Titulli: Jo aleancave fetare abrahamike Tue 04 Jul 2023, 13:46
Historiani Mala: Shqiptarët nuk duhet të lidhin aleanca fetare
Përse Aleancat Fetare na shkatërrojnë kombin:
- Në radhë të parë orientimi i shumicës solide muslimane drejt Turqisë bën që edhe bashkësitë tjera fetare të anojnë kah qendrat e tyre fetaro-kulturore: katolikët që përfshijnë një pjesë të madhe të Shqipërisë Veriore: Lezhë, Shkodër, Mirditë, Pukë, Malësi, mund të lidhen bie fjala me Italinë; vlen të ceket që ajo pjesë ishte për një kohë të gjatë nën sundimin e Venedikut (një ndër shtetet italaine të mesjetës). Diçka e tillë mund të përsëritet në forma të reja - Ortodoksët mund të orientohen kah Greqia gradualisht: jugu i Shqipërisë dominohet nga ortodoksët. Përveç kësaj humbim çamët ortodoksë që ende jetojnë në Greqi, humbim arvanitët, humbin shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë që janë një potencial i mirë për të ardhmen - Në aspektin kulturor-identitar, humbim tërë atë trashëgimi të rilindasve që ishin ortodoksë e katolikë, si Gjergj Fishta, Jeronim De Rada, e shumë tjerë. - Vetë lidhja e shqiptarëve me popuj të huaj të fesë islame bën që të asimilohemi siç ka ndodhur ma shumë "boshnjakë" gjegjësisht ish-shqiptarë të Sanxhakut e Malit të Zi, por edhe me miliona shqiptarë në Turqi që janë turqizuar. - Aleanca islamike mban gjallë sitgmën tonë se ne qenkemi mbeturinë osmane në rajon
_________________ Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi