FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Prejardhja gjenetike e vllehëve/aromunëve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Prejardhja gjenetike e vllehëve/aromunëve Empty
MesazhTitulli: Prejardhja gjenetike e vllehëve/aromunëve   Prejardhja gjenetike e vllehëve/aromunëve EmptySun 14 Jan 2024, 17:33

Prejardhja gjenetike e vllehëve/aromunëve

Alban / January 20, 2023

Mes pakicave gjuhësore që kanë banuar në trojet shqiptare, vllehët (apo arumunët) kanë pasur pa dyshim përhapjen më të gjerë. Prejardhja gjenetike e vllehëve nuk është e rëndësishme vetëm për historinë e këtyre popujve, por edhe për historinë e Ballkanit në përgjithësi, dhe në veçanti për historinë e shqiptarëve.

Hyrje

Para rezultateve, pa u zgjatur, duhet përmendur se të dhëna gjuhësore sugjerojnë se paraardhësit e vllehëve dhe rumunëve banonin diku në Ballkanin qendror, mes vijës Jireçek dhe Danubit, deri rreth shek.10, kur paraardhësit e vllehëve u përhapën në disa drejtime (kryesisht drejt jugut), kurse paraardhësit e rumunëve lëvizën më vonë drejt veri-lindjes. Përkimet gjuhësore mes shqiptarëve, vllehëve dhe rumunëve janë kuptuar nga autorë të ndryshëm si pasoje ose e marrëdhënieve të ngushta mes këtyre grupeve në lashtësi ose mesjetë, ose e prejardhjes së tyre të përbashket nga një grup paleo-Ballkanik që u latinizua pjesërisht.

Llogaritja e përqindjes së haplogrupeve mes vllehëve vështirësohet deri diku nga identifikimi i dyzuar ose i pasigurtë i disa familjeve, si në Shqipëri, edhe jashtë saj. Nga mbi 1500 anëtarë të projektit, 25 e njohin prejardhjen e tyre atërore vllahe në traditën familjare, tri familje të tjera e kanë jo të sigurtë, kurse një tjetër sipas traditës ka identitet vllaho-shqiptar. Këto katër familjet e fundit kanë rezultatet E-Y18556, I-FGC22045, J-Y226157 dhe R-FGC40202 dhe janë të përfshira në tabelën e mëposhtme.  Çdokush që dëshiron të dije vetëm rezultatet e grupit të parë me 25 anëtare mjafton të heqë këto katër rezultate nga tabela.

Rezultatet



Prejardhja Rezultati
Durrës     E-V13
Mallakastër E-V13>Z5017>Y18556
Korçë E-V13>Z5017>CTS9320>Z25461>BY204029
Korçë E-V13>Z5017>CTS9320>BY4526>S10743
Kavajë E-V13>Z5017>CTS9320>Z16988>FT17132
Korçë E-V13>Z5017>CTS9320>Z16988>FT17132
Ersekë E-V13>Z5017>CTS9320>Z16988>FT17132
Fier     G1-M342
Berat I1-M253
Vlorë        I1-M253
Elbasan I1-M253>Z58>Z2040>A480
Mallakastër I1-M253>L22>P109>S7660>S14887>FGC22045
Pogradec I1-M253>L22>P109>S7660>S14887>FGC22045
Vlorë I2a-M223
Ersekë I2a-L460>P37>M423>L621>Y3120
Lushnje I2a-L460>P37>M423>L621>Y3120
Korçë I2a-L460>P37>M423>L621>Y3120
Gramsh J2a-M410>L26
Korçë J2a-M410>M67>M92>PF7412
Korçë J2a-M410>PF5160>L24>L25>Z387>L70
Fier J2b-L283>Z638>Y21045>PH4679>Y197646
Lushnje J2b-L283>Z638>Z1297>Y23094>Y36202>Y226157
Sarandë J2b-M205>CTS1969>PH234
Korçë R1b-M269>PF7562>PF7563>Y83965
Korçë R1b-M269>Z2103>L584>FGC14590>Y19434>FT31438
Gjirokastër R1b-M269>Z2103>Z2108>CTS9219>BY611>Z2705>BY147912>Y264762
Përmet R1b-M269>Z2103>Z2108>CTS9219>BY611>Z2705>BY147912>Y264762
Përmet R1b-M269>Z2103>Z2108>CTS9219>BY611>Z2705>BY147912>Y264762
Gramoz R1b-M269>PF7562>PF7563>FGC40202

Prejardhja e largët

Kampioni ka nevojë të zgjerohet por disa përfundime janë të dallueshme edhe me kaq rezultate. Së pari, pjesa dërrmuese e linjave atërore kanë prejardhje nga fiset e lashta të Ballkanit, ngjashëm me linjat shqiptare në përgjithësi. Edhe përqindja e linjave me prejardhje sllave është pak më e ulët por gjithsesi e përafërt (3/29, 10.3%). Aromuns map of Y-DNA resultsBie në sy mungesa e R1a-M417 që duhet rishikuar me më shumë rezultate. Kurse linjat I1-M253 me prejardhje gjermanike janë më të shpeshta se në përgjithësi në trojet shqiptare (5/29, 17.2%). Nëse ky dallim nuk do të zbehet me shtimin e rezultateve, ka mundësi që këto linja përfaqësojnë një kontriubt pak më të madh gjenetik te vllehët të fiseve gjermanike që u integruan në sistemin ushtarak romak. Pra, lidhur me prejardhjen e largët, dendësia e haplogrupeve tregon qartë se shumica e paraardhësve atërorë të vllehëve ishin në Ballkan që në lashtësi, kurse një pakicë u vendos në Antikitetin e vonë dhe Mesjetën e hershme.

Prejardhja gjenetike e vllehëve/aromunëve Vllehet-harta-1

Përhapja mesjetare

Nga 29 rezultate, 17 mund të klasifikohen me siguri në një nëndegë specifike që lejon llogaritjen e largësive gjenetike me të testuarit e tjerë, dhe që na mundësojnë disa përfundime edhe rreth Mesjetës. Në këto 17 rezultate kemi dy linja, J-Y297646 & E-FT17132, që lidhen me rezultate shqiptare përkatësisht nga Epoka e Bronzit dhe nga Antikiteti, tregues i lidhjeve të lashta mes paraardhësve të shqiptarëve dhe të vllehëve.

Por pjesa kryesore kanë lidhje rreth 1000-1500 vjeçare me shqiptarë dhe me ballkanas të tjerë. Në këtë grup bëjnë pjesë linjat I-A480, I-FGC22045, J-Y226157, R-Y83965, R-Y264762 lidhen me rezultate shqiptare dhe të tjera ballkanike në rreth 1000-1500 vjet. Ky grup linjash ka si karakteristikë moshën 1000-1500 vjeçare dhe përhapjen e gjerë ballkanike që përfshin Shqipërinë, Bullgarinë, Greqinë, Serbinë dhe në disa raste Rumaninë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Nga diversiteti dhe mosha, duket mjaft qartë se këto linja atërore u përhapën gjatë Mesjetës së hershme dhe të mesme nga një zonë e Ballkanit qendror (me gjasë Kosovë, Maqedoni veriore, Serbi juglindore). Duhet shtuar se edhe mes rumunëve gjenden disa linja atërore me moshë dhe diversitet të ngjashëm, gjë që sugjeron se ka pasur zhvendosje nga të njëjtat treva edhe drejt verilindjes, siç dëshmohet edhe historikisht. Pra, në këtë aspekt të dhënat gjenetike përputhen me ato gjuhësore që flasin për shpërndarje nga e njëjta zonë ose nga treva fqinje në Mesjetë.

Shpërndarja e sotshme

Lidhur me shpërndarjen e sotshme të vllehëve në Shqipëri, për shkak të natyrës lëvizëse të popullsisë, nuk është e lehtë të ndiqet me saktësi. Megjithatë, kemi tashmë dy linja atërore E-FT17132 dhe R-Y264762 me nga 3 familje me prejardhje vllahe. Njëra gjendet në Kavajë (sipas traditës me prejardhje nga Voskopoja), Korçë dhe Përmet, tjetra në Korçë (sipas traditës me prejardhje nga Frashëri), Përmet dhe Gjirokastër. Pra Shqipëria juglindore duket se ka qenë vendi nga janë shpërndarë një pjesë e mirë e familjeve vllahe, gjë që përputhet me të dhënat historike të njohura për zonën si dhe me traditën familjare të disa prej familjeve anëtare të projektit. Nevojiten edhe më shumë rezultate për të nxjerrë përfundime më të hollësishme, prandaj i bëjmë thirrje çdo të interesuari të kryejë një test Y-DNA dhe të anëtarësohet në Projektin Shqiptar të ADN-së “Rrënjët”.

Burimi: Rrënjët
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Prejardhja gjenetike e vllehëve/aromunëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Prejardhja gjenetike shqiptare
» Prejardhja e retoromanëve
» Prejardhja e emrit "Shqiptar"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Antropologji fizike & gjenetikë & demografi-
Kërce tek: