FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kumbaria e flokëve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Kumbaria e flokëve Empty
MesazhTitulli: Kumbaria e flokëve   Kumbaria e flokëve EmptyTue 04 Apr 2023, 09:18

Kumbaria asht tri duersh: kumbari flokësh, kumbari kunore e kumbari djepash. Për kah Kanuja, kumbaria ma e fortë asht kumbaria e flokëve. Ju morën flokët fmisë, fmitë u banë famull e famulleshë, burrat ndërveti u banë kumbarë, e gratë ndrikulla. Shpijat me shpi të lidhuna me kumbari nuk marrin as nuk japin nuse ndër veti. Dazëm e mort i kanë bashkë. "Kumbaria asht e shejt"

Kumbara ka detyrë ndere e burrnie para shpisë së lidhun me kumbari dhe para mbarë fisit e katundit, shoqnisë rrotull, me e kqyrë ndrikullën si binë e gjinisë së tij. Me e marrë në dazëm e në gzim si binë në gjiní. Famullit a famulleshës, që ja ka marrë flokët, me i thirr si nipin e mbesën te daja dhe sa herë të kenë nevojë të madhe, me u kujdes për to. Me ndodh e me dal kumbara i pabesë e me lakmue ndrikullën, i jet faqja e zezë në derë. Shoqnija rrotull e leçit.

Ndrikulla ka detyrë ndere me e prit e me e qit kumbarën si vllanë e vet dhe mos me lakmue për burrë në sa motra vllanë.

Fmisë flokët i merren me kumbar. Por jo pa mbush vjetin e pa fillue me u cac. Me marr flokët, s'duhet grue, por burrë prej nji fisi a katundi tjetër. Bane kumbar nji katolik apo musliman puna jote. Kushte feje për kumbarën Kanuja s'ka. Pa ju marrë flokët fmisë, gershana s'ja prek. Shkoi gjatë pa ju marr e ju rritën shumë, i digjen me flakë të pishës. Me dek fmija, nuk futet në dhé pa ju marrë flokët. Mos mund ardht kumbara i largët, merr nji shoq katundi e këtë do ta kesh kumbarën ma për zemër, "tu gjet në ditë të hallit".

Kumbaria bahet me hanë përpjetë(1) nji ditë jave veç të hanes dhe të prendes. Kumbara pritet me kafe e duhan e darka i shtrohet me të gjitha të mirat. Kur i merren fmisë flokët e ama e fmisë sjell gërshant mbi nji rubë të mndashtë e fminë për dore. Kumbara ja pret kaj çubë floksh në tre vende: te balli e në dy anët, te tamthat(2). Flokët e gërshanë bashkë me 50 grosh kumbara i ven mbi rubën e mndasht tuj urue: "Me har kumbaria"! Ndrikulla tuj marrë rubën me ça ka sipër i përgjigjet: "Har e të mirë paç kumbaro!" Kumbarës i fal kmish e tlina të bardha, brez mesit e çarapë. Grues së kumbarës, i çon rubë e çarapë. Ne nesre kumbara e merr ndrikullën bashkë me famull a famulleshën në shpi të vet për 3 net si binë në gjini. Mbas tri ditsh e netsh e përcjell deri ngjitun katundit të saj.

Me ndodh djali a çika të shpive të lidhuna me kumbari ndër veti, martesa s'mund bahet pa kalue pesë brezë. "Mujte me gjet nuse gjeti, kumbarinë mos e prish as në pesë brez. Ndera ta lyp me e ruejt për jetë". Kush prish kumbari me martesë: marrohet; prej vllaznijet e fisit leçitet.

Kur pajtohen dy shpi që kanë qenë në gjak, u lypin të bahen kumbar ndër veti.

Xhemal Meçi - KLD varianti i Pukës

(1). Në 14-ditëshin e parë të hënës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kumbaria e flokëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shoqni :: Familja-
Kërce tek: