlashtës.
- Besëlashta do të kufizonte martesat me të huaj, dhe kështu do të ruante substancën kombëtare nga asimilimi. D.m.th. që një gjë e tillë është ndalesë fetare.
- Besëlashta ruan kulturën tonë mijëravjeçare. Në të vërtetë vetë Besëlashta, është tërësia e atyre praktikave dhe besimeve të lashta që për fat të mirë janë ruajtur deri në ditët tona, sa përmes trashëgimit kulturor brez pas brezi, po aq edhe përmes shkrimeve që na i kanë lënë shkrimtarët e lashtë ose edhe përmes gjetjeve të nëndheshme. Besëlashta është kultura kombëtare, duke e mbajtur këtë fe mbajmë kulturën tonë. Dhe kultura jonë nuk është variant i asnjë kulture tjetër, por është kulturë unike që s'ka të ngjashme në botë.
- Besëlashta na mëson si të ndihmojmë njëri tjetrin. Njerëzit nuk janë gjithnjë në të njëjtën gjendje, dhe nuk janë gjithnjë në gjendje të mirë. Dhe fatet ndërrohen, "sot ti e nesër ai tjetri". Besëlashta na mëson se si të ndihmohet ai të cilit i digjet shtëpia, atij që s'ka mjaft për të ngopur veten dhe fëmijët, atij që ka prirje për tu arsimuar por jo edhe mundësi të mjaftueshme, atij që është i sëmurë, atyre që kanë mbetur pa prindër. Teprica e parave që dikush i ka, është njësoj sikur dhjami që është tepricë e trupit. Besëlashta na mëson që të heqim këtë 'dhjamë' nga paratë tona, duke ndihmuar vëllezërit. Besëlashta na mëson të ndihmojmë edhe në mënyra tjera: të ndihmojmë njëri tjetrin në luftë, me armë, municion, ushqim, e krah lufte, të ndihmojmë me strehim; ata që janë në një vend të sunduar nga të huajt të ndihmojnë shqiptarët e posa ardhur për t'u vendosur e për të gjetur bukën e vet me punë, etj.
- Besëlashta na mëson si të lindim shumë fëmijë, për t'u shtuar numri i shqiptarëve; si t'u lëmë fëmijëve emra shqip, etj.
- Besëlashta mundëson edhe mbajtjen e një politike kombëtare. Ashtu sikur prijësit e vendeve arabe kanë qëndrime islamike, prijësit e vendeve evropiane kanë qëndrime krishtera edhe prijësit e vendeve tona mund të kenë qëndrime pellazgo-ilire në politikë.
- Me Besëlashtën, ne krijojmë një komunitet të fortë fetar dhe kombëtar nga Londoni në Kurdistan, shumë më të fuqishëm se sa komunitetet hinduse, muslimane, ose afrikane.
- Dhe në fund, Besëlashta është zëri i zotave të lashtë, që na thërret për të besuar.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Pse kemi nevojë për Besëlashtën?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqiptarët në Mal të Zi,
» Nostradamusi për Besëlashtën (profeci)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Politikë-
Kërce tek: