FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Verbti

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1171
Join date : 17/03/2013

Verbti Empty
MesazhTitulli: Verbti   Verbti EmptyTue 09 May 2023, 18:29

Verbti. Figurë në mitologjinë e Shqipërisë veriore. Verbti, nga shq. i verbër, është perëndi e motit, sikundër është edhe shoqi i tij Shurdhi, nga i shurdhër. Verbti është perëndi e zjarrit dhe e erës së veriut, që fryn flakët e zjarrit. Ai ka pushtet edhe mbi ujin. Nga emri nënkuptohet se nuk sheh, por në të vërtetë sheh shumë mirë dhe i ndëshkon ata që flasin keq për të. Në Dukagjin e në Malësi të Vogël, Shën Verbti ka qenë perëndia i stuhisë së breshrit dhe shtëpinë e kishte lart në re. Në Shalë quhej Rmoria, ndoshta nga lat. rumor, 'britma, zhurmë, potere.' Kur kjo perëndi stuhie afrohej me retë e saj të errëta, fiset malësore qitnin push-kë për ta dëbuar. Në Shalë ishte zakon të hidhnin në oborre drapërinj e pishtarë, në mënyrë që shpirtrat e këqinj të lëndoheshin prej tyre, kurse në Malësinë e Vogël u binin kambanave për t'i trembur. Në Këlmend, madje, foshnjat i nxirrnin jashtë t'i rrihte breshri, sepse mendohej që kështu stuhia fashitej. Baroni Franc Nopça (1877-1933) shkruan se, më 1913, shaljanët shtinë me armë në drejtim të stuhisë që po afrohej dhe u mbushën me gëzim kur panë se perëndia i stuhisë kaloi në tokat e shoshjanëve, kështuqë vreshtat e tyre nuk pësuan gjë.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Verbti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: