FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shijet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Melisandre

Melisandre


Female Numri i postimeve : 51
Join date : 28/07/2014
Age : 32
Location : Ohio USA

Shijet Empty
MesazhTitulli: Shijet   Shijet EmptySun 10 Mar 2024, 21:42

Çdo shije ka një vend të caktuem në yllin pesëcepësh. Secila shije identifikohet me një element klasik, dhe tregon një kategori substancash. Të pesë shijet që qëndrojnë rreth yllit, tregojnë diçka të rrezikshme për njeriun, sidomos nëse teprohet:
- e ambla - sheqerin
- e tharpta - tharptinat (acidet)
- e ithta - alkaloidet
- e djegësta - alkaloide djegëse
- e njelmëta - krypnat

Sheqernat paraqesin rrezik, pasi në shumicë shkaktojnë trashje, dhjamosje, diabet, hiperaktivitet, parazitizëm në zorrë etj.
Tharptinat paraqesin rrezik, ma shumë për eshtnat, pasi ua nxjerrin atyne kalciumin dhe i dobësojnë, e sidomos dhambët.
Alkaloidet paraqesin rrezik, për trunin ma së shumti, si p.sh. kafja, narkotikët, duhani etj.
Kapsaicinoidet sjellin deri te irritimi i sistemit të tretjes.
Krypnat paraqesin rrezik, pasi që shkaktojnë dehidrim, humbje të mineraleve, probleme në mëlçi etj.

Shija qendrore, që dijetarët e quajtën "umami" e që ne në fjalorin besëlashtë e quajmë "shije gjelle" haset te mishi, vezët, djathi etj., dhe âsht shija që na shtyn me ngranë.

Me shijen e ithtë lidhet edhe ajo "e athtë" që âsht thjesht një version i saj. Ndërsa e athta tregon alkalet bie fjala e hasim në spanaq e në kokrra të thanës të cilat kanë hekur, e ithta tregon alkaloidet.

Shijet Image

Ma nalt u radhitën, rreziqet nga të pesë llojet e ushqimeve, që përfaqësohen nga shije paralajmëruese. Por secili prej tyre ka edhe përparësitë e veta:

- sheqernat - shërbejnë si energji shtesë për ata që kryejnë punë të randa
- tharptinat - hasen në disa ushqime të shëndosha si kosi, perimet e shllinta, uthullla, pastaj vitamina C nuk âsht tjetër veçse tharptinë
- alkaloidet-alkalet - kanë randësi kur nuk teprohen si p.sh. kafja, poashtu mineralet me PH të naltë
- kapsaicinoidet - për shumicën e njerëzve sjellin shëndet, si p.sh. speci djegës
- krypnat - ku përfshihen minerale të ndryshme, në sasi të vogël janë të domosdoshëm për shëndetin

_________________
Ekziston vetëm një luftë: jeta kundër vdekjes!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shijet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Gatimi besëlashtë-
Kërce tek: