FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Punimi i qirinjve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ajka

Ajka


Female Numri i postimeve : 19
Join date : 19/03/2013
Age : 36
Location : Tirane

Punimi i qirinjve Empty
MesazhTitulli: Punimi i qirinjve   Punimi i qirinjve EmptyThu 06 Apr 2023, 14:25

Populli ynë gjithmonë ka prodhuar vetë qirinjtë, qoftë për nevoja të ndriçimit, për matje të kohës ose për ndonjë ritual a ceremoni. Edhe sot është lehtë të prodhohen qirinjtë.

Materiali për prodhim qirinjsh është dylli i bletës ose dhjami i shkrirë i bagëtive. Dylli i bletës është më i kushtueshëm, mirëpo dhjami jep një erë të pakëndshme.

Mënyra më e thjeshtë është kjo: shkrijmë dhjamin në një enë të thellë, duke qenë thellësia e barabartë ose pak më e madhe se gjatësia e qiriut që e punojmë. Aty fusim një fill pambuku ose konopi (ky i fundit është më i mirë për qirinj), dhe dhjami i ngjitet fillit, të cilin pastaj e nxjerrim dhe e ftohim, kështu dhjami ngrihet. Pastaj sërish e fusim në dhjamin e shkrirë, duke iu ngjitur një shtresë tjetër, dhe sërish e ftohim. Duke e përsëritur këtë veprim qiriu vje duke u trashuar, shtresë pas shtrese, derisa të marrë gjerësinë e dëshiruar.

Mënyra tjetër është me mille (kallëpe), të cilat mund t'i punojmë edhe vetë nga gjipsi, argjila e trashë, ose ndonjë copë gypi metalik. Filli i konopit vendoset në formë gjatësore në mill, që nga fundi gjer në krye, pastaj derdhet dhjami i shkrirë, dhe pasi të ketë pushuar e të jetë ngrirë dhjami tërësisht, e nxjerrim qiriun e gatshëm nga milli.

Punimi i qirinjve Shandan-t
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Punimi i qirinjve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Zeje-
Kërce tek: