FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ligjet e tregut: garimi, paraqitja dhe kërkesa

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Ligjet e tregut: garimi, paraqitja dhe kërkesa Empty
MesazhTitulli: Ligjet e tregut: garimi, paraqitja dhe kërkesa   Ligjet e tregut: garimi, paraqitja dhe kërkesa EmptyMon 27 Mar 2023, 18:41

Tregu udhëhiqet nga ligje natyrore, që vlejnë në çdo periudhë.

Garimi ose konkurrenca, âsht mundimi i prodhuesve ose shitësve për me iu paraqit blemësve prodhime a shërbime ma të mira ose ma të lira, me qëlkim që me fitue sa ma shumë blemës, e në këtë mënyrë nxjerrin fitime ma të mëdha.

Garimi âsht mënyra për me përparue vazhdimisht cilësia e prodhimeve ose shërbimeve, sepse i nxit prodhuesit me përmirësue vazhdimisht cilësinë e prodhimeve në mënyrë që mos me mbetun prapa garuesve tjerë, ose ende ma mirë me fitue ma shumë blemës, ose për çdo rast edhe me zotnue krejt tregun, me qenë i vetmi shitës.

Garimi përveç të mirave ka edhe të këqijat e veta:
- i nxjerr nga tregu ndërmarrjet më të vogla duke i lanë njerëzit pa burime fitimi e pa të ardhuna
- krijon zotnime të tregut nga një ndërmarrje (monopol), dhe siç dihet monopoli âsht e kundërta e garimit, pra garimi sjell vdekjen e vetvetes në fund të fundit
- zakonisht i përshtatet shumicës, dhe krijon prodhime që shumica i dëshiron, por jo çdoherë shumica është në rrugë të mirë, p.sh. tallava âsht përhapun sipas ligjeve të tregut, pasi shumica e paarsimueme e kërkonte atë lloj këndimi
- âsht rrezik i vazhdueshëm për me shkatërrue traditën, sepse ndryshimi i vazhdueshëm gjithnjë âsht i pakujdesshëm ndaj traditave, dhe në këtë mënyrë folklori zhduket përballë formave të reja në vend që me u përshtatun me to, pra sjell kulturocid, e tillë âsht p.sh. moda
- rrotullimi i vepruesve në treg (sot zotnon tregun një ndërmarrje, nesër tjetra, e kështu me radhë) pra sjell shqetësim të tregut
- garimi historikisht ka detyrue njerëzit me përdorun maqina që ndotin ajrin si p.sh. maqina e avullit, turbinat e avullit maqinat me djegie të mbrendshme etj.
- për shkak se fiton ai që shet ma lirë, prodhuesit paraqesin në treg mallna më të këqij dhe të damshëm, por me çmime të ulëta, në të vërtetë me të vetmin çmim që âsht i përballueshëm për masat e vobegëta të popullit, kështu p.sh. rakia në vend të venës, patatja në vend bukës, plastika në vend të mallnave ma natyrorë, dhe ç'âsht ma keq mallna luks që kushtojnë ma lirë se mallnat e domsodoshme.


Paraqitja dhe kërkesa janë ligje vepruese të tregut që e shoqnojnë garimin, dhe janë pole të kundërta me njana-tjetrën. Paraqitja mâ e madhe e mallnave në treg ul çmimin e tyne, kurse kërkesa ma e madhe për ato mallna, ua ngrit çmimin. Nga kandvështrimi tjetër, vetë ulja e çmimeve rrit kërkesën, ndërsa ngritja e çmimeve i largon blemësit, pra ul kërkesën. Çmimi ma i naltë për një prodhim nxit një veprues tregu që të fillojë prodhimin e tij, ose të shtojë prodhimin e atij malli. Një ulje e çmimit i largon prodhuesit nga prodhimi i atij malli meqë nuk kanë levërdinë që presin.

Ligji i paraqitjes dhe kërkesës, nuk vepron gjithmonë njajtë, pasi në treg ka edhe faktorë tjerë që nuk janë studiue sa duhet:
- kështu në Dardani ku tash për tash zotnon feja islame, dhe mishi i derrit nuk kërkohet thuajse fare, në vend se të lirohet ai çpërkundrazi kushton ma shtrenjtë se kudo tjetër në Evropë
- shpesh shitësit mbajnë çmime të ndryshme për njerëz të kategorive të ndryshme, p.sh. mërgimtarëve u shiten mallnat ma shtrenjtë se sa vendorëve
- ky ligj nuk shpjegon përse ndodhin tepricat në treg të cilat pastaj dalin me paraqitje të re, duke ua ndrydhue çmimin ose sasinë e paraqitun
- nuk mjafton as për së afërmi që të drejtpeshojë tregun, për shkakun se edhe nëse një mall kërkohet shumë, megjithatë ka rrezik që njerëzit kanë vështirësi për të filluar ndërmarrje të reja që drejtohen në prodhimin e atij malli, vështirësi të tilla si mungesa theksuar e hapësinës, parave, mjeteve tjera për prodhim etj.


Ekonomia që bazohet kryekëput në këto ligje, duke mos ndërhymun në treg, quhet ekonomi e tregut. Ligjet e tregut janë ligje natyrore, njajtë sikur ligjet e klimës, biologjisë, kimisë etj. Si të tilla na duhet m'i drejtue ato dhe jo ato neve, përndryshe na damtojnë. Me ligje natyrore ndodhin vërshimet, por njeriu me vullnetin dhe punën e vet u vendon pendat për me u mbrojtun prej tyne. Me ligje natyrore ndodhin sëmundje, por njeriu u vendon përballë barin shëndoshës. Në të njajtën mënyrë nuk mundemi me iu bind atyne që na flasin për ekonomi t'ë tregut apo treg liberal (të lirë), kur e dimë se ata e ndjejnë këtë siguri për shkakun se kanë kapitale të mëdha, dhe prandaj kanë edhe mundësinë që në treg me i mposhtun gatruesit e tjerë më të vegjël. Po të ishin vetë garues të vegjël nuk do të banin kërkesa të tilla për treg të lirë.

Ekonomisë së tregut i âsht kundërvu ngaherë, ekonomia e gildeve, që janë bashkësi e prodhuesve ose shitësve, që së bashku dhe me ndihmën e shtetit luftojnë garimin, caktojnë çmimet, kushtet e kërkueme për cilësinë e mallit, pagat e punëtorëve dhe kushtet e punës. Të gjitha këto kushte pra nuk mvaren prej paraqitjes a kërkesës por sipas llogaritjeve dhe marrëveshjes me prodhuesve dhe shtetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ligjet e tregut: garimi, paraqitja dhe kërkesa
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Ekonomi-
Kërce tek: