FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Tomori, mali legjend i shqiptarve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Tomori, mali legjend i shqiptarve Empty
MesazhTitulli: Tomori, mali legjend i shqiptarve   Tomori, mali legjend i shqiptarve EmptyMon 14 Jul 2014, 15:10

Tomori, mali legjend i shqiptarve


Nga Dino Kaja



Për këtë mal me lartësi 2416 m,mbi nivelin e detit,tetë shekuj para Krishtit, Homeri ka shkruar se ka qendrur Dodona Pellazgjike me bijtë e saj të quajtur Tomarus. …
O zot, mbret i Dodonave Pellazgjike.
Që banon në ato vende të largëta,
E sundon mbi Dodonën dimërkeqe,
Këmbëzbathur e gjumëpërdhese. (Homer, “Iliada”)
I pari Herodoti, por edhe historianë të tjerë, të mëvonshëm kanë konkluduar se e gjithë teologjia pellazgjike rrjedh nga Dodona.Sipas mitologjisë, Dodona ishte bijë e oqeanit dhe e detit e qiellit dhe e dheut.Legjendat për Tomarus janë interesante për një tempull në Tomor ku “jetonin perënditë parahelene” e drejt saj vërshonin banorë nga gjithë Evropa, të cilët flinin përjashta, në pritje për të mësuar të fshehtat e motit, të natyrës apo të fatit të tyre.Dodona Thesprote, me profecitë çudibërëse, ishte, si të thuash, institucioni i vetëm i qytetërimit pellazg. Homeri dhe shpjeguesit e tij të mëvonshëm thonë se Dodona vjenë nga kohët që nuk mbahen mend. Por Homeri “mbanë mëndë shumë mirë” qytetërimin e Knosos 2000, para Krishtit, gjë që do të thotë se Dodona vjenë nga mijëvjeçari i tretë Para Krishtit.

Historiani grek, Straboni, thotë se, “në kohët më të lashta e gjith zona përreth Tomorit ishte shumë banuar. Kurse sot, aty popullsia është rralluar, por megjithatë duken disa ndërtesa të rrënuara. Faltorja e Dodonit e cila gjendet “stis propodhes tu vunu Tomar” (gjendet në rrezët e malit Tomorr)... Në veprat e tij Herodoti, shekulli II, p.e.s, e vizitoi Dodonën, qendrën e pellazgëve. Edëard Lear i ardhur në Berat, 155 vjet më parë, kur pa malin e Tomorit u shpreh se, “Tomori është mal mbretëror, ky mal është si një sokrat madhështor”. Ky olimp i shqiptarëve, i cili përmendet në “Iliadë” nga Homeri tetë shekuj Para Krishtit, me emrin Tomaros, i tillë ngelet edhe sot.Sot në Tomor praktikohet kulti bektashi, por midis këtij të fundit dhe atij të parit, kultit pagan, qëndron kulti i fesë që ndan këto dy periudha fetare, pra kulti i krishterë. Këtë nuk e dëshmon vetëm tradita gojore për ekzistencën e kishës së Shën Mërisë në mal të Tomorit dhe për peligrinazhin e besimtarëve ortodoksë nga data 15-25 gusht, ditën e Shën Mërisë së gushtit. Po sipas M. Hasluck, bektashinjtë e pranojnë se kanë zëvendësuar një kult shumë më të vjetër. Për t’i dhënë prestigj shkencor e thellësi historike këtij miti, ata iu referuan trashëgimit antik. Toponimin “Tomaros” ose “Tamari” a “Tmari”, që del tek Straboni dhe tek Plini Secundi (Talar) si mal pranë Dodonës, pra si mal i shenjtë, ata e lidhën pa asnjë mëdyshje me Tomorin e Shqipërisë. Kështu, kulti i Tomorit u shndërrua në kultin e malit, ku ka selinë perëndia e lashtë e shqiptarëve. “Shqiptarët e moçëm, - shkruan poeti kombëtar Naim Frashëri, - besoninë hyjninë, dhe në malt të Tomorrit ish falëtore e ti, që thuhej Dodonë”.

Zbulimi i Dodonës pellazge, si edhe i faltores së saj rrëzë malit Tomor do sillte edhe rënien antishqiptare që kërkonte të fuste frymën e përçarjes mes shqiptarëve. Faltorja e Dodonës, sipas antikitetit, ndodhet në rrëzë të malit Tomor dhe nuk ka lidhje me fetë aktuale në Shqipëri, por lidhet drejtë përsëdrejti me fenë pellazge shqipfolëse, ose fenë e gjuhës së perëndive e vërtetuar edhe me mbishkrime shqipe që 2500 vjet para Krishtit.

Nga fundmali për në kalan e Tomorrit

Është ora 10:30 minuta,për pak mbërrijmë në fund të malit të Tomorrit aty ku rruga iliro-romake gjarpëron drejt qafës së Shën Pjetrit ,vazhdon në drejtim të fshatrave të Tomorricës për të përfunduar në Korçë. Qëllimi i arkeologut Neritan Ceka dhe studiuesit Irakli Koçollari ishte që jo vetëm të studionin rrugën e hershme por të shkonim edhe në qytetin antic të kalasë së Tomorit,rreth një orë larg nga vendi ku do të linim makinat. Prof. Neritan Ceka është i pari arkeolog që shkel në kalan e Tomorrit për studime arkeologjike.Për të shkuar në qytezën e kalasë së Tomorit na duhej që të shkonim në këmbë ndaj u kthyem në të djathtë dhe pa u vonuar nisëm rrugën drejt qytezës antike të shek.IV, të ndërtuar mbi kalanë natyrore të Tomorit e cila i ngjan një bijëze të malit mbretëror.Shpati i pyllit me pisha dhe lartësia e malit mit të shqipëtarëve na bëjnë që ta ndjejmë vetën si në shtëpinë e zotit.Jemi afersisht në mes të pyllit.Disa qen që ruanin stanet por për të lajmëruar të zotët e stanit për ardhjen e disa musafirve të panjohur lehnin me egërsi por fatmirësisht më të egrit trupmëdhenj ishin të lidhur pran hurit të ngulur në derë të stanit.

Pyjet me pisha të larta dhe sipër tyre shkëmbinjt e thepisur ju ngjajnë skulpturave që mund të ndërtohen vetëm nga natyra që është treguar mjaft bujare dhe që i ka falur zonës së Roshnikut jo vetëm këtë mal mbretëror dhe legjendë por edhe dhjetra bukuri të tjera që e bëjnë atë një nga perlat e vendit tonë.Rruga këmbësore nëpër të cilën ecim na çoi sipër shkëmbit të kalasë në sheshin prej rreth 3.5 ha,sipërfqe ku ka qënë ndërtuar qyteti antike e Kalasë së Tomorrit.

Ende pa mbërritur në sheshin e qytezës shikojmë përreth kalasë copa të shumta qeramike.Pas mbërritjes në shesh dëshmitë arkeologjike do të bëhen edhe më të shumta.Krahas qeramikës duken qartë rrenojat e shtëpive të banimit, muret drejtkëndor e të cilave arrijnë nga 0.5-1m lartësi.Copat e qeramikes të enëve prej balte dhe mbetje të përzieirieve të metaleve sipas arkeologut Ceka tregon se kemi të bëjmë me një qytet të lulëzuar të shek.IV p.e.s

Po sipas Cekës krahas punishteve të prodhimit të qeramikës në këtë vend ka pasur edhe punishte të farkëtimit dhe prodhimit të veglave të punës dhe armëve .Më tutje një copë qeramike me nje vrimë në mes e gjetur nga studiuesi Irakli Koçollari,sipas tij flet për një tjegull që lidhej me të tjerat dhe që mund të ketë shërbyer ashtu si edhe rrasat prej guri si mbules për çatitë e shtëpive të banimit.

Me përjashtim të dy shtigjeve që ndodhen në drejtimin veri-lindor të kalasë, pjesët e tjera jan të rrethuara nga shkëmbinj të thepisur që arrijnë në lartësin mesatare mbi 25 m nga baza e tokës.Pas ngjitjes në pikën më të lartë të kalasë sëbashku me prof.Cekën bëjmë disa fotografi në të gjithë pjesës perëndimore të malit të Tomorrit,por nuk harrojmë që të pozojmë edhe përvete për të pasur disa foto kujtim nga qyteti antik.Nga kjo lartësi duket qartë se bimësia në pjesën veriore është me e pasur se ajo në pjesën jugore të tij. Jemi pak a shumë poshtë qëndrës së sheshit të kalasë dhe ndërsa kërkojmë për tu kthyer në pjesën lindore prej nga ishim futur gjejmë një shteg natyror, gjerësia e të cilit nuk lejon të kalojë më tepër se një njeri.Ku shteg sipas arkeologut Ceka është një prerje natyrore e shkëmbit që në këtë pjesë zbutet, por që më pas është punuar nga dora e njeriut dhe ka shërbyer si rrugedalje apo hyrje për banorët e qytezës së kalasë së Tomorit.Pasi zbritëm në sheshin përreth kalasë vihen re të tjera rrënoja ndërtimesh të tjera dhe mbetje të shumta qeramike.

Dr.Koçollari, ndërsa merr në dorë disa copa qeramike ndan mes tyre një copë ene prej balte e punuar me ornamente.Sipas tij kjo qëramik i përket periudhës së mesjetës, pasi siç shprehet ai në këtë periudhë kohe njerëzit filluan përdorimin e ornamente në enët prej qeramike.Një pjesë të gjetjeve përreth mureve të kalasë antike prof.Ceka dhe studiuesi Koçollari i morëm me vete por pa harruar të regjistrojnë në aparatin fotografik pamje nga vendbanimi i ardhur deri në mesjet.

Nga qyteti antike për në fshatin Qafë-Dardhë

Arkeologu Neritan Ceka dhe studiuesi Irakli Koçollari kishin planifikuar që nëpërmjet fshatit Qafë-Dardhë të hidheshin për në një fshat tjetër të rrethit të Gramshit, ndaj pas një pushimi të vogël në vendin ku kishim lënë makinat pa humbur kohë u nisëm drejt këtij fshati.Përpara se të mbërrnim në qëndër të fshatit qëndruam për pak çaste në vendin e quajtur “Çezma e Tarikos”.

Në afërsi të çezmës në pjesën e poshtme të rrugës përgjegjësi i sektorit të shërbimit pyjor Sefedin Mbrakulla na fton të marrim disa kokrra arre,të mbledhura nga një grua rreth 45 vjeç në ndihmë të së cilës kishin ardhur edhe tri vajza të vogla të saj që pas vjeljes i kishin ndarë kaçkat në disa qese të vogla plastmasi.Pasi filluam të çanim kaçkat e arrës e pyetëm gruan, pronare të arrëve për vlerën e një kilogram arre. Ajo na tha se shkonte deri në 2000 lek (të vjetra) kilogrami,duke shtuar se i sigurinin me shumë vështirësi të ardhurat dhe se jeta ekonomike e saj dhe e bashkëfshatrëve ishte shumë e vështire.Edhe pse gruaja që na vuri përpara qesen me arrë u tregua shumë bujare unë i thashë se qesen e arrëve nga e cila po hanim ta vlersonte në vlerë leku pasi do ta blija unë.

Ajo me tha se ajo qese kishte rreth 1 kg arrë dhe kushtonte 2000 lek.Atëherë e mora qesen dhe nxorra nga xhepi 5000 lek për tija dhënë.Nuk kam të të kthejë kusur më tha e ndrojtur gruaja , që po vinte mirë për pazarin e bërë,por që gjithashtu po ndihej keq që nuk kishte të më kthente reston.Nuk dua resto,mbaji të tëra nuk ti dhash për të më kthyer resto.Gruas i erdhi mirë dhe pas faleminderimit u kthye sërish pranë pemëve ku do vazhdonte të mblidhëte arrat e rëna në tokë.

Kaluam në anën tjetër të rrugës për të pirë ujë në çezmën e ndërtuar rreth vitit 1923, nga një grua që kishte patur një djal të vetëm por që ia kishte vrarë hasmi.Në kujtim të djalt të saj të vrarë plaka e mbetur e vetme me të hollat që kishte kursyer ndërtoi një çezëm në pllakën e të cilës lexojmë:

Ju udhetar që këtej kaloni

Pini ujë dhe uroni

Tarikon ta kujtoni

Tariko e ëma e Demirit

Vrarë nga dora e qafirit

Pasi pimë ujë të ftohtë akull që buronte nga zemra e malit të Tomorrit, u nisëm për të zbritur për në fshatin Qafë-Dardhë, ku na priste kryeplaku i fshatit Shuaip Hajdari.

Në qëndër të fshatit disa ustallarë ndërtonin me blloqe betoni një ambulancë të vogël shëndetsore ,vend ku do të punonte infermieri i fshatit për të bërë ndonje vaksin apo dhënë ndonjë aspirin për të sëmurët.Ky fshat aktualisht ka 40 shtëpi banimi nga 120 që kishte pasur deri në vitin 1990.Hyjmë në konakun e të parit të fshatit.Një shtëpi e thjeshtë fshati.Për të vazhduar më pas në dhomën e rregulluar si për miq.Pasi jemi përshëndetur njëher në oborrin e shtëpisë,sipas zakonit pas uljes në divan shkëmbyem sërish përshëndetjet duke e pyetur edhe njëherë njëri-tjetrin për shëndetin,punët dhe hallet.Pas pak nikoqirja e shtëpisë na sjellë tabakanë me gota rakie dhe nga një filxhan kafe.E zonja e shtëpisë qe një grua e lodhur nga puna,por bujare.Nuk do vononte shumë dhe në derë hyn djali i dytë i të zotit të shtëpisë Shuaipit, i cili ishte nxënës në klasën e tetë të shkollës nëntë vjeçare të fshatit.

I edukuar me traditën e fshatit, 14-vjeçari pasi na takoi të gjithëve me dorë na pyeti për shëndetin sikur të ishte një burrë i rritur.Pas pyetjeve të djalit i erdhi radha për të pyetur atë të parit të miqve,prof. Cekës ku midis pyetjeve për shëndetin ai pyeti se në ç’klasë ishte dhe si ishte me mësime.

“Jam në klasën e tetë, ndërsa me mësimet sipas mësuesve”-përgjigjet “azërxhevap”djali.Kjo na la të kuptojmë se shkolla dikur me mësuesit më të mirë të rrethin të Beratit, një pjesë e të cilëve kanë drejtuar arsimin në rreth ishte katandisur si mos më keq, pasi për shkak të largësisë nga qyteti vështirë se gjen mësues që të shkojnë dhe të punojnë në këtë fshat,madje dhe ata pak mësues profesionist që kanë qënë nga ky fshat janë larguar drejt zonave urbane. Pasi përfunduam së piri gotat e rakisë dhe kafenë,prof. Ceka na bën me shenjë që të ngrihemi, por menjëherë në derën e konakut shfaqet e zonja e shtëpisë e cila na sjell pjatat e para me meze dhe nga një thel të madhe mish qengji të pjekur në hell.

Prof.Ceka dhe dr.Koçollari që kishin llogaritur të pinin vetëm një kafe sa për tu shlodhur, për tu nisur më pas drej Gramshit, mes falënderimeve për mikpritjen e kundërshtuan me zgjuarsi dhe delikates veprimin e të zotit të shtëpis duke i thën atij se do të udhëtonin për studime të tjera arkeologjike drejt një fshati të Gramshit.

“Rruga është e prishur dhe makina juai nuk mund të dal andej ndaj të rrimë të hamë një kafshatë bukë” – i’ua kthen i zoti i shtëpisë..

Kryeplaku i fshatit, nëpërmjet kryetarit të komunës Adriatik Serani e kishte marrë vesh që në mengjesin e asaj dite se në shtëpine e tij do të shkonte për një kafe prof. Ceka dhe dr.Irakli Koçollari, por kafja nga banorët e këtyre anëve për miqtë e ardhur nga larg do të thotë një mish qengji i pjekur në hellë.

Edhe pse miqtë nga Tirana dhe ne e refuzuam qëndrimin më gjatë,më në fund pasi nuk kishim se ç’të bënim e pranuam kërkesën e të zotit të shtëpisë për të ngrënë një kafshatë bukë, siç e quante ai.

Për të na kursyer kohë i zoti i konakut Shuaipi rrembeu gotën e rakisë dhe nisi të bëj dollinë për nderin e miqve që i kishin shkuar në shtëpi. “Të gjeta o kryetar-i drejtohet ai kryetarit të komunës Adriatik Serani duke shtuar me shakaeri tani unë kryeplak i fshatit dhe ti kryetar komune më ke urdheruar dhe unë të kam dëgjuar tani do bësh si të them unë.Mere gotën dhe shëndetin e parë e kemi për prof. Neritan Cekën.E kisha parë në televizor dhe kisha dëgjuar se ishte nga një familje e mirë dhe djali i arkeologut të shquar Hasan Ceka, për të cili kishim mësuar në librin e shkollës se ishte një nga më të mirët arkeolog në vendin tonë.Unë sot kam në shtëpinë time njeriun fisnik, politikanin dhe shkenctarin e arkeoligjisë prof. Cekën, ndaj ta pijmë shëndetin e parë për të parin e miqve që kam sot në shtëpi”-vazhdonte të ligjëronte i pari i fshatit. Dhe kështu duke vazhduar me radhe dollia e të zotit të shtëpisë erdhi përqark tavolinës duke marrë seicili nga ne urime për mirseardhjen në shtëpinë e tij.

Po afronte ora 16:30 inuta.Për shkak të afrimit të perëndimit të diellit dhe mungesës së energjisë elektrike dhoma ku ishim po fillonte të errësohej.

Pas përfundimit të dollisë së parë të bërë nga i zoti i shtëpisë,radhën do ta kishte i pari i miqve. “Brum o profesor Ceka”- i drejtohet i zoti i shtëpisë të parit të miqve. Nuk kishte se ç’të bënte ndaj prof. Ceka fillon të kthejë borxhin e të zotit të shtëpisë duke marrë dhe ai gotën për të bërë dollinë.Sapo Prof.Neritani filloj dollin e zonja e shtëpisë na solli pjatat e tjera me mish qengji sepse zakoni i këtyre anëve e ka që kur fillon dollin miku vijnë edhe pjatat e mishit me shenjë.Bishti i gjengjit që është pjesa fundore e kurrizit i jepet krehut të qoshes neë këtë rast prof.Cekës dhe me radhë të tjerët.

“Ju bëftë mirë, është mish qengji,ushqyer me trendelinën e malit të Tomorrit,është I pjekur në hell” na ngutëte për të ngrën i zoti i shtëpisë duke nxjerë dorën e djathtë si shpatë dhe e rrotulluar pëllëmën për të na trekuar se si e kishte rrotulluar qingjin gjat pjekjes në hell. Të gjithë vëmendjen e kishim te dollia e arkeologut Ceka i cili që në gotën e shëndetit të parë e cila shkonte për të zotin e shtëpisë dukej se e njihnte shumë mirë edhe profesionin e traditës popullore të fshatrave të jugut dollin.Edhe prof. Ceka pasi gjeti sekretarin e komunës Fadil Kalanxhi si pritës, i bën xhiron që i takonte dollisë duke pirë për secilin nga pjesmarrësit në tavolinë nga një apo dy shëndete të ilustruara me fjalët që uronin për mikpritjen,shëndetin dhe të mirat për secilin që pinte dollinë e ngritur prej tijë.Por zakoni e donte që dollia të mbyllej me numer tek ndaj duhej edhe një tjetër nga miqtë, kjo për ti respektuar miqët,ndaj në shënjestër të të zotit të shtëpisë këtë radhe do të ishte studiuesi Irakli Koçollari.

Djali i Sheperit të Zagorisë,vendlindjes së Çajupit nuk e pati të vështirë të bënte edhe ai ashtu si e donte zakoni, ndaj pa u përtuar dhe bërë naze filloi të ngrejë dollinë por me pak shëndete se dy kryesuesit e muhabetit të zotit të konakut dhe prof. Neritan Cekës.Sjellja me thjeshtësi,njohja e traditës dhe kulturës nga ana e prof.Cekeës dhe dr.Koçllari bëri që të gjatgjithë kohës ta ndjenim veten të barabart duke kaluar kështu një ditë vyer si rrallë ditët e tjera.

Kthimi nga Qafë-Dardha për në Berat

Pas kënaqëisë që na dha i zoti i shtëpisë u nisëm duke udhëtuar sërish andej nga erdhëm, nga rruga iliro-romake për të mbërritur më pas në qytetin e Beratit.Gjatë rrugës në kthim bërëm vetëm dy ndales të shkurtra,një në vendin e quajtur “Plepi”. dhe tjetrën 300m më poshtë në vendin e quajtur “Hani i Perisnakës”.Arsyeja e qendrimit në këto dy vende ishte se mali i Tomorit dhe kalaja e tij për shkak të kalimit të diellit drejt perëndimit dukej më mirë dhe na lejonte për të regjistruar në aparatin fotografik pamje më të mira të malit dhe bukurive të tij natyrore.

I largohemi antkitetit të kalasë së Tomorit për tu futur më pas në qytetin antiko-mesjetar të Beratit ku jeta ka vazhduar për më shumë se 2400 vjet pa ndërprehje.

Për ta mbyllur rrëfimin nuk do të kishte më mirë se sa të përdorim fjalët e politologut,njërit prej përfaqësuesve të vyer të kulturës sonë,Eqerem bej Vlora i cili 100 vjet më parë në të njëjtin muaj dhe vetëm një ditë përpara udhëtimit tonë më 05 tetor 1906 , kthyer në Berat pesë ditë më pasë më 11 tetor të vitit 1906, në ditarin e tijë do të shkruante: “Pas këtij ekskursioni arkeologjik udha vazhdoj përpjetë e tatëpjetë kodrave,drejt fushës dhe Beratit.Pas pak lamë mënjanë fshatin Vodicë dhe …”.

Në përfundim të këtij eksukrsioni arkeologjik prof.Neritan Ceka dha këtë intervistë për gazetën.

Kush ishte qëllimi i ngjitjes suaj në kalanë e Tomorit?

Në fakt dua të studioj rrugën që lidh Apolloninë, qytet ku unë kam punuar për një kohë të gjatë, qytet ku ka punuar edhe babai im dhe unë dua të studioj këtë rrugëqë ka lidhur Apolloninë me Maqedoninë dhe sipas traditës së lashtë të shkruar, kjo rrugë kalonte nga Pardha dhe në buzë të Tomorrit dhe vazhdonte pastaj në drejtim të Korçës.Studimi i kësaj rruge ka qenë një dëshirë e hershme e imja.Kam kaluar në këtë rrugë pothuajse 40 vjet më përpara si alpinist për ta parë këtë rrugë por nuk pata mundësi që të ngjitesha në kalanë e Tomorrit.Kisha dëgjuar për kalanë e Tomorritdhe kisha lexuar që është vend i cili dhe në burimet bizantine në kryengritjen e shekullit të XIII kundër pushtetit bizantin ,dhe tani doja të shikoja se çfarë gjurmësh ka lënë historia atje.Ky ishte qëllimi i ardhjes time këtu,pra për të ndjekur gjurmët e një rruge të lashtë shumë të rendësishme.

Jeni nisur nga Berati dhe keni udhëtuar në rrugën iliro-romake.Çfarë keni konstatuar përgjatë kësaj rruge?

E para vura re se rruga po bëhet sepse kur kam kaluar në këtë rrugë shumë vite më përpara i ngarkuar me atë çantën e alpinistit me rreth 40kg mbi supe jam nisur nga Vodica, kam arritur në fshatin Tomorr ku kam kaluar natën, pastaj kam kaluar një natë në mes të Tomorrit dhe ditën e tretë jam ngjitur në majë të malit, kurse tani duke udhëtuar me makinë, pothuajse për tre çerek ore dhe duke pasur shofer kryetarin e komunës Adriatikun (shprehet me humur), arritëm në rrëzë të malit të Tomorrit dhe pastaj shkuam në këmbë deri në kala.Me rrugën që po rregullohet po shikoj që komuna ka konstatuar se vlerat e saj nuk janë vetëm në shfrytëzimin e shanseve bujqësore dhe blegtorale që ka kjo komunë, por po ndërtojnë edhe një rrugë që do ti shërbejë pastaj jo vetëm komunitetit të fshatrave të Roshnikut por edhe turizmit shqipëtar. Mendoni se Eqerem bej Vlora i cili ka kaluar në këto anë,100 vjet më parë ka patur të drejt kur e ka quajtur këtë rrugë iliro-romake dhe për çfarë është përdorur kjo rrugë ? Patjetër është një rrugë e vërtetuar në periudhën ilire dhe në periudhën e hershme romake por tani kemi të dhëna të sigurta që kjo rrugë u përdor në shek.III para erës sonë kur mbreti Filipi V, erdhi dhe sulmoi Apolloninë dhe u tërhoq nëpër këtë rrugë kur u thye përpara Apollonisë nga apollonasit dhe romakët, pra Filipi V, u tërhoq nëpër këtë rrugë.Më vonë një konsull romak i quajtur Sulkicius në vitin 199 i nisur nga Apollonia kaloi nga kjo rrugë dhe arriti në Maqedoni ,por pastaj më vonë romakët e ndërruan drejtimin dhe zgjodhën rrugën e Shkumbinit,rrugën Egnatia e cila u bë rrugë kryesore dhe rruga për të cilën po flasim u gjallërua pastaj veçanërisht në shekujt e mesjetës, u ringjall në shek.VI ,kur duket që kalaja e Tomorrit u rindërtua pasi në filllim kishte qënë ndërtuar në shek.IV-III p.e.s. për të mbrojtur rrugën ilire dhe pastaj në shek.IX, kur u përdor nga bullgarët të cilët pushtuan zonën e Korçës dhe Beratit,pra në këtë periudhë kohë rifortifikuan kalanë e Tomorrit ,siç del edhe nga burimet historike.Në kryengritjen e vitit 1336 e cila ishte kryengritja e arbërve,pra e shqipëtarëve që identifikohen si popullsi homogjene, pushteti bizantin e rimori këtë zonë dhe pasi kishin pushtuar kalanë e Skraparit pushtuan dhe kalanë e Tomorrit.Perandori Andronik Paliologu vjen me ndihmën e mercenarëve turq, pushton Skraparin,Tomorrin dhe Beratin dhe ky është rasti i vetëm që kalaja e Tomorrit përmendet në histori.

Përgjatë rrugës iliro-romake keni kaluar dhe qëndruar te qivuri i Perisnakës varrezë antike e shek.II p.e.s, dhe më andej te hani i Perisnakës.Kush është vlersimi juaj për këto dy pika të ndodhura ndan rrugës së këtij vendkalim të hershëm?

Këto mbetet për tu verifikuar nga arkeologët tanë.Unë mendoj që pjesa më intersante është gjurmimi i kalldremeve të rrugës dhe për ta ndjekur këtë rrugë në drejtim të Tomorricës dhe të Gurit të Prerë për në Korçë ku ka qënë rruga antike.Përsa i’u përket haneve natyrisht që ato vërtetojnë funksionimin e kësaj rruge në kohën e mesjetës së vonë, veçanërisht ashtu siç është hani i Perisnakës apo edhe haneve të tjera.Edhe në përshkrimin e kësaj rruge kemi një udhëtim që bën Uilliam Martin Lik që ishte një i dërguar anglez praën oborrit të Ali Pashës në vitin 1805 i clili qëndron edhe në Dardhë dhe jep informatën e parë për kalanë e Tomorrit si vendbanim i lashtë dhe veçanërisht në librin ditar të Eqerem bej Vlorës (Nga Berati në Tomorr dhe kthim), ku përmenden përsëri rrethinat e Tomorrit si një vend i mbrekullueshëm turistik.Është udhëtimi i parë me karakter historik, arkeologjik dhe turistik që është realizuar në Shqipëri nga një personalitet i kulturës shqipëtare.Unë mendoj që sot jemi në gjendje që këtë mesazh të parë që është i barabartë me mesazhin që jep Sami Frashëri ,ta bëjmë së shpejti një realitet nisur kjo edhe nga nisiativa e komunës së Roshnikut për të ribër këtë rrugë.

Jeni i pari arkeolog që zbrisni në kalanë e Tomorrit.Çfarë gjurmesh arkeologjike të qytetërimit ilir gjetët në këtë kala?

Tani jemi të sigurt nga muri ilir i shek.IV p.e.s., që është një themelim i kësaj kohe pra i shek.IV p.e.s, i realizuar nga shteti ilir i cili kontrollonte këtë rrugë dhe konstatuam se kemi një vendbanim të rendësishëm që nuk është një kështjellë e kufizuar ,por është një qytet i mirëfilltë me një sipërfaqe të madhe sepse ne pamë që qyteti nuk shtrihet vetëm në pjesën e fortifikuar nga muret në pjesën e sipërme të tij,por në tërë sipërfaqen e mbrojtur nga natyra nga rënie të thepisura.Gjithashtu vërtetuam që qyteti ka vazhduar edhe në kohën e mesjetës ashtu siç përmendet në burimet bizantine të cilat thonë se ka qenë i përdorur të paktën nga shek.IX-XIV, ku duket pastaj që ka pasur një ndërprerje por e gjithë pjesa poshtë kështjellës është e mbushur me vendbanime mesjetare, me shtëpi,taraca dhe vatha bagëtishë gjë që tregon për një intensitet jete gjatë gjithë periudhës së mesjetës.

Në këtë vendbanim keni gjetur punime në qeramik si dhe përzierje metalesh.Mendoni se këto janë prodhime vendase?

Natyrisht ,aty kishte gjurmë të shumta të qeramikës vendase ,prodhime të shek.IV-III p.e.s., kishte gjurmë të shkrirjes së metalit që janë bërë për qëllime farke si për pregatitjen e vleglave të punës dhe të armëve,pra kishte gjurmë të një zejtarie vendase që vërtetojnë se kemi të bëjmë me një qytet.Këtë e vërtetojnë edhe muret e punuara me mjeshtëri me gur të punuara me forma kuadratike me gjatësi që arrijnë deri në dy metra dhe prodhime të sendeve të tjera të nevojave të përditshme ,pra nuk kemi të bëjmë vetëm me një kështjellë ushtarake por me një qytet të mirfilltë ,emrin e të cilit akoma nuk e dimë për antikitetin ,kurse për kohën e mesjetës natyrisht që emri dihej dhe quhej Tomorr.

Pas këtij fillim studimi,mendoni se do tu hapet rrugë gërmimeve arkeologjike në qytetin antik të kalasë së Tomorrit?

Patjetër që ky është një vezhgim sipërfaqëësor.Mbetet që kërkimet e ardhshme arkeologjike të evidentojnë dhe vlera të tjera të kalasë së Tomorrit,mbetet që rruga që sot i sherben vetëm banorëve të kësaj zone ,të kthehet në një rrugë të mirëfilltë turistike dhe livadhet e shkëlqyera që gjenden poshtë shkëmbinjve të malit të Tomorrit të jenë vendi ku do zhvillohet një fshat i ri turistik në vitet e ardhshme.Uroj që ky vend që tani është priviligj i pak personave që kanë guximin dhe inisiativën të ngjiten në këto lartësi të shijojnë historinë , çuditë e gjeologjisë dhe të natyrës të kësaj zone ,të shijojnë talentin e njerëzve të thjeshtë që jetojnë aty dhe vlerat e kësaj zone të jenë pasuri e të gjithë shqipëtarëve të interesuar për të kaluar një ëeekend të kendshëm në këto anë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Tomori, mali legjend i shqiptarve Empty
MesazhTitulli: Re: Tomori, mali legjend i shqiptarve   Tomori, mali legjend i shqiptarve EmptyMon 14 Jul 2014, 15:11

Rruga iliro-romake që të çon në qytetin antik të kalasë së Tomorrit


Arkeologu i njohur Neritan Ceka është i pari që zbret në këtë qytet antik të shek.IV-III p.e.s.

Kane udhëtuar në këtë rrug:
Shek.III,para erës sonë mbreti Filipi V.
Viti 199,Konsulli romak Sulkicius
Viti 1336,Perandori Andronik Paliologu
Viti 1805 Uilliam Martin Lik i dërguar anglez praën oborrit të Ali Pashës
Viti 1906,politologu Eqerem bej Vlora
Viti 2007, arkeologu i njohur shqiptar prof.Neritan Ceka dhe studiuesi dr.Irakli Koçollari

Nga Dino KAJA



Si banor me origjinë nga ajo zonë dhe i pasionuar pas shkencës të historio-grafisë kalaja e Tomorrit më ka ngacmuar herë pas here për të shkruar rreth qytetit antik të vendosur mbi këtë kala natyrore.Deri më sot në këtë qytet antik askush nuk kishte shkuar për qëllime studimi ndaj dhe për rrjedhojë nuk ka pasur asnjë material të shkruar që mund ta shfrytëzoja për të pasur njohuri rreth këtij vendbanimi të shek.IV p.e.s, kala e cila nuk ka pasur nevojë për fortifikime të shumta pasi shkëmbinjtë e saj të thepisur e bëjnë të pamundur hyrjen brenda saj pa i ditur dy shtigjet kryesore të cilat ndodhen në pjesën lindore në krah të rrugës iliro-romake që lidhte shtetin Maqedon më Apolloninë.Mëngjesin e ditës së shtunë dt.06.10.2007 ndërsa isha nisur për të pirë një kafe në një nga lokalet e qytetit ku më priste një shok përpara meje ndalon një makinë brenda të cilës ishte kryetari i komunës Roshnik, Adriatik Serani dhe sekretari i kësaj komune Fadil Kalanxhi.

Ende pa i thënë mirmëngjes njer-tjetrit Adriatiku më thot sot do vish me ne.

-Ku do të shkojmë? -e pyes.
-Vjen prof.Neritan Ceka dhe do të ngjitemi në Kalanë e Tomorit,-u përgjigj ai.

E prita me kënaqësi ftesën dhe për një çast mendova se po realizoja dëshirën time të kahershme për të pasur më shumë njohuri dhe informacion për këtë vendbanim ilir.Ndërsa ishim duke pritur në ambjentet e restorant “Tomorri”, ku pak më parë kishte shkuar dhe kryetari i bashkisë Berat, Fadil Nasufi me të cilin prof.Neritan Ceka kishte biseduar një ditë më parë,rreth orës 09:00 erdhi makina me të cilën udhëtonin njerzit që prisnim. U ngritëm në këmbë dhe pamë që të zbriste nga makina arkeologu i njohur shqipëtar prof.Neritan Ceka,bashkë me dekanin e fakultetit të historisë dr.Irakli Koçollari.

Nga Berati në Vodicë aty ku fillon rruga iliro-romake

Pasi u përqafuam dhe pimë kafen e mëngjesit u nisëm drejt rrugës së asfaltë në drejtim të juglindjes së qytetit .Lam pas lagjen Uznovë dhe u drejtuam për në fshatin Vodicë aty ku ndahet rruga nacionale Berat-Skrapar me rrugën iliro-romake që do të na çonte për në kalanë e Tomorrit ,rrugë që në shek.IV dhe III p.e.s, lidhte Maqedoninë me Apoloninë. Rruga panoramike e ngritur mbi trasenë e rrugës së vjetër iliro-romake që fillon në krahë të majtë të Urës së Vodicës ,ngjitet drejt shpatit dhe nga Qafa e Leshnjes në ish-hansarajin dikurshëm i quajtur Hani i Perisnakës dhe prej andej vazhdon drejt fundmalit të Tomorit për të vazhduar në krahun e majtë të saj në zonën e Tomorricës ,Korçës, dhe Maqedonisë, rrugë që në mesjetë do të sherbente edhe për të sjellë popullatën e kësaj ane drejt qytetit të lulëzuar në periudhën e mesjetës, Beratit.Pas mbritjes në Berat dervenët do të shpërndaheshin drejt dy rrugëve detare Vlorë dhe Durrës si dhe në anën jugperëndimore në drejtim të Përmetit dhe Gjirokastrës për në shtetin helen dhe vendet e tjera të orientit.Rruga panoramike e ngritur mbi trasenë e rrugës së vjetër iliro-romake që fillon siç edhe thamë më lart në krahë të majtë të Urës së Vodicës ,ngjitet drejt hansarajit të dikurshëm i quajtur Hani i Perisnakës dhe prej andej vazhdon drejt fundmalit të Tomorrit.Ndryshe nga sa kujton arkeologu Ceka ,40 vjet më parë kur ai në këtë rrugë ka udhetuar si alpinist falë investimit të komunës së Roshnikut një komunë me të ardhura të pakta kjo rrugë është drejt rikonstruksionit të plotë dhe po vazhdon të shtrohet me çakëll.Pas rreth 30 minuta udhëtim me makin në afërsi të vendit të quajtur “Qafa e Leshnjes” në anë e djathtë të fshatit Bogdan 2, pran një shkëmbi në anë të rrugës ndalojmë për të takuar me disa punëtorë që nxjerrin gurë për ndërtimin e veprave të artit që nevojiten për rrugën në rindertim e sipër.Pasi qëndrojmë për pak çaste dhe përshëndesim këta punëtorë të mirë kryetari i komunës Adriatik Serani i pyet ata nëse e njihnin njeriun me të cilin po udhëtonim. “Është Neritan Ceka,por druhemi të themi me siguri pasi nuk e kuptojmë se për për ç’far ai ka ardhur në zonën tonë rrëzë malit të Tomorrit”. - u përgjigj njeri prej tyre.

Më andej vazhdojmë udhëtimin për të bërë ndalesën tjetër në vendin e quajtur “Qivuri i Perisnakës”, që sipas arkeologëve vendas është një varrezë antike me sipërfaqe 40m2 , që i përket shekullit II p.e.s.(Qendrat dhe pikat arkeologjike të trevës së Beratit).Pasi zbresim nga makina na shfaqen përpara syve dy varre të hapur që sipas banorëve u përkasin viteve 1920.

Njeri nga varret e hapur i përkiste një gruaje nga Dushari i Korçës, e cila asokohe udhëtonte nga ky fshat për në Berat por pasi sëmuret gjat rrugës gjen vdekjen në afërsi të kësaj varreze antike e cila ndodhet buzë rrugës në krahun e djathët të saj.Pas vdekjes dhe varrosjes në këtë vend,të afërmit, mjeshtër të punimit të gurit në përkujtim të gruas së vdekur në rrugë do të ndërtonin mbi varrin e saj një qivur me gurë të gdhendur dhe skalitur mirë.Ky qivur ishte më i miri mes qivurëve të tjerë të varrezës antike dhe do të ishte i tillë deri në vitet 1992,vit kur si çdo gjë tjetër edhe ai do të shkatërrohej duke marrë i gurët e skalitur për të ardhur në aktin barbar të pak ditëve më parë atë të hapjes së varrit nga njerëz naiv të gënjyer apo nga fantazia e tyre e sëmurë me shpresën se brenda këtyre varreve do të gjenin stoli apo ndonjë qyp me flori.Mesa dukej varri ishte hapur natën dhe shpejt e shpejt ,pasi disa barinj të zonës përreth që kalonin thuajse çdo ditë praën varrezave nuk kishin parë njeri dhe se shpejtësia me të cilën kishin punuar varrëhapësit , kishte bërë që heshtrat mos të futeshin prap brenda dhe dheri gjithashtu mos të hidhej sërish në gropën e hapur të varreve.

Ishte një veprim që na befasoi ndaj së bashku me prof. Cekën dhe dr.Koçollarin nxorrëm nga çanta aparatët fotografik për të regjistruar disa foto nga kjo varrezë por edhe për ti patur si dëshmi e disa të çmendurve të kohës sonë.Më pas zhvendosemi për të vazhduar drejt rrugës për të ndaluar rreth 500m më larg,aty ku ka qenë ndërtuar karvansaraja e quajtur Hani i Perisnakës.

Rruga iliro-romake dhe hani 400-vjeçar i Perisnakës

Perisnaka është një nga fshatrat e zonës së Roshnikut dhe ndodhet në rrugën e herëshme nacionale që lidhëte Korçën me Beratin. Emri i këtj fshati vjen nga bashkimin i emrave të dy vllezerve të vendosur aty për herë të parë rreth vitit 1460,Perikliut dhe Nakos prej nga vjen edhe emri (Peris + Nako),Perisnak. Në fshat ka pasur kishë dhe më pas xhami.Për shkak të këtyre objekteve të kultit edhe sot disa prej vendeve thirren me emrat si: Bregu i kishës, te kisha, te xhamia,bregu i Todrit,arra e xhamis,varri i kaurit,shkëmbi i gjinturkut,çuka e frëngut etj. Pasardhësit e Perikliut dhe të Nakos pasi pranuan besimin islam u ingranuan në perandorinë turke nga ku për shkak të fisnikërsisë, bujarisë, trimërisë dhe zgjuarsisë do të mernin titullin Bej. Marja rreth vitit 1620 e titullit bejlerbej (guvernator i një pronvince),e të parit të fisit Ahmet Kajo do të bënte që ky fis ti shtonte pasurit dhe teritoret.Ata kishin në zotërim sipërfaqe të tëra tokash dhe kullotash si dhe numërin më të madh të krerëve të bagëtive në të gjithë zonën. Gjithashtu ata zotëronin të gjithë pjesën perëndimore të malit Tomorr fakt që njihet edhe sot nga banorët e zonës. Një pjesë e fshati atëhere kasaba (qytez e pa fortifikuar),shtrihej në vendin që sot quhet Beja (Toka e Beut), e cila është buzë rrugës nacionale Berat-Korçë,rrugë që sipas Eqerem bej Vlora, i cili ka kaluar në këto anë në vitin 1906 duhet të jet e kohës romake.( Eqerem bej Vlora),”Nga Berati në Tomorr dhe kthim”,faq.160),ka vazhdouar në fillim të herës tonë dhe mesjetë për të ardhur deri në ditët e sotme. Në këtë rrugë kalonin qindra tregëtarë që vinin nga Selaniku,Maqedonia,Kolonja,Korça,Permeti dhe anasjelltas . Për këtë arsye në anën e rrugës nacionale të quajtur Dhromë (greqisht,dhromë-rrugë) dhe më pasë Vromë,emër me të cilën njihet edhe sot rruga ka qënë ndërtuar një han (karvansaraj, ku ndaleshin karvanët gjat rrugës dhe që shërbenin si bujtinë për udhëtarët; vend ku vinin të huaj të ndryshëm),nga ku edhe sot shikohen mbetjet e tij.Në këtë han ose karvansaraj ndaleshin karvanët gjat rrugës dhe hani shërbente si bujtin për këta udhëtarë.Ky han kishte jo vetëm hauret ku vendoseshin kafshët por edhe resorante dhe hotele të asaj kohe,ndaj edhe quhej karvansaraj.Aty kalonin natën tregëtarët e shumtë nga qytetet jugore që udhetonin për në Berat ,për tu shpërndar më pasë në dy rrugët detare të perëndimit,Vlorë dhe Durrës si dhe në përmjet Përmetit dhe Gjirokastrës në drejtim të shtetin Grek apo vende të tjera të lindjes, më të cilët këta udhëtar bënin tregëti. Hani do ta bënte të njohur Perisnakën në të gjithë vendin me fjalët “nuk jemi te hani i Perisnakës”,pasi tregëtia që bëhej në këtë han dhe grumbullimet e shumta do ta kthenin atë në një qëndër të zhurmshme tregëtare. Ky han i cili ka qënë i vetmi në këtë zone,ka sherbyer si vend tranziti, por edhe shkembimesh tregtare për banorët e zones se Korçes, Beratit, Gjirokastres dhe Permetit. Ka qënë pikerisht ky han që diktoi njohjen e banorëve të fshatit Perisnak me ata të zonën e Korçës,Kolonjës,Përmetit dhe të Tomoricës. Banorët e këtyre zonave që prej qindra vjetësh ishin hanxhinj në hanin e Perisnakës me qëllim kalimin e natës në kushtet e shtëpisë, më pas lidhën miqësi dhe bërën krushnji me perisnakallinjt.Thuajse të gjithë djemt e Perisnakës martoheshin me vajzat e zonës së Korçës,Kolonjës dhe mësëshumti me vajzat e zonës së Tomorricës,traditë që vazhdon deri në ditët e sotme. Kështu mund të përmendim gratë e martura në këtë fshat që para 100 vjetesh, si Xhevahirja nga Radovica e Kolonjës,Karafilja nga Trebla , Bajamja nga Greva,e zonës së Tomorrices, nuset nga Korça etj.Hani ka pushuar së qëni i tillë reth viteve 1930, por karvanët e shumt që i drejtoheshin pazarit të Beratit nuk harronin që një pjesë të bagëtive apo mallrave ta tregëtonin në pazarin e vjetër te ani i Perisnakës,i cili ka qënë ndërtuar në rugën e vjetër romake në afërsi të vendit të quajtur “Beja”.Ky pazar pra në vendin ku ngrihej hani ka vazhduar deri në vitet 1970-75 për tu pushuar përfundimisht si vend pazari pas kolektivizimit të bagëtive. Por jo vetem kaq, ne vendin e quajtur “Beja”, që në mesjetë mendohet të ket qënë qyteze, në vitet 1980,nga punimet e rastësishme të kryera me traktor, janë gjetur dhe zbuluar pllaka varresh me mbishkrime që sipas rrëfimit të njërit prej banorve të fshatit ,në njërën prej këtyre pllakave i shkruhej vajzës së vdekur e re: “Bij, bij Vasiliqi/Vdiqe e re/Shkove në rini”. Gjithashtu në këtë vend nga punimet e rastësishme janë gjetur edhe dy kollona mermeri të cilat ndodhen edhe sot në banesën e njerit prej banorëve të fshatit. Këto fakte tregojnë se ky territor si shumë të tjera në këtë zonë përbën edhe një objekt studimi për arkeologjinë dhe arkeologët tanë.Banorët e fshatit Perisnak që ndodhet në largësin 10 minuta në këmbë nga e majta e rrugës kryesore,pas viteve 1990 filluan të migrojn drejt qyteteve dhe sot në këtë fshat banojnë vetëm dy familje të fisit Kajo.

Një veshtrimi i shkurtër gjeologjik i malit të Tomorrit

- Mali i Tomorrit krijes e mbrekullueshme e natyrës

Sipas studimeve gjeologjike formimi dhe konsolidimi i malit të Tomorrit ka kaluar në disa etapa evolucioni.Në prerjen gjeologjike të Tomorit,shkëmbinjt më të vjetër që dalin në sipërfaqe ,i përkasin epokës së vonëshme kretake,80 deri 60 mlionë vjet më parë.Nga fundi i periudhës kretake,si rezultat i veprimit të një faze të rrudhosies ka patur një ngritje relative të bazenit ujor.Në disa pjesë depozitimet dolën mbi ujë dhe për rrjedhoj ka patur pushim në sedimentim.Më pas kemi kalimin nga kushtet detare në ato kontinentale me përbërje gërqerore dhe depozitim të materialit boksik i ardhur nga lindja e kontinentit.Depozitimi i tyre u bë në një reliv të çrregullt,me të hyra dhe të dala e në trajt xhepash.Gjat epokës eocenike,që ka filluar 45 milion vjet më parë dhe ka vazhduar për 7 milion vjet,Tomorri u zhyt sërish nën ujë, në një det relativisht të cekët.Në këtë periudhë u depozituan sërish llumbra karbonatike.Sot këto llumbra përfaqësohen nga gërqerore pllakore argjilore,me ndërthurje të trasha të gërqerorve organogjene si dhe pjesërisht me thjerza strajesh.Në vazhdimësi,gjat epokës oligocenike që mendohet të ket filluar 38 milion më parë dhe të ket zgjatur 12 milion vjet kushtet detare ndryshonin nga thellësit në cektësim.Në përfundim të epokës oligocenike,25 milion vjet më parë pra në shekullin akuitanian kur kemi edhe periudhën miocenike mer fund depozitimi i formacionit flishor në gjithë kurrizoren e zonës Kruja,zonë ku futet edhe mali i Tomorrit.Efektet e veprimit të forcave intensive, tektonike ne një interval të shkurtër kohe gjithandej ndodhi ngritja më e fuqishme e kurrizores nënujore,Kruja.Për rrjedhojë ajo doli mbi ujë,sedimentet u shtrydhën dhe njëkohësisht iu nënshtruan rrudhëformimit ose malëformimit.Veprimtaria e lëvizjeve tektonike me karakter shkëputës shkaktoi copetimin dhe diferencimin e strukturave të rrudhosura.E gjitha kjo solli që zona kruja bashkë me trojet e Tomorit të kthehen në kontinent(tokë ose stere),me një paleoreliev kryesisht kodrinor relativisht të ulët. Kështu lindi nga gjiri i detit dhe u zhvillua mali i Tomorit me një lartësi që atëherë shkonte nga 7 deri 200 dhe 300 mbi nivelin e detit.Më pas rritja dhe zhvillimi i mëtejshëm i malit të Tomorit mundësohet nga lëvizjet e reja tektonike,vertikale,të tipit ngritës që kanë fillua 17 miljon vjet më parë.Etapa neotektonike,çoi në formimin e relievit të ri dhe strukturave të reja të diferencuara.Relievi ri i Tomorit u zhvillua gjatë fazave së ngritjes të ndërprera nga faza të rrafshimit ose të sheshimit përafërsisht sipas kësaj gjeokronologjie:Në fund të miocenit 9 miljon vjet më parë u ngrit në afro 1000m lartësi.Më pas për llogari të rrafshimit lartësia ulet 500 deri 600m.Në mbarim të pliocenit 2 miljon vjet më parë Tomori u ngrit 1500-2000m.Gjatë kuaternarit të hershëm afërsisht 1 miljon vjet më parë ai arriti në më shumë se 2000m lartësi.Për lëvizjet më të reja intensive ngritëse të Tomorit,dëshmon edhe prania e gjashtë niveleve të taracave lumore në luginat e lumenjve Devoll,Tomorric dhe Osum.Ngritja vazhdon edhe në ditët tona kur ai ka lartësinë 2416 m mbi nivelin e detit.Kjo është në përgjithësi rruga drejt formimit dhe ndërtimit gjeologo-tektonik dhe morfologjik të malit të Tomorit.

http://www.forum-al.com/showthread.php?t=22212
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tomori, mali legjend i shqiptarve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Legjend
» Mali i Nemërçkës
» Mali Tomor
» Mali Pashtrik
» Mali i Zotit dhe Tryeza e Zotit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Vende të shenjta-
Kërce tek: