FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Adhurimet që bëhen me lindjen e fëmiut

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Adhurimet që bëhen me lindjen e fëmiut Empty
MesazhTitulli: Adhurimet që bëhen me lindjen e fëmiut   Adhurimet që bëhen me lindjen e fëmiut EmptyTue 04 Apr 2023, 09:10

Gjatë lindjes lehonën e ndihmonte ndrikulla dhe në shenjë spastrimi stërpikte fëmiun me ujë të ftohtë. Nëse ishte djalë i prenin kërthizën me brisk ose kosë, nëse ishte vajzë me drapër ose gërshërë. Lamja e parë e fëmiut, ishte me rëndësi për të. Në ujë qesin kripë dhe një vezë, për të pasur fëmiu shëndet dhe bukuri. Më pas ujin e derdhin tek rrënjët e një trëndafili së bashku me lëvozhgën e vezës ku më parë kanë futur erëza dhe një pupël rose.

Foshnja pagëzohej në ditët tek: ditën e parë të lindjes, ditën e tretë, të pestën apo të shtatën.Me këtë rast mbi kokën e tij thyhej një kulaç, si shenjë pasurie. Emri zgjidhej me kujdes sepse kishte rëndësi për jetën e fëmiut. Një fëmijë që kishte dy prindërit gjallë i jepte lajmin fisit për lindjen e foshnjes. Ditën e lindjes u jepet fëmijve të shtëpisë dhe të fisit, grurë të zier që të hanë. Kur fëmiut i dalin dhëmbët e parë, gatuhet flijë dhe mbi kokën e tij hanë fëmijtë tjerë.

Lehonia brenda traditës shqiptare zgjatë 40 ditë. Për
këtë kohë lehona përkujdeset nga anëtarët e familjes. E
vetmja detyrë e saj është përkujdesja ndaj fëmijës së posalindur
(dhënia gji fëmijës). Në javën e parë pas lindjes, ajo nuk
është e detyruar as edhe ta lajë fëmijën e saj. Atë e bënë
zakonisht vjehrra e kur ajo nuk jeton, e lanë nëna e lehonës
ose kunata. Në këtë periudhë 40 ditore, lehonës në njëfarë
mase i jipet edhe karakter "shenjtërie", ajo nuk fle me burrin
e saj kurse akti seksual është i ndaluar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Adhurimet që bëhen me lindjen e fëmiut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Adhurime-
Kërce tek: