FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Redoni

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1171
Join date : 17/03/2013

Redoni Empty
MesazhTitulli: Redoni   Redoni EmptySat 06 May 2023, 19:22

Redoni

Hy qendror, ndoshta më kryesori te ilirët e periudhës qytetare e të lulëzimit të shtetit ilir. Për të ruhet dhe rafigurimi ikonografik në formën e një djaloshi me një kapele të tipit “kausia”, të dhënë në profil. Portreti shoqërohet me figurën e lembës ilire e me delfinin si atribute të hyjnisë. Kështu është dokumentuar në monedhat e Shkodrës dhe të Lisit, karakterin e përcaktimin e këtij hyu e bëri arkeologu H. Ceka.

Është hy zyrtar, i shtetit ilir të kohës së Gentit. Mbas shkatërrimit të shtetit ilir, kulti i Redonit mbijeton në territoret bregdetare e dëshmohet edhe në shekujt e parë të erës sonë. Kemi hedhur mendimin se nuk është vetëm hyu i detit, por diçka më shumë dhe patjetër ka qenë lidhur dhe me kultin e familjes mbretërore ilire jo vetëm të kohës së Gentit, por edhe më përpara. Fakti që emrin e këtij hyu e gjejmë dhe si toponim gjeografik të Kepi i Redonit, në veri të Durrësit, lë të mendosh se këtu duhet të kërkojmë edhe një vend kulti të tij ndoshta të hapur, në natyrë.

Redoni Images

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1171
Join date : 17/03/2013

Redoni Empty
MesazhTitulli: Re: Redoni   Redoni EmptySat 06 May 2023, 19:22

Redoni është perëndia më e vjetër ilire dhe lidhet me lundrimin. Emrin e tije arkeologët e gjejnë në monedhat e shekullit të II p.e.r. dhe i përkasin qytetit të Lisit dhe fisit të Labeatëve (viti 168 p.e.r.).
Me emrin e hyut Redon janë të lidhura edhe toponimet shqiptare si Kepi i Rodonit emer i cili gjendet dhe ne dokumentat mesjetare dhe ne vitin 1324 përmendet në trajtën e Redonum dhe Rhedones. Hyji Redon është pjesë qëndrore e mitologjisë së pasur ilire, duke u konsideruar si më i rëndësishmi gjatë periudhës qytetare dhe lulëzimit të shtetit ilir.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1171
Join date : 17/03/2013

Redoni Empty
MesazhTitulli: Re: Redoni   Redoni EmptySat 06 May 2023, 19:24

Redoni sipas mitologjisë Ilire ishte hyji i detit, njëlloj si Poseidoni i Grekëve apo Neptuni i Romakëve. Për një kohë të gjatë studiuesit janë përpjekur që të gjejnë elemente që të vërtetojnë se emrin e Redonit e mban sot Kepi i Rodonit. Me këtë problem janë marrë në të kaluarën arkeologët Hasan Ceka dhe Moikom Zeqo.

Sipas këtij të fundit Redoni ka qenë Perëndia kryesore zyrtare e shtetit Ilir (M. Zeqo, Motive arkeologjike fq.146-150, Tiranë 1990). Ai ka qene i vlerësuar nga Ilirët dhe figura e tij ishte përjetësuar në tempuj, emra njerëzish dhe simbole monedhash, si ato të qytetit të Lisit, të fiseve ilire të Labeatëve, Daorsëve dhe monedhat e mbretit Ilir Gent (M. Zeqo. Panteoni Ilir).

Rreth viteve 1451-1452 Gjergj Kastroti ndërtoi kalanë e tij në Kepin e Rodonit, ku sipas historianëve do te ishte një bazë detare e cila do shfrytzohej në rast se mbretëria arbërore do të humbte betejen me osmanët islamik. Gjithashtu Skënderbeu donte të kishte dalje ne det duke mos qenë vartës i Venedikut që kishte kontroll total te deteve. Nga ana tjeter kjo kala komunikonte me zjarre në vijë ajrore me Kalanë e Krujës. Dokumentat Venedikase dëshmojnë se edhe gjatë shekullit të XVI-të në Rodon ka ekzistuar një skelë detare e kompletuar që quhej në shumës “Dyert e Redonit”. Ne nje dokument Venecian thuhet se:”Këta Rodonasit janë burra trup lidhur, idhnakë dhe trima, kështu që akoma nuk u janë nënshtruar turqve që janë zotërit e tyre.

-AKTUALITET-

Pak kohë më parë kur ndodhi tragjedia e tërmetit në vendin tonë, shumë abrahamik ju kundërvun vënies së monumentit të Redonit në qytetin e durrësit, si fajtor e shkaktar kryesor për ktë akt shkatrrues natyror. Sipas inferiorëve abrahamik zotat nga shkretëtira janë më të mirë se ata vendas, pra tradita orientale mbi traditën dhe besimin vendas të të parëve tanë shqiptar pagan. Po me ngjarjen e fundit, të rrafshimit së një pjesë së turqisë anadollake islamike nga tërmeti e cunami, a mos e kishte prap fajin monumenti i Redonit? Nese po, ne si pagan shqiptar na bëhet qefi, për Redonin…

Nga: Pagan Shqiptar

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1171
Join date : 17/03/2013

Redoni Empty
MesazhTitulli: Re: Redoni   Redoni EmptySat 06 May 2023, 19:48

Në besën ilire hyjnia e detit ishte Redoni, i cili del në një monedhë të Lisit (Lezhës) i shoqëruar në anën e kundërt me anije. Ndryshe nga përfytyrimi grek ku na del si plak, ai te ilirët paraqitet si një burrë i ri, pa mjekërr, që mban në kokë një kausia. Në një mbishkrim në Leuka të Italisë, emri i Redonit del si emër anije, krahas atij të Medaurit.

Në jug të gadishulli, Redoni njihej si Poseidon. Ishte vëlla i Zeusit me të cilin kishte ndarë pushtetin e këtij rruzullimi, duke marrë si pjesë detin e hapur. Homeri e veçorizon si hyjni hakmarrëse, që shkakton stuhi, tërmete dhe shpërthime vullkanike, që ishte veçorizuese pikërisht për Egjeun.

Poseidoni del si mbrojtës i kuajve dhe kishte aftësinë e metamorfozës në kalë ose dem. Ai përmendet si baba i popujve detarë, feakëve, dhe heronjve si Tezeu.

Kulti i Poseidonit zë një vend të gjerë veçanërisht në Epir, ku nderohet jo vetëm si hyjni e detit, por kryesisht si hyjni ktonike, bartës i tërmeteve.

Mbishkrime kushtuar Poseidonit janë gjetur në Buthrot, Foinike etj., ndërsa një figurinë e bukur që e paraqet hyjninë me dorën e majtë të ngritur për mbajtjen e tredhëmbëshit është gjetur në Antigone. Duket se futja e kultit të Poseidonit në luginën e Vjosës është një ndikim nga Epiri. Këtu e ndeshim në kushtimet e bëra në Bylis të gjetura në teatrin e qytetit. Pranë Amantisë është gjetur një mbishkrim që i kushtohet Poseidonit dhe Amfitritës.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content





Redoni Empty
MesazhTitulli: Re: Redoni   Redoni Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Redoni
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: