FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shpirti ilirik

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Shpirti ilirik Empty
MesazhTitulli: Shpirti ilirik   Shpirti ilirik EmptySun 10 Aug 2014, 09:30

Hans Gynther, në librin e tij "Elementet racore të historisë europiane", radhit veçoritë shpirtërore të racës ilirike.

Cito :
Anëtarët e kësaj race janë karakterizuar nga një forcë e ashpër dhe nga drejtësia, nga besnikëria e veçantë, me një ndjenjë ndaj nderit dhe dashuri për shtëpinë, me trimëri dhe një vetëdije të caktuar.

Njeriu dinarik është karakterizuar nga një ndjenjë e ngrohtë për natyrën, nga një dashuri e fortë për shtëpinë, dhe një frymë e e krijimtarisë në modelimin e rrethit të vet, që ky modelim të jetë i urdhëruar nga ai vetë, në shtëpi, zakone dhe në mënyrën e të folurit.
Për të gjitha këto veçori që i përmend autori, shqiptarët janë më se të famshëm. Drejtësinë e gjejmë tek praktikat e parreshtura kanunore gjatë shekujve, ku pala e padrejtë në fund gjithnjë i nënshtrohet gjykimit të drejtë, si dhe tek miratimi i veprave të drejtësisë nga ana e popullit. Vetë mbijetesa e Kanunit tek shqiptarët shpjegohet me dashurinë e tyre për drejtësinë. Besnikëria, ndjenja ndaj nderit dhe trimëria, poashtu gjenden në Kanun jo thjesht si ligje, por si parime themelore në të cilat bazohet i tërë kanuni. Këto tri karakteristika e kanë përcjellur popullin tonë, të paktën për sa është shkruar historia që nga kohërat mitologjike të pellazgëve, e deri më sot pandërprerë.

Ndjenja e ngrohtë ndaj natyrës, vërehet gjithnjë në mitet dhe kultet e popullit tonë. Kulti i majave malore, kulti i gurit, kulti i drunjve, kulti i tokës, si dhe thellimi i këtyre kulteve në disa besime konkrete si psh. besimi se kur bujku kosit livadhin pranë një pylli të virgjër, zana e malit do të djegë barin e tharë (sanën), besimi se disa troje janë të nëmura dhe po u ndërtua aty shtëpia, nuk vete jeta mbarë për atë familje etj. Këto besime e kanë zanafillën tek besimi se demoni i natyrës ndëshkon për prishjen e natyrës nga njeriu, ndërsa ky besim rrjedh nga dashuria ndaj natyrës. Irritimi i njerëzve për shkak të gjuetisë së tepruar, prerjes së tepruar të drunjve, dhe shkatërrimeve të tjera të natyrës, vërehet ende sot nëpër trojet tona si në fshatra ashtu edhe në qytete, dhe jo vetëm tek një klasë e shkolluar, por deri edhe tek analfabetët, dhe ka qenë e pranishme që në kohërat kur nuk kishte fare shkollë në trojet tona. Këto ndjenja ndaj natyrës, nuk rrjedhin nga ndonjë edukim ose propagandë, por janë ndjenja të lindura siç e ka vërejtur dhe Hans Gyntheri.

Dashurinë ndaj shtëpisë e gjejmë gjithashtu në Kanun. Aty ndalohet hyrja e një të huaji në shtëpinë e tjetrit, pa lejen e të zotit. Kjo konsiderohej shkelje dhe dënohej me 500 grosh gjobë asokohe. Kanuni shprehimisht thotë "Shpija e thyeme ka 500 grosh". Po të bëjmë një krahasim, del se gjoba është mjaft e lartë, duke qenë se gjaku i një njeriu, apo një vrasje lahej me një gjobë prej 3.000 groshë, pra shkelja e paligjshme e trollit të huaj, është dënuar me një gjobë sa 1/6 e gjobës për vrasje. Por dashuria ndaj shtëpisë shtrihet në një rrafsh edhe më të gjerë: dashuria ndaj atdheut. Kjo ka bërë që të zhvillohen beteja të pandërprera gjatë shumë shekujve kundër robëruesve të huaj në trojet tona.

Në studimet historike, për përkatësinë etnike të një fisi a një populli parahistorik, përveç veçorive racore, gjuhësore, të dhënave historike etj, duhet të merret parasysh edhe krahasimi i këtyre shprehive psikike. Iliada nuk na thotë gjë për racën e luftëtarëve të Trojës kur përmend bjondë, zeshkanë, sykaltër, a flokëkuq. Por Iliada na tregon qartë për karakterin shqiptar të atyre luftëtarëve, ndërsa flet për shprehitë psikike të tyre, ku më të spikaturat janë nderi (për të cilin u bë lufta), trimëria, besnikëria, etj.

Ky është shpirti i racës tonë ilire, shpirti i popullit tonë shqiptar. Është shpirt i lindur, i trashëguar përmes gjakut, nga prindërit tek fëmijët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shpirti ilirik
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rrugët në gadishullin ilirik

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Antropologji fizike & gjenetikë & demografi-
Kërce tek: