FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Virgjnesha

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Virgjnesha Empty
MesazhTitulli: Virgjnesha   Virgjnesha EmptyTue 09 May 2023, 18:21

Virgjinesha. Doke popullore; shq. virgjinesha. Sjellja e grave të Shqipërisë së Veriut si burra për herë të parë është përmendur nga mis-ionarë, udhëtarë dhe studiues që kanë shkelur malësinë në shekullin XIX e në fillim të shekullit XX. Sipas të drejtës dokesore, femra që nuk donte ta merrte burrin që i kishin taksur qysh në djep, ose që paraqiste ndonjë arsye tjetër, mund të bënte një betim (shih) të pakthyeshëm para dym-bëdhjetë pleqve të fshatit e të fisit se do të mbetej beqare dhe paskëtaj do të sillej si mashkull. Virgjineshat, që në angl. zakonisht quhen sworn virgins, merrnin përsipër praktikisht çdo aspekt të rolit të mashkullit në shoqërinë fisnore. Visheshin si burra, merrnin emra burri në shumicën e rasteve, mbanin armë, pinin duhan, bëheshin kryetar familjeje dhe punonin si burrat. Edhe burrat e tjerë të bashkësisë i trajtonin si burra dhe uleshin, kuvendonin e këshilloheshin me to. Thuhet se instituti i kalimit nga femër në mashkull e i veshjes së femrës si mashkull nga vir-gjineshat shqiptare e ato sllave jugore është i vetmi rast që njeh shoqëria europiane. Institute të tilla hasen në disa fise indiane të Amerikës së Veriut. Thuhet se instituti i virgjineshës dikur njihej edhe në Dalmaci e në Bosnjë, sikundër dëshmojnë këngët epike të folklorit, por sot haset vetëm në malësinë e Shqipërisë së Veriut e në trevat fqinje të Kosovës e të Malit të Zi.

Kjo dukuri mund të ketë disa shpjegime. Së pari, mospranimi kategorik i vajzës për t'u martuar me atë që i kishin caktuar të tjerët, duke u shitur, shpesh që në djep, do të njolloste nderin e dhëndrit të ardhshëm dhe do të shpinte në hasmëri e gjakmarrje. Duke u bërë virgjineshë, vajzës nuk mund t'i thonin se po shfuqizonte marrëveshjen e arritur dikur nga të tjerët për martesën dhe as nuk mund të fajësohej se po shkelte nderin e familjes së dhëndrit. Së dyti, sistemi i trashëgimisë patrilineare nënkuptonte që familjet pa trashëgimtarë meshkuj të kishin nevojë për nië trashëgimtar të sajuar. Me që në shoqërinë e Shqipërisë veriore gjakmarrja ishte (dhe përsëri është) në shkallë të madhe punë e meshkujve, numri i meshkujve vazhdimisht ka qenë i pamjaftueshëm. Virgjineshat e zgjidhnin këtë problem, ndonëse, për qëllime trashëgimie, vetëm për një brez. Në disa raste vepronin arsye të tjera. Baroni Franc Nopça (1877-1933) shkruan për një vajzë që u bë virgjineshë sepse nuk donte të ndahej nga i ati.

Në disa raste mund të ketë shërbyer si shkak edhe fati i nënës vejushë. Me vdekjen e bashkëshortit, gruaja pa djem e humbte menjëherë sta-tusin e mëparshëm. Nëse nuk martohej prapë, e detyronin të kthehej te shtëpia e babait ose të punonte si shërbëtore në familjen e bashkëshortit të ndjerë nëse nuk bënte djalë. Grëmaux-i, duke cituar Bajraktaroviç-in, përmend rastin e një nëne vejushë, që i thotë së bijës: "Po të martohesh, unë mbetem fillikat, kurse, po të qëndrosh me mua, bëhem me djalë." Me të dëgjuar këto fjalë, Gjurgja [e bija] flaku ç'kishte qendisur..." (1989, f. 164; 1994, ff. 270-272).

Mund të merret me mend, gjithashtu, se disa gra thjesht dëshironin t'i shpëtonin statusit mjaft të përçmuar dhe rolit dytësor e të nënshtruar që shoqëria tradicionale shqiptare i kishte caktuar femrës, status që karakterizohet nga një shkallë e lartë dallimesh gjinore.

Deri dy dhjetëvjeçarë më parë mendohej se dukuria e virgjineshës ishte zhdukur pas pesëdhjetë vjetësh regjimi komunist në Shqipëri. Mirëpo hulumtimet, sidomos ato të kryera nga Renë Grëmaux-i dhe Antonia Young-u, kanë dëshmuar se gjenden një numër syresh edhe sot e kësaj dite.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Virgjnesha
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shoqni :: Ligji i Maleve-
Kërce tek: