FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Mjalti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Mjalti   Sat 28 Feb 2015, 21:17

MJALTI (1)

Vlera superiore e mjaltës është, jo në sasinë e tepërt të sheqernave (76% karbohidratet) , por në efektet e saje biologjike, p.sh. mikroelemente, enzimat dhe fermentet. Thuaja në asnjë ushqim që ne e përdorim, nuk ka përbërje më biologjikisht të freskëta si në mjaltë. Bioefektet, enzimat dhe materiet eterike ruhen më se miri në mjaltë.







Mjalti me ligje ndërkombëtare trajtohet si ushqim i zakonshëm, sidomos mjaltin e konsiderojnë si ëmbëlsire ose produkt me të cilën bëhen ëmbëlsirat shtëpiake ose industriale.

Historia antike thotë se mjaltin e kanë përdorur zotat e atëhershëm ose njerëzit e shenjt dhe nënkupton ushqimin specifik dhe të rrallë, kurse filozofet e vjetër edhe inteligjenca njerëzore e kanë përdorur si ushqim delikates dhe si ushqim shërues.

Nga histori mësojmë se mjalti është përdor si ushqim delikates, si ëmbëlsire dhe si ilaç. Në të vërtet, mjaltin mund ta përdorim si të duam e më e rëndësishmja është që në të kemi dobi nga ky produkt i mrekullueshëm.



Interesi i industrisë dhe i politikës nga mjalti



Rekomandohet që mjalti të konsumohet sa më shumë, që të ketë vende punë dhe fitim sa më të madh, ku ndërkohe bletari i rrit rendimentet bujqësore shumëfish: bletari përfiton nga mjalti, bujqit përfitojnë nga prodhimet bujqësore, kurse ekonomia politike e ka përfitimin e përgjithshëm.

Pushtetarët e mëhershëm kërkonin që të ketë sa më shumë prodhim të mjaltës, po ashtu edhe sa më shumë konsumues, kjo nënkupton që edhe politika e sotshme kërkon të njëjtën gjë.

Mbretërit dhe të pasurit e kanë përdorur (dhe e përdorin) si ushqim delikates (për kënaqësi shpirtërore), kurse në anën tjetër dijetaret e kanë përdorur (dhe e përdorin) si ushqim shërues.

Cilin nga këta shembuj duhet ta zgjidh sot njeriu? P.sh.: për përfitime ekonomike, për shije delikates - si ëmbëlsire, apo si ilaçe për mjekime. Me siguri gjeja më e rëndësishme është për shërim, për mjekim, pra për ilaç!

Bletarët mendojnë se duhet të behet propagande që të shitet dhe prodhohet sa ma shumë, e unë (autori i këtyre shënimeve) mendoj se është ide e gabuar, sepse në ketë rast, bletarët në mënyrë të vazhdueshme koncentrohen në prodhimin e sasisë më të madhe të mjaltës, e jo në cilësinë e mjaltës.

Kur të ka sasi të madhe çmimi i mjaltës është më i ultë dhe kualiteti i saj më i dobët. Sa ma shumë që përdoret mjalti për kënaqësi si lloj ëmbëlsire, aq më shumë prishet cilësia e tij, si çdo ushqim tjetër që konsumohet në tërë boten në këtë rrafsh. Mirë është që mjalti të përdoret si ilaç e jo vetëm si ushqim. Nuk është mirë vetëm ta mbushim barkun, por është mirë të kemi dobi shëruese nga mjalti.

Një prej dijetareve dhe filozofeve të kombit si dhe shumë filozof të njerëzimit kanë thënë se mjalti përmban në vete gjysmën e medicinës botërore, element që edhe ekzistojnë padyshim në mjaltë, siç janë substancat më të rëndësishme të njeriut: fermentet dhe enzimat, elementet dhe mikroelementet, përfshirë të gjitha llojet e vitaminave. Pastaj sheqernave (sakarozë, fruktozë, glukozë), si dhe materiet kimike (kalium) dhe efektet biologjike (bioefektete). Substancat më të rëndësishme të njeriut gjenden në mjaltë dhe ruhen më se miri (në mjaltë këto substanca të rëndësishme ruhen me vite të tëra). Në ushqimet e përditshme nuk mund të ruhen sikur në mjaltë.



Përbërja e Mjaltës



Në mjaltë ka: 76% karbohidrate (këto janë sheqerna të luleve dhe të pemëve), 18 deri 20 % janë ujë , 2 deri në 4 % janë elemente të rëndësishme që i duhen njeriut.

Pikërisht për këto elemente mjaltin e konsiderojmë shumë të rëndësishëm për shëndetin e njeriut .

Si krahasim të elementeve të mjaltës, në një kg (1000 gr.), gjinden afro 30-40 gr. substanca shëruese të cilat mjekësia i quan fermente enzime, koenzime, bioefekte, elemente dhe mikroelemente, sheqerna të fryteve etj.

Kjo na jep të kuptojmë se në ushqimet e përditshme shumë më pak gjenden elementet që i ka mjalti.

3 deri 4 % të substancave të mjaltës gjenden në një kg mjaltë, kurse në ushqime tjera ky 3 deri në 4 % i elementeve të mjaltës, duhet të përfitohet nga shumë e shumë kilogram!



Në cilat ushqime ka fermente?



Fermentet dhe enzimat gjenden edhe në kos, vere dhe birre, por në asnjërin ushqim tjetër nuk janë më të freskëta e më të ruajtura se në mjaltë.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Mjalti   Sat 28 Feb 2015, 21:17

Si ta përdorim mjaltin?



Mjaltin nuk bën ta gëlltisim si çajin, ujin, kosin apo si ushqime tjera, por mjaltin e mbajmë në gojë, sikur të jetë djathë apo buke. Sa më gjatë që e mbajmë në gojë, aq më shpejtë depërton në gjak, dhe në këtë raste, na shërben si materie shëruese biologjike. Mjalti, sa më gjatë që tretet në gojë përmes gjëndrave pështymore, aq më efektive është për shëndetin e njeriut.

Nëse mjalti pihet apo gëlltitet, pa e mbajtur në gojë, kalon direkt në lukth, ku lukthi i ka materiet për tretjen e ushqimit dhe drejtpërsëdrejti dobësohen efektet biologjike, sidomos enzimat dhe mbesin vetëm materiet dhe karbohidratet (sheqernat) që për shëndetin e njeriut munde të jenë të tepërta.

Vlera superiore e mjaltës është, jo në sasinë e tepërt të sheqernave (76% karbohidratet) , por në efektet e saje biologjike, p.sh. mikroelemente, enzimat dhe fermentet. Thuaja në asnjë ushqim që ne e përdorim, nuk ka përbërje më biologjikisht të freskëta si në mjaltë. Bioefektet, enzimat dhe materiet eterike ruhen më se miri në mjaltë.



Sasia e të përdorurit të mjaltës



Në radhe të pare duhet të dimë se mjalti për ke duhet të përdoret... si, sa dhe kur!



Po e fillojmë p.sh. për fëmijët:

Fëmija prej 1 deri në 3 muajsh, mundësisht mos të ushqehet me mjaltë, sepse fëmija është në njëfarë mënyre pasiv, e në këtë rast nuk ka si ta harxhon atë energji të fortë. Por në vend të fëmijës, mjaltin është mirë ta përdor nëna e cila e ushqen fëmijën me qumështin e vetë. Derisa fëmija i vogël ushqehet kryesisht me qumështin e nënës, duhet të dihet se qumështi qoftë i nënës apo i lopës ka përmbajtje të madhe të laktozës, që nënkupton lloj sheqeri, dhe në këtë raste mjalti mund të jetë i tepërt për fëmijën e vogël dhe i mundimshëm.

Sasia e tepërt e karbohidrateve (sheqernave) në organizëm të fëmijës krijon nervoz, uri dhe sëmundje të tjera (dobëson inteligjencën dhe freskinë e fëmijës). Po ashtu edhe të të rriturit ndikon negativisht sasia e tepërt e karbohidrateve (sheqernave).

Fëmija i cili fillon të eci zhagas për toke apo në këmbë, organizmi i tij fillon të paraqet kërkesa më të mëdha për energji. Sistemi i tretjes aktivizohet dhe aftësohet për nevoja edhe më të mëdha të ushqimit.

Mos të harrojmë, kjo vlen si për fëmijë edhe për të rritur. Ai që dëshiron të konsumoj mjaltë le të konsumoj sa të dojë, por me kusht që sheqernat tjerë mos t'i përdor fare ose t'i rralloj dukshëm. P.sh. sasinë e qumështit, ëmbëlsirave të ndryshme, pemëve të ëmbla, sheqernat që përdoren në kafe ose në çaj etj., duhet të reduktohen ose mundësisht, të mos përdoren. Nëse përdoret mjalti dhe ushqimet e tjera të ëmbla, në vend se të ketë efekt pozitiv, mund të ketë efekt negativ.

Rreziqet duhet t'i zvogëlojmë e jo t'i rrisim, të keqen duhet ta zvogëlojmë e të mirën ta rrisim, kjo është motoja ime, prandaj ju lus, nëse doni dikë ta shëroni (edhe vetveten), mjaltin kurrsesi mos e përzieni me sheqerna të tjerë, sepse nuk është mirë për shëndetin e fëmijëve dhe të rriturve.



Ku gjenden më së shumti karbohidratet (sheqernat)?



Në 100 gr. oriz gjenden deri në 80 gr. karbohidrate, në 100 gr. Shpageta, po ashtu, gjenden deri në 70 gr. karbohidrate, në 100 gr. bukë gjenden deri në 50 gr. karbohidrate, në 100 gr. sheqer gjenden 100 gr. karbohidrate, në 100 gr. molle janë 12 gr. karbohidrate, në 100 gr. banane janë 20 gr. karbohidrate, në 100 gr. patate janë 15 gr. karbohidrate, po ashtu, edhe mjalti i ka në 100 gr. deri në 78 gr. karbohidrate.

Perimet tjera: Lakra, lulelakra qepa, presha, etj., kanë më se pakti karbohidrate më krahasim me pemët.

Nëse mjaltin e përdorim për shërim, automatikisht i largohemi ose i rrallojmë sheqernat tjerë, sepse sheqernat që gjenden në ushqimet të ndryshme janë më të dobëta se sheqernat e mjaltës.



Sa i duhen sheqernat njeriut?



Brenda 24 orëve njeriut i duhen afër 50-60 gr. sheqerna. Për fat të keq tradita e ushqimit njerëzor, sheqernat i konsumon shumë ma tepër se sa i duhen organizmit. Supozohet se i përdorim ndoshta edhe 70-800 gr. karbohidrate në ditë. Sipas shkencëtarëve thuhet se zhvillohen deri në 3000 sëmundje të ndryshme nga përdorimi i tepruar i sheqernave.

Hulumtimet shkencore na kanë bërë të ditur se sheqernat e tepërt (të panevojshëm) me të cilët e ngarkojmë organizmin, janë të dëmshëm, sepse organizmi detyrohet të marr masa shtesë për tu mbrojtur nga këta sheqerna të tepërt. Qelizat B, që janë të afta të krijojnë hormonet e insulinës, sterngarkohen me punë dhe shpesh herë nuk mund ta shfrytëzojnë energjinë e sheqernave.



Adoleshentët, të rritur dhe të moshuarit



Mjaltin e përdorin sipas rregullave të mësipërme, edhe ata të cilët e përdorin për probleme shëndetësore, por dhe ata që nuk kanë probleme shëndetësore, por e përdorin si preventiv. Gjithmonë vihet si parim thelbësor, që gjatë konsumimit të mjaltës, të rrallohet konsumimi i ushqimeve tjera, kryesisht ato ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të sheqernave si, p..sh. llojet e pemëve me koncetrim të madh sheqeri, ëmbëlsirat e kuzhinës etj. Parimi i të përdorurit të mjaltës nuk është vetëm si ilaç përmes të të ushqyerit, por, pa dilemë, mund ta përdorim edhe për kozmetik, për zbutjen e dhimbjes në rast të lëndimit të ndonjë pjese trupore si dhe për ndonjë dezinfektim p.sh. në plagë të hapura, qoftë në pjese të trupit ose të gojës.

Nëse mjaltin e përdorim vetëm me produkte biologjike siç janë: kosi, qumështi, çaji, lëngu i pemëve, etj., me këtë kombinim përfitohet ilaçi i natyrshëm pa efekte të kundërta, por mjalti, dhe të gjitha këto gjëra që i cekëm, trajtohen shumë natyrshëm, në të njëjtën kohë, edhe me barnat farmaceutike. Solucionet biologjike përdoren për ta zbutur strukturën e mjaltës që të mos jetë shumë ngjitëse dhe e mërzitshme. Mjaltin mund ta përdorim në format e dëshirueshme, pa ndonjë filozofi ose teknike shkencore - thjeshtë, p.sh. nëse është gjuri i lënduar, e marrim një rrobë leshi të dhenve, ku e qesim mjaltin, ja vejmë gjurit në pjesën e lënduar, në mënyre të thjeshtë, e lëmë ashtu një kohë që pjesa e lënduar t'i thithë materiet e mjaltës deri në substancën më të rëndësishme të trupit tonë, dhe pas disa përdorimeve e fitojmë një ndjenjë shëruese.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Mjalti   Sat 28 Feb 2015, 21:17

MJALTI (2)

Në laboratorin austriak, mjalti i Therandës ka rezultuar si mjalti më i mirë në Evropë. Kualitetin e mjaltit e arsyeton pozita e mirë gjeografike që e ka Theranda. Është e rrethuar me fusha e kodra shumë të pasura me bimësi; rrënjët e Alpeve përfundojnë deri në rrethinën e Duhles; lartësia mbidetare prej 400 metrave deri në 1600 m; llojshmëria e bimëve mjaltëdhënëse ku luan rol shumë të madhe në kualitetin e mjaltit, dhe ka rreth 2500 lloje të bimëve të ndryshme.





Si ta përdorim mjaltin?



Preferohet që ta përdorim para ushqimit ose menjëherë pas ushqimit për arsye se mjalti përmban edhe sheqerna në vete dhe mund të jetë ushqim ideal për t'i ushqyer bakteret e dhëmbëve. Menjëherë pas përdorimit të mjaltës është mirë të pastrohen dhëmbët.



Mjalti: kur përdoret, ku përdorët, sa përdoret, si përdoret, pse përdoret?



Kur përdoret mjalti?

Në mëngjes lyhet një risk me buke ku qitet pak gjalpë, pak mjaltë. Hahet vetëm si mjaltë, një deri në dy luge të çajit, para ushqimit ose pas ushqimit dhe, si zakonisht, duhet pastruar dhëmbët. Mjaltin e përdorim edhe kur jemi të uritur, kur punojmë kur merremi me sport, sepse është kompensim i mirë i energjisë. Natyrisht, mjalti përdore edhe si ilaç.



Ku përdoret mjalti?

Përdoret për varrë të hapura në trup si dhe në gojë. Mjalti përdoret si kozmetike - munde të zbutet me qumësht, me vezë, ujë apo me ndonjë lëng perimesh ose pemësh. Mjalti përdoret për çdo lloj ëmbëlsire... mjalti përdoret më së shumti në industrinë e ushqimit.



Sa përdoret mjalti?

Mjalti përdoret 1 deri 3 herë në ditë, varësisht prej kërkesave dhe nevojave të personit. Maksimalja në ditë është 100 gr. mesatarja është 50 gr. minimalja është 20 gr. Vlen të përmendet: sportisti e përdor ndryshe, plaku ndryshe, fëmija ndryshe dhe i sëmuri ndryshe.

Më së shumti guxon ta konsumon mjaltin sportisti dhe punëtori i cili punon shumë fizikisht - deri në 100 gr., që u cek edhe më herët, por me kusht që ëmbëlsirat tjera mos t'i përdor.

Më se paku guxon ta përdore plaku ose fëmija i vogël, sepse këta të dy lëvizin shumë pak ku kërkesat e nevojave për energji i kanë më të vogla në krahasim me sportistin dhe punëtorin.

I sëmuri, mjaltin e përdor sipas gjendjes fizike dhe peshës që e ka.

Nëse i sëmuri ka mbipeshë dhe është me diabet, mjaltin duhet ta përdor në mas shumë të kufizuar dhe të këshilluar. Ai i cili ka peshë normale dhe është i sëmure për ndonjë arsye i lejohet të përdor një mesatare të sasisë prej 20 deri në 40 gr.

Kurse nga mjekësia e dimë se njeriut i mjaftojnë 50 deri në 60 gr. sheqerna në ditë (siç e kemi cekur në shembullin e lartpërmendur), prandaj çdo njeri i shëndoshë ose i sëmurë, punëtor ose sportist, duhet ta dijë masën e sheqernave që duhet ta përdore. Vlen të përmendet edhe një shembull: sasitë e tepërta të sheqernave e të karbohidrateve, nëse përdoren në sasi të tepërta, janë më të dëmshme se yndyrat. Si krahasim: njeriu mund të hajë shumë karbohidrate, ndoshta edhe 10 fish më shumë se sa që i nevojiten organizmit, dhe prapë nuk është në gjendje ta hetoj këtë rrezik, kurse yndyrë, nuk mund të hajë shumë, se njeriu ngopet nga yndyrat, edhe mjalti është ai që ka shumë sheqerna në vete dhe nuk ka fare yndyrë. Me sheqerna dhe karbohidrate nuk është për tu bërë shaka, dhe ky problem është shumë serioz në kohën e sotme.



Ose mjaltin ose sheqerna tjera!

Ose mjaltin ose bukën e orizin!

Ose mjaltin ose pemët!

Ose mjaltin ose ëmbëlsirat!



- 30 gr. mjaltë - bëjnë 25 gr. sheqerna;

- 100 gr. mollë - bëjnë 12 gr sheqerna;

- 100 gr. bukë - bëjnë 40 gr. sheqerna;

- 30 gr. oriz - bëjnë afër 20 gr. sheqerna

- 100 gr. banane - bëjnë afro 24 gr. sheqerna...

Gjithmonë, nëse dëshirojmë ta përdorem mjaltin për ilaç, në të njëjtën kohë, duhet të gjitha gjerat tjera që kanë ëmbëlsira, të reduktohen ose të zëvendësohen me mjaltë.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Mjalti   Sat 28 Feb 2015, 21:18

Pse e përdorim mjaltin?



Sepse vlerat biologjike që i ka, i ruan shumë të freskëta, bioefektin e ka drejtpërsëdrejti, efektin e ka, sidomos kur mjaltin e mbajmë sa ma gjatë në gojë. Mjaltin nëse e përpijmë, në lukth, përmes thartirës se tretjes, atij i dëmtohen vlerat ushqyese siç janë bioefektet e ndryshme dhe enzimat. Nëse është fjala për atë, i cili dëshiron ta hajë si ëmbëlsire mjaltin, nuk është patjetër të konsumohet çdo ditë.

Mjaltin nuk është mirë ta vlojmë ose ta qesim në ujin në temperatura të larta, as në qumështin tepër të ngrohur, sepse temperatura shumë e lartë, mbi 45 grade, ia dëmton ose ia humbë efektin e vlerave biologjike që ka. Temperatura sa ma e lartë, aq ma shumë i dëmton vlerat biologjike.



Llojshmëritë e mjaltës



Mjalti vilet në pranverën e vonshme, në fillim të verës, në fund të verës edhe në fillim të vjeshtës.

Ka mjaltë të luleve të gështenje, bagremit (Akacia), livadhi, pishave, të pemëve dhe llojeve të ndryshme të drunjve. Këtu ka mjaltë që është shumë e lehtë për ta ngrenë dhe shumë e rende. Sa ma e lehtë që është, aq më pakë dhe më të theksuar e ka aromën. P.sh. bagremi, gështenjat, blini, është njëllojshmëri e produktit edhe e ka aromën e vete të theksueshme. Kurse mjalti i livadheve i ka aromat e kombinuara për shkaka të shumëllojshmërisë se luleve. Ne njëfarë mënyre është sikur llojshmëria (aroma dhe shija) e shumë pemëve dhe shumë drunjve të ndryshëm.

Dallon mjalti i letë prej mjaltit të fortë .

Mjalti i letë ka më pake llojshmëri të luleve, është më i letë për t'u ngrenë, ka aromë më të theksuar edhe efektet shëruese i ka më të dobëta se mjalti i fortë.

Mjalti i fortë ka shumëllojshmëri të aromave (deri në 150 lloje të aromave), të lë një përshtypje se aromën nuk e ka të mirë, kurse në të vërtetë, kjo ka shumë ma shumë efekt shërues se mjalti i letë.

Mjalti i letë është ai që vilet shumë herët, kur ka kullos të shkurtë, ose është vjel vetëm prej nj lloji të luleve dhe shpeshherë duket se është më i shijshme se mjalti i fortë.

Mjalti i fortë është ai që vilet shumë vonë. Bletët e kullosin nektarin prej fillimit të pranverës deri në fillim të vjeshtës. Mund të paramendoni sa lloje të aromave munden të jenë në këtë mjaltë, prandaj ky lloj mjalti duket shumë i rëndë dhe, pikërisht për këtë, ka efekt më të madh shërues.

Mjalti i fortë përdoret për të gjitha llojet e sëmundjeve, përpos lukthit, edhe atë, ai që ka problem me lukth, është mirë që ta forcoj lukthin vetëm përmes dozës shumë të vogël të këtij mjalti, siç është e preferuar nga mjekësia sot të përdoret mjalti i bagremit sepse është shumë i lehtë.



Mbajeni mend: mjaltë të keqe nuk ka, por ka mjaltë të lehtë dhe mjatlë të fortë... dhe shumë të fortë



Çfarë janë masat mbrojtëse të bletarisë?



Për ta ruajtur gjendjen shëndetësore të bletarisë, bletari i përdor disa masa mbrojtëse. Kundërshtarët e bletëve janë parazitet e ndryshëm, rriqra, morrat, kërpudhat, bakteret, viruset, fluturat, miu dhe shpezët e ndryshme. Edhe bletari është i detyruar t'i mbrojë shoqëritë e bletëve nga armiqtë e sajë.

Bletari profesionist, trajtimet mjekësore i bënë në hapësirën ku jeton ëma (mbretesha), ku zhvillohen larvat dhe bletët e reja ose, më së miri, që të kuptojmë ku gjendet pjelloria e shoqërisë. Bletari profesionist, bletët i lenë në katin e parë ose edhe në të dytin, dhe në këtë rast, këtu i përdor të gjitha preparatet mbrojtëse kundër paraziteve të bletëve.

Për dallim nga ushqimet tjera mjaltin, në njëfarë mënyre, mund ta seleksionojmë për një cilësi më të mirë edhe pse është disi e komplikuar.



Çfarë bënë bletari që të na dhuron mjaltin me cilësi të mirë?



Bletari i mirë nuk lejon që mjaltin e përzier me ilaçe të ia shes klientëve, por këtë lloj mjaltë të përzier me ilaçe, e shfrytëzon si ushqim rezerve për dimërimin e bletëve.

Në katet ku gjendet pjelloria, mjalti nuk merret dhe nuk është mirë të përdoret për ushqim të njeriut, mirëpo edhe kjo mjaltë mund të hahet, bile gati nuk hetohet. Kur dihet që të gjitha llojet e tjera të ushqimeve që përdorim, përdoren preparatet kimike siç janë: antibiotiket, insekticidet, pesticidet, akaricidet, herbicidet dhe shumë preparatet tjera. Bujqësia e tërë botës na prodhon ushqime me preparate artificiale. Gjithçka që hamë në tryezën tonë, për fat të keq, nuk janë më biologjike as të freskëta .

I vetmi mjalti mundet të ndahet nga mjalti i trajtuar me preparate kimike. Si bëhet kjo ndarje: në katin e parë dhe të dytin, gjendet pjelloria e amës, aty ku zhvillohet familja e një shoqërie, kurse mbi katin e dytë, vendoset kati i tretë e i katërt, ku në këtë rast, këtu nuk ka të drejtë e ëma t'i zhvilloj larvat e saj. Natyrisht, në katet e tjera që i shtohen, janë të rezervuara për vjeljen e freskët të nektarit. Mbasi të mbushen me nektar këto dy kate të mësipërme, brenda një kohë të caktuar, bahet vjelja e mjaltës se pjekur ku mund të thuhet me një fjalë - mjaltë e pastër e papërziere me ushqime dhe me medikamente të një shoqërie bletësh.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Mjalti   Sat 28 Feb 2015, 21:18

Cilësitë e mjaltit dhe pozita gjeografike



Edhe në këtë rast na preokupon kureshtja se çfarë mjaltë do të jetë ky që e blejmë tash ose që e kemi blerë më herët! Athua është i mirë, origjinal apo jo i mirë? Për këtë shkak shpeshherë konsumatoret e mjaltit kanë dëshire të blejnë prodhimin e atij bletarit që e njohin dhe shpeshherë nuk kanë guxim ta blejnë në shitore, por thjeshtë, dëshirojnë që dikujt t'i besojnë.

Në jetën tonë të përditshme blejmë edhe gjera të ndryshme të ushqimit, p.sh. mish, patate, turshi, sallata të gjelbërta, pemë etj. Sot në treg, pothuajse të gjitha ushqimet që i blejmë, janë të trajtuara me preparate kimike, p.sh.: herbicidet, pesticidet, insekticidet etj. Ka rrush që stërpiket deri në 7 herë në vit si shumë lloje pemësh tjera. Shumë shtazë ushqehen me hormone dhe antibiotik dhe si duket askush nuk ja vërë veshin ose bëhet i shurdhër sikurse nuk po ndodhe asgjë e rrezikshme! Siç shihet, në si konsumator, nuk dëshirojmë të dimë të vërtetën, por prej krejt ushqimeve që i përdorim, edhe pse duken prodhime të bukura, janë edhe të helmuara, përpos ushqimeve të cilat i prodhojnë bujqit në mënyra biologjike.

Po kthehemi të mjalti. Në gjuhën popullore pyetet: athua mos është mjalti i përzier me sheqer apo i falsifikuar? Në këtë rast për tu përgjigjur është vështirë, sepse mjaltët duken gjithnjë si të njëjta, këtë mund ta dimë më së miri nëse i kontrollojmë me refraktometër si dhe në laboratorët biologjikë ose, çka është më e lehta, mjaltin e blejmë të bletari që e njohim më se miri.

Thjeshtë, mjalti për ushqim bën të blihet në shitore edhe pse çmimin e ka të lirë, kurse mjaltin për shëndet, e blejmë të ai që e njohim.

Në format e thjeshta vërehen pak në shije. Nëse një pikë mjaltë e qesim në një pllakë të ngrohur, mjalti i mirë digjet shpejtë, kurse ai që është më i dobët, mbetet si rreshkë e karbonizuar. Nëse e marrim mjaltin me lugë nga kavanozi, sa ma lartë që e ngrisim dorën, pasi është shumë materie e rëndë dhe viskoze, nuk duhet të shkëputët. Këto janë vetëm disa prova të thjeshta, por jo të sigurta, për të përcaktuar cilësi e mjaltit. Problemi, ose dyshimi, tjetër për mjaltin është, nëse edhe mjalti mund të ketë substanca të padëshiruara ose kimike sikur edhe gjerat ushqimore që i konsumojmë në jetën tonë të përditshme. Duhet ta dimë se bleta kullotë nëpër plantacione dhe livadhe që janë biologjike, por edhe plantacione dhe livadhe që nuk janë biologjike! Ajo nektarin e saj e sjelle në kosheret ashtu si e ka gjetur në natyrë. Në realitet, nuk është edhe aq e dëmshme kjo mjaltë e cila është vjelë nga kulturat jo biologjike, por bletishtja, e cila është trajtuar me barna të ndryshme, nuk bën ta përdor këtë lloj mjalti, as njerëzit me shëndet të ligë. Bletarët e sinqertë janë shumë të kujdesshëm dhe të interesuar për ruajtjen e cilësisë dhe kualitetit të mjaltës.

Bletari profesionist e bën punën shumë të pastër dhe të pagabuar, kurse bletari i ri ose bletarët joprofesionist, bëjnë asi lloj gabimesh që e prishin kualitetin e mjaltës si dhe i dëmtojnë shoqëritë e bletëve. Dituria gjysmake i kushton, po ashtu, shtrenjtë, bletarëve.

Për fat të mirë, në trojet shqiptare, janë aftësuar shumë bletarë profesionist. Sidomos në komunën e Deçanit dhe në komunën e Therandës (Suharekës). Vlen të përmendim se vendin e parë në Kosove e mban Theranda ku ka mbi 600 bletar, ndërsa në Deçan janë rreth 350 bletar. Flitet se Korça (e shtetit amë) ka organizatë shumë të mirë të bletarëve.

Në Therandë unë kam filluar t'i njoh disa bletarë të shkëlqyeshëm si p.sh. profesor Shefki Muqa, Hysen Gega, Halil Krasniqi, Naim Gega, Dervish Gashi, Ruzhdi Kuka, Ramiz Zeneli, Enver Osmani e shumë të tjerë. Këtyre bletarëve duhet t’ju falënderohemi, sepse më të vërtetë, prodhojnë cilësi të mirë të mjaltit. Në përgjithësi, bletarët e trojeve shqiptare kanë filluar të bëhen shumë profesionist dhe konkurrues në tregun botëror. Jam i informuar nga bletarët austriake se komuna e Therandës e ka kualitetin e mjaltës shumë të dëshiruar për Evropianët. Në laboratorin austriak, mjalti i Therandës ka rezultuar si mjalti më i mirë në Evropë. Kualitetin e mjaltit e arsyeton pozita e mirë gjeografike që e ka Theranda. Është e rrethuar me fusha e kodra shumë të pasura me bimësi; rrënjët e Alpeve përfundojnë deri në rrethinën e Duhles; lartësia mbidetare prej 400 metrave deri në 1600 m; llojshmëria e bimëve mjaltëdhënëse ku luan rol shumë të madhe në kualitetin e mjaltit, dhe ka rreth 2500 lloje të bimëve të ndryshme. Në këtë pikë territoriale takohen tri klima natyrore siç janë: ajo mesdhetare - që vjen nga gryka e Drinit, kontinentale - që vjen nga lindja, dhe ajo alpine. Këto tri klima krijojnë ambient të veçantë në kualitetin e të gjitha llojeve bujqësore.

Si komuna e Therandës, ka edhe shumë vende të shkëlqyera në trojet shqiptaro-ilire. Janë vende përrallore ku rrjedh qumështi dhe mjalti.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Mjalti   Sat 28 Feb 2015, 21:18

MJALTI (3)

Mjalti më i lehtë dhe më i dobët për shëndetin tonë është ai mjaltë i cili vilet shumë herët ose i cila vilet vetëm prej një lloj luleje mirëpo, vetëm për shërimin e lukthit preferohet të përdoret mjalti i lehtë dhe i dobët, sepse mjaltin e fortë lukthi i sëmur nuk mundet ta përpunoj lehtë. Mjalti i fortë është ai i cila vilet kah fundi i pranverës kur ka edhe lule të shumëllojshme, sidomos të atyre të pemëve dhe livadheve. Kjo mjaltë është më e mirë për shëndetin e njeriut në krahasimi me mjaltin e lehtë.







Gjendja ndërkombëtare e mjaltit



Në vendet më të zhvilluara, siç janë Evropa perëndimore, mjalti është vështirë të jetë i cilësisë së mirë, sepse bujqësia moderne i kufizon kushtet e natyrshme të bletës në përgjithësi. Bujqësia moderne i përdor shumë preparatet kimike dhe ato artificiale për shtimin e sasisë së prodhimeve bujqësore. Bujqësia biologjike, për fat të keq, në botën e zhvilluar nuk është e përparuar aq sa duhet.

Në Kosovë, për dallim me atë vende të Evropës, viset kodrinore e malore i përbëjnë afro 80% të territorit. Këto vise janë të paprekura në një far mënyre nga bujqësia moderne e cila koncentrohet në sasinë dhe cilësinë artificiale të produkteve bujqësore. Për këtë fajtorë janë më se shumti ata që e përdorin ushqimin artificial dhe, patjetër duhet vetëdijesuar kombi ynë që të mësohet të përdor vetëm ushqime biologjike nëse dëshirojmë të jemi të shëndetshëm. Kohëve të fundit sëmundjet kancerogjene , infarktet etj., janë duke bërë skandal në popullin tonë, nga të cilat vdesin shumë njerëz të rinj, vetëm e vetëm se nuk jemi të vetëdijesuar që duhet ta përdorim ushqimin biologjik siç e kemi përdorur para 30 viteve .

Sot është një fat i mirë për prodhuesit e bletarisë, sidomos në rrethin e Therandës, pasi tokat kanë mbetur akoma pa u helmuar nga bujqit e rrezikshëm që punojnë me mjete moderne, të cilëve nuk ju intereson fare kualiteti biologjik as cilësia, por sasia. Preparatet kimike frytet i bëjnë të duken të bukura dhe të qëndrojnë shumë gjatë, por kurrsesi nuk janë të freskëta e as të shëndetshme.

Mjalti më kualitativ, për momentin, është në komunën e Therandës për arsye se shumë pak është e zhvilluar bujqësia moderne e cila prodhon vetëm ushqime artificiale dhe tokat shkon gjithnjë duke i helmuar.



Bletaria dhe Bujqësia



Bletaria ndihmon shumë bujqësinë. Me ndihmën e bletarisë prodhimet bujqësore shumëfishohen, bletari përfiton vetëm nga mjalti, kurse bujqësia dhe natyra fiton deri në 300 herë më shumë dhe i gjithë ky proces është absolutisht ma biologjik. Për momentin e sotëm territoret me të ruajtura dhe më biologjike, të çdo lloj prodhimi, janë viset kodrinore malore, prandaj mjaltët më të shëndosha në komunën e Therandës janë ato të bjeshkëve të: Budakovës , Vraniqit, Maqitevës, Mushtishtit dhe të Grejkovcit.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Mjalti   Sat 28 Feb 2015, 21:18

Mjalti i dobët, i fortë dhe shumë e fortë!



Mjalti më i lehtë dhe më i dobët për shëndetin tonë është ai mjaltë i cili vilet shumë herët ose i cili vilet vetëm prej një lloj luleje mirëpo, vetëm për shërimin e lukthit preferohet të përdoret mjalti i lehtë dhe i dobët, sepse mjaltin e fortë lukthi i sëmur nuk mundet ta përpunoj lehtë. Mjalti i fortë është ai i cili vilet kah fundi i pranverës kur ka edhe lule të shumëllojshme, sidomos të atyre të pemëve dhe livadheve. Kjo mjaltë është më e mirë për shëndetin e njeriut në krahasimi me mjaltin e lehtë.

Mjalti shumë i fortë është ai që vilet shumë vonë - diku kah fundi i gushtit - në rrafshe, dhe kah fillimi i shtatorit - në bjeshke, dhe kjo mjaltë është shumë më e shëndosh për njeriun, sepse në këtë mjaltë ka nektar dhe polen që është vjelë prej pranverës së hershme e deri në vjeshtë.

Mjalti i lehtë ose i hershme mund t'i ketë rreth 50 lloje të aromave. Mjalti i fortë, pak më i vonshëm se ky, munde t'i ketë rreth 100 lloje të aromave, ndërsa mjalti shumë i fortë dhe i vonshëm, mund t'i ketë rreth 150 lloje të aromave.

Nga ky ilustrim i shkurtër, mund ta kemi një sqarim më të qartë rreth mjaltit të lehtë, të fortë dhe shumë e fortë.

Më herët e kemi cekur se mjalti i pastër nuk bën të përzihet me mjaltin që ushqehet ëma dhe shoqëria e bletës për ta ruajtur gjendjen shëndetësore të saje. Bletaria moderne mjaltin e përzier me sheqer e quan - mjalti i pjellorisë, kurse atë të papërzier me sheqerna dhe ilaçe, e quan - mjalti i hojeve.



Mjalti në kuzhinën moderne shqiptare



Edhe unë jam ndër ata që e përdor mjaltin në kuzhinën moderne. Me mjaltë munde të bëhet edhe salca e sallatave të gjelbra, sipas dëshirës mund t'i qitet kosit, qumështit, çajit por me kusht - çajit, qumështit, kafes mos t'u qitet mjalti nëse janë të nxehtë, nëse dëshirojmë ta ruajmë kualitetin e mjaltës.

Mjaltin mund ta përdorim të kombinuar me pemë të ndryshme, zakonisht për ëmbëlsira. Po ashtu, mund të bëhen pije shumë të shëndosha të përziera me alkool dhe verëra të ndryshme.



Ngjyrat e mjaltës



Ngjyrat e mjaltës reagojnë sipas dritës. Nëse mjaltin në kavanoz e mbajmë në vend të errët, i e ruan ngjyrën ashtu si e ka, nëse kavanozin e lemë në vend me dritë, mjalti fillon të behet më i mbylltë, sepse nektari dhe poleni përmbajnë në vete pigmente dhe ngjyra të ndryshme.

Mjalti i cili vilet nga lulja e bagremit e ka ngjyrën shumë të çeltë, ndërsa mjalti i cili është i bjeshkës dhe ai verës shumë të nxehtë, është më i mbylltë (errët).



Si ruhet mjalti?



Mirë është të ruhet në vende të errëta, të pastra, të flladshme - të mos jetë, as shumë ftoftë e as shumë nxehtë. Nuk është mirë që mjalti të qëndroj në frigorifer pasi ai bëhet shumë i trashe dhe kristalizohet shpejtë. Të ftohtit dhe të nxehtit e lartë e dobësojnë kualitetin e mjaltit.



Kemi mjaltë të hollë (të lëngtë), të kremizuar dhe të kristalizuar!



Mjalti i lëngtë është i freskët dhe mund të ruhet së paku 6 muaj pa u kristalizuar. Mjalti i cili kristalizohet para 6 muajve duket si më i butë, kokrrat e kristalizuara i ka më të imta, kurse mjalti që kristalizohet mas 6 muajve, ose më ngadalë, kokrrat e kristalizuara i ka më të trasha.



Çka është mjalti i kristalizuar?



Është sikurse mjalti i zakontë edhe pse duket si diçka e tjetërsuar në shije dhe në pamje, por vlerat ushqyese i ka të njëjta. Mjalti i kristalizuar mund të qëndroj ashtu i ruajtur disa mijëra vite. Në piramidat e Egjiptit të sotëm është gjetur mjalti i prodhuar para 4000 vjetësh. I vetmi prodhim që e ka aftësinë për të ruajtur shumë gjatë dhe të përdoret sërish, është mjalti. Mjalti i kristalizuar mund të shkrihet në 45-55 gradë celsius. Unë them se nuk ja vlen të shkrihet, sepse shpenzohet shumë energji e panevojshme. Më së miri është të përdoret ashtu si është - i kristalizuar, kur dihet se mjalti i kristalizuar është shumë i qëndrueshëm. Kristalizimi nënkupton qëndrueshmëri shumë shekullore të mjaltës. Mjalti që ka mbi 28% glukozë, kristalizohet më shpejtë - brenda 6 muajve, ndërsa mjalti që ka më pak se 28 % glukozë, kristalizohet brenda një viti.



Mjalti i kremizuar



Bletaret dinë ta kremizojnë mjaltin me qëllim që t'i plotësojnë dëshirat e konsumatoreve. Mjalti i kremizuar duket si eurokrem - i bardhe ose si gjalpë e shtazëve. Pamjen dhe shijen e ka shumë të mirë, është shumë praktikë për të bërë ëmbëlsira, ku këto ëmbëlsira janë shumë më të shëndosha se ato që bëhen me sheqerna të ndryshëm. Është e lehtë për ta lyer bukën në mëngjes etj.

Shumë konsumatore në perëndim e përdorin mjaltin e kremizuar. Bletari ketë lloj mjalti e përzien në një enë të caktuar deri sa ajo të behet e kremizuar. Në këtë rast bletarit i kushton punë më shumë dhe detyrohet ta shet pak më shtrenjtë se mjaltin e zakontë (të freskët).



Mjalti si dekor i kuzhinës



Në tavolinën e kuzhinës, në tavolinën e dhomës së ndejës, mjalti gjithnjë e më shumë përdoret si ushqim shërues e delikates. Ashtu si lihen pemët e dekoruara në një shportë të bukur, po ashtu, edhe mjalti mund të vendoset në një enë të bukur. Mirë është që mjaltin ta përdorim sipas nevojës, por kurrsesi ta teprojmë, dhe me çdo kusht, sa herë ta përdorim, t'i pastrojmë dhëmbët.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Mjalti   Sat 28 Feb 2015, 21:21

Sa bletar i ka Kosova?



Në Kosovë ka rreth 8000 bletarë me mbi 90000 shoqëri bletësh. Sasia mesatare e prodhimi të mjaltës sillet rreth 10 kg për shoqëri dhe kjo nënkupton se prodhohen rreth 900000 kg mjaltë. Sa ma shumë që të ketë bletarë profesional, sasia e prodhimit të mjaltit për një shoqëri të bletës në Kosovë do të shtohet. Mjalti në Kosovë, për kokë të banorit, sillet rreth 200 gr. kurse në Evropën perëndimore rreth 2 kg.

Kosova i ka mbi 2200000 banor, dhe nëse konsumohet mjalti ashtu si duhet, do të ishte nevoja dhe kërkesa e prodhimit (bazuar në standardet evropiane) afro 4.5 milion kg, kurse nëse dëshirojmë të prodhoj edhe për eksport, duhet t'i prodhoj së paku 10 milion kg. Numri i bletarëve në Kosovë mundet të dhjetëfishohet dhe fitimi dhe buxheti i popullit mund të dhjetëfishohet. Kosova i ka rreth 1.1 milion hektar sipërfaqe tokësore, ku rreth 70% e kësaj sipërfaqe është e shumë e volitshme për prodhimin e mjaltit. Kapaciteti i kësaj sipërfaqe për prodhimin e mjaltit, është rezervë gjigante. Lirisht mund të thuhet se ka rezerva tejet të mëdha të nektarit - mbi 40 milion kg mjaltë mund të vilen vetëm në trojet e Kosovës, e mos të flasim për kapacitetin në mbarë trojet shqiptare.



Mjalti ushqim tepër i shëndetshëm



Fermentet-enzimat janë ato të cilat gjenden më së shumti në mjaltë dhe janë shumë të rëndësishme për tretjen e ushqimit, si për atë që është i sëmur, po ashtu, edhe për atë që është i shëndosh. Arsyet e fuqisë së mjaltit janë, se përmban në vete shumë vitamina, enzime dhe materie tjera të rëndësishme për organizmin. Mjalti përmban më së shumti kaliumin nga të gjithë mineralet - 100 gr e mjaltit i ka afër 40 gr, me vlerën e PH-së. Tjetër është se në mjaltë gjenden afër 25 lloje të sheqernave.

Unë mbetem me shpresë se ka bletarë, qenë të ardhmen, do t'i japin të dhënat më të rejat mbi rendësin e mjaltit dhe bletarisë.

Mbetem me shpresë se shumëkush do të përfitoj, sadopak, nga artikulli im i shkruar.

[You must be registered and logged in to see this link.]

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Mjalti   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mjalti
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë dhe Natyrë :: Mjekësi popullore-
Kërce tek: