FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Individualizmi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1170
Join date : 17/03/2013

Individualizmi Empty
MesazhTitulli: Individualizmi   Individualizmi EmptyThu 06 Apr 2023, 15:04

Individualizmi âsht një botëkuptim i kalbun, sipas të cilit individi âsht në qendër të shoqnisë, ka randësi ma të madhe se sa grupimet siç janë familja, bashkësia bestare, ose etnia, dhe se vetë individi duhet të jetojë si t'i dojë qejfi e të mos bartë obligime ndaj tjerëve.

Ky botëkuptim i kalbun asht i shpikun e i përhapun nga ana e fuqive kapitaliste të perëndimit me qëllime të errëta si këto:
- shkatërrim i grupimeve të mëdha siç janë kombet, duke qenë se një rrymë e tillë i shkel kombet para individit
- shkatërrim i familjes,
- ngatërrim i roleve gjinore
- ulje e lindshmënisë

Rrjedhojë e kësaj fryme të keqe kudo në botën perëndimore, ka qenë, shkatërrimi i familjeve, divorcimi i grave me fëmijë, jetesa e vetmueme nëpër banesa me qerâ, përhapja e kurvnisë, deledashizmit, e pedofilisë, e shthurje tjera morale të fushës seksuale, etj.

Një frymë e këtillë âsht e orientueme kah kënaqësia e individit, i cili mu për këtë qëllim i len në baltë të afërmit, e sidomos ata që kanë nevojë për të, si p.sh. pleqtë, prindët, kurse fëmijë nuk lind fare, ose në të kundërtën i lind e i braktis. Një frymë e këtillë i prek në veçanti femnat, tek të cilat individualizmi gërshetohet me feminizmin, ndërsa tek meshkujt i prek ata me frymë ma liberale.

Kjo frymë u levërdis edhe kapitalistëve, duke qenë se një individ i larguem nga bashkësia ku përket, i përmbush të gjitha instiktet psikologjike e shoqnore duke ble gjasende që i prodhojnë këta kapitalistë: në vend të një pikniku në natyrë ai preferon ca "fast-foode" që i shesin këta kapitalistë, në vend të shëtitjes në natyrë, shëtitet pranë rafteve të vetëshërbimeve etj.

Qeverive u lëevrëdis një individ i tillë, i vetmuar që nuk bashkëpunon me askënd, sepse këta janë ma lehtë të manipulueshëm, nuk tregojnë kundërshti ndaj vendimeve kundra-kombëtare të qeverive të ndryshme që janë instalue kudo nëpër perëndim.

Edhe fuqive të mëdha, të huaja, u levërdis një individ i tillë që nuk âsht i gatshëm me mbrojtun kombin e vet, prej një pushtimi eventual nga ana e këtyne fuqive të mëdha.

Ne si besëlashtë përballë kësaj fryme të errët e të frikshme kemi vendue frymën e bashkësisë. Ne jetojmë njëkohësisht për veten, për familje, për komb, për bashkësinë besëlashtë, për zotat, ndërsa ne si individë jemi vetëm se një pjesë e diçkaje ma të madhe, dhe mes këtyne motiveve nuk ka asnjë kundërshti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Individualizmi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Urtësi :: Urtësi-
Kërce tek: