FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Helmet ushqimore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Helmet ushqimore Empty
MesazhTitulli: Helmet ushqimore   Helmet ushqimore EmptyFri 31 Mar 2023, 22:01

Ushqime të shpikuna në kohën moderne mbasi që u zhvillue industria.

1. Ëmbëlsuesit (mashtrojnë pankreasin dhe e ç'orientojnë atë, duke shkaktuar diabet)
2. Vaji i palmës (dhjamos, ligështon trupin, prish mëlçinë), haset në shumicën dërmuese të ushqimeve, bulmet, margarinë, ambëlsina,
3. Soja (vepron si hormon femnor, femnon meshkujt dhe shkakton kancer gjini te gratë)
4. Konservansët
5. Ngjyruesit
6. Mishnat e përpunum kimikisht (sallam, pashtetë etj.)
7. Pije të gazuara (Coca-cola, Fanta, Sprite etj.)
8. Ushqime të fritezës
9. Sheqeri i përqëndruar
10. Akulloret

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hylltar
MODERATOR
Hylltar


Male Numri i postimeve : 205
Join date : 23/04/2013
Age : 44
Location : Në Fushat e Elysesë

Helmet ushqimore Empty
MesazhTitulli: Re: Helmet ushqimore   Helmet ushqimore EmptyFri 31 Mar 2023, 22:24

- Për ambëlsues nuk ka nevojë. As për sheqer jo. Në gatimin besëlashtë për me i gatue ambëlsinat përdoren ose mjalta ose langu i rrushit, herë herë edhe pemët e zieme ose të thata. Vetë natyra e ka krijuar bletën si diçka të rrallë, poashtu edhe mjalti si prodhim i saj ka qenë dhe mbetet i rrallë. Sheqeri asht një produkt modern me të cilin njeriu nuk asht mësue. Ne nuk kemi evolvue me sheqerin industrial. Duke qenë i huaj për trupin e njeriut, sheqeri shkakton sëm,undjet ma të randa të shekullit tonë si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe gjakut, diabetin etj.

- Vaji industrial bimor (lulediell, kikirik, etj.) poashtu asht i damshëm, e sidomos vaji i palmës. Ivetmi vaj bimor i shëndetshëm asht vaji i ullinit. Vajrat mund të zavendësohen ose me vaj ullini ose me gjalp (tlyen) të bagëtive. Tlyeni nuk ka pse të përdoret shumë, mjafton për me i lye enët e pjekjes kur duem me pjekun diçka.

- Soja nuk duhet me u përdorun. Bimët e familjes së sojës, janë një zavendësim i mirë, mbasi që edhe janë përdorun nga ilirët që në kohnat e lashta.

- Konservansët janë të panevojshëm. Besëlashtët përdorin mënyra tradicionale të ruajtjes së ushqimit: mbajtja në të ftohtë, fermentimi, thamja etj.

- Ngjyruesit - shërbejnë vetëm për interesat financiare të industrialistëve, të cilët me ngjyrues stolisin ushqimet e ndyta, që të na duken ma të shijshme. Në gatimet e shtëpisë nuk ka nevojë për ngjyrues, sepse përderisa i gatuajmë vetë, ne e dimë se çka po hamë.

- Mishnat e përpunum në mënyrë industriale si sallami, pashteta industriale, janë ushqime "mbeturinë". Besëlashtët ruajnë dhe përpunojnë mishin vetëm në mënyrat tradicionale siç janë sallami i shtëpisë (kole, llukanik apo suxhuk), pashteta e shtëpisë, mishi i thatë, etj.

- Pijet e gazueme, janë helme të vërteta. Janë të mbushuna me sheqer, acide helmuese jo-organike. Njeriu nuk ka nevojë as për të ashtuquejtunat pije energjike. Ne duhet të përdorim pijet tradicionale: uji i ftohtë i pusit, i kroit, ose uji i tharptë, shllina e laknave, dhalla (kos e ujë e krypë), kumështi, parabija siç quhej boza e ilirëve të lashtë, langu i rrushit të malit (boronicë), langu i limonit, etj. Këto pije na e rregullojnë sistemin e tretjes, na japin vitamina, na freskojnë gjatë verës dhe në asnjë rast nuk janë të damshme.

- Ushqimet e fritezës nuk duhet me u ngranë. Vaji stërpërdoret dhe grimcat e vogla të djeguna që tejkalojnë filtrat, mbrrijnë në barkun tonë dhe bahen burim kanceri. Besëlashtë parapëlqejnë ushqimet e zieme, p.sh. "mish e lakna",

- Akulloret poashtu nuk duhet me u përdorun. Ato nuk heqin etjen siç pritet por vetëm sa e shtojnë atë edhe ma shumë. Në vend të akulloreve duhet me u përdorun pijet tradicionale siç i përmendëm ma nalt.

_________________
PAGANËT PO TRIUMFOJNË, IMAMËT PO BIEN, BOTËS SË SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Helmet ushqimore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Gatimi besëlashtë-
Kërce tek: