FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sëmundjet e mëlçisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Melisandre

Melisandre


Female Numri i postimeve : 51
Join date : 28/07/2014
Age : 32
Location : Ohio USA

Sëmundjet e mëlçisë Empty
MesazhTitulli: Sëmundjet e mëlçisë   Sëmundjet e mëlçisë EmptyWed 27 Aug 2014, 16:57

SEMUNDJET E MELCISE.

Melcia e zeze dhe lengu qe prodhohet prej saj luajne rol te rendesishem ne procesin e pergjithshem te tretjes. Ushqimet kane veti te shtojne si sekretimin e lengut te stomakut dhe te zorres, ashtu edhe sekretimin e melcise dhe te nxjerrin lengun e saj ne zorre, qe luan rol te rendesishem ne emulgimin (perzjerjen) e yndyrnave ne zorre. Semundjet e melcise se zeze dhe te rrugeve te saj behen shkak per lindjen e ndryshimeve funksionale dhe ne aparatin e tretes. Mjafton te permendim se ne inflamacionin e zgjatur te fshikezes se temthit (kolecistit kronik) shpesh vihen re crregullime te tretjes e kapsllek qe vazhdojne me heqje barku, (diarre), me ndryshime ne sekretimin e lengut te stomakut, te pankrasit, etj., te cilat shkaktojne edhe ndryshimete pergjithshme, si, p.sh., shqetesime, pagjumesi etj. Ne kete raste dieta e pershtatshme, qe nxit zbrazjen e fshikezes se temthit dhe qe rregullone funksionin e zorres, eshte nje mase e rendesishme per parandalimin dhe mjekimin e semundjeve te melcise. Kjo diete duhet te plotesohet edhe me kalitjen fizike, e cila ndikon ne normalizimin e funksioneve te melcise se zeze. Kalitja fizike ndikon ne permiresimin e qarkullimit te gjakut ne melci, ne oksigjenimin, si dhe ne furnizimin e saj me substancat e nevojshme per sintezen dhe depozitimin ne te te rezerves sheqerore (glikogjenit). Dieta ne semundjet e melcise duhet te jete e tille, qe te lehtesoje si sekretimin, ashtu edhe derdhjen e temthit, gje qe arrihet duke marre shpesh porcione te vogla ushqimi (4-6 here ne dite), qe sherben si ngacmues fiziologjik i mekanizmeve qe vene ne levizje derdhjen e temthit. Per kete ndihmojne edhe levizjet, shetitjet e gjata ne ajer te paster, gjimnastika etj.
Melcija e zeze eshte gjender e madhe, e cila shpesh quhet edhe laborator biokimik i organizimit, sepse kryen nje seri funksionesh te rendesishme:
1)- Sekreton dhe nxjerr ne zorre lengun e temthit,i cili ndikon ne tretjen e ushqimit dhe ne levizjen (peristaltiken) e zorres.
2)- Perpunon dhe transformon nje seri substancash ushqimore, si sheqernat, proteinat e yndyrat.
3)- Nxjerr ne gjak prodhimet e nevojshme qe ndikojne ne normalizimin e proceseve te organizmit. Duke patur parasysh funksionet kryesore te melcise mund te percaktojme edhe semundjet (patologjine) e saj dhe te rrugeve te temthit, te cilat karakterizohen nga pakesimi i sekretimit dhe i menjanimit te lengut te temthit ne zorre, nga kalimi i kriperave te tij ne gjak, gje qe shkakton lindjen e te verthit, mund te lindin edhe ndryshime te tjera ne vete indin e melcise qe crregullojne funksionet e saj fiziologjike te sintezes, te transformimit dhe te menjanimit te produkteve te ndryshme ushqimore me origjine shtazore, bimore e minerale etj.
Eshte e keshillueshme qe ne te gjitha crregullimet e melcise ti drejtohemi mjekut per percaktimin e diagnozes dhe mjekimin racional. Preparatet me origjine bimore qe praktikon mjekesia popullore dhe ajo shkencore per semundjet e melcise perdoren ne keto drejtime kryesore: per mjekimin e pezmatimit te melcise (hepatitit) dhe te fshikezes se temthit (kolecistit) dhe per tretjen e gureve te temthit (kolelitiaze). Ndermjet bimeve qe perdoren ne familje per mjekimin e semundjeve te melcise dhe te rrugeve te temthit rezultate te mira ka dhene mendra e bute, e cila mund te perdoret per nje kohe te gjate dhe pa shkaktuar efekte te padeshirueshme anesore.
Midis bimeve qe nxisin zbrazjen e fshikezes se temthit (kolagoge) rekomandohet kinefusha, milca, akja, kokocelli, radhiqja, cikorja, angjinarja, ulliri, rozmarina, pelini, qepa, rrepa, sanza, gjembgomari, temlagjaku, speci djeges, etj.
Ndermjet bimeve qe nxisin prodhimin e temthit mund te rekomandohen pelini i zi, dhe pelini, kokocelli, radhiqja, mendra, angjinarja, rozmarina, akja, kumaku, arrsi, gjembgomari, melcinja, podiqja, purqarku, etj.
Ne crregullimet e fshikezes se temthit rekomandohen bimet: qepa, pelini, cikorja, kinefusha, angjinarja, sanza, radhiqja, rozmarina, mendra, Kurse si ndihmese ne rastet e gureve te temthit rekomandohen angjinarja, radhiqja, gjuhenusja, akja, bari i shpretkes, rrepa, etj.
Ne pergjithesi per semundjet e melcise rekomandohet preparati bimor i angjinares (Cinaran Profarma)
Ndermjet bimeve qe rekomandohen si ndihmese ne semundjen e sheqerit (antidiabetike) mund te permendim gjethet e boronices, hithren, ullirin, levozhgen e fasules, manin, tersheren, qerabashin mjekesore, kinefushen, rrodhen e madhe, angjinaren, etj.

Sëmundjet e mëlçisë 1005188_500755830004786_949767746_n
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sëmundjet e mëlçisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Mjekësia besëlashtë-
Kërce tek: