FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lulefytyrat e nuses në dasmë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1171
Join date : 17/03/2013

Lulefytyrat e nuses në dasmë Empty
MesazhTitulli: Lulefytyrat e nuses në dasmë   Lulefytyrat e nuses në dasmë EmptyThu 23 Mar 2023, 00:50

Lulefytyrat e nuses në dasmë


Lulefytyrat e nuses në dasmë BCA8-CDF2-0370-4-CB3-886-A-BB7-C137-EFC5-E

Lulefytyrat e nuses në dasmë EA94-A368-A69-E-482-D-8680-DC7-F0-E2-BDA3-E

~ National Geographic ~Nuset e pikturuara në Kosovë - A është kjo një traditë shqiptare?

~ Nga: National Geographic ~

Fotot nga: Nita Zeqiri
Një traditë 1000 vjet e lashtë, kaluar nga brezi në brez deri në ditët e sotme, në Donje Ljubinje-n e largët, në Zhupa, në Jug të Kosovës. Sot, kjo traditë është në prag të zhdukjes, pasi vetëm një grua 65 vjeçare vazhdon të përgatisë nuse, sipas kësaj tradite. Fytyra e nuses është e pikturuar me shumë ngjyra shtresa të mrekullueshme ngjyrash. Tre rrathët e artë simbolizojnë ciklet e jetës, të lidhur njëri me tjetrin nëpërmjet linjave të arta, të cilat njeriu i kalon në kohëzgjatjen e jetës së vet. Rrathët e brendshëm të kuq, janë simbolet e pjellorisë, prej nga ku pikat e kuqe dhe blu lindin dhe e tërë fytyra mbulohet prej tyre, duke i uruar asaj (nuses) një familje të lumtur e të shëndetshme.
Vendi: Kosovë, Donje Lubinje, Prizren, Zhupa, Kosova e Jugut

Burimi

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1171
Join date : 17/03/2013

Lulefytyrat e nuses në dasmë Empty
MesazhTitulli: Re: Lulefytyrat e nuses në dasmë   Lulefytyrat e nuses në dasmë EmptyThu 23 Mar 2023, 00:59

TELEHISJA – NJE TRADITË E LASHTE SHQIPTARE


Telehisja , apo ngjyrosja e nuses, në Malsitë e Tetovës është një tradite e lashte shqiptare e trasheguar dhe e praktikuar me perkushtim nga grate tona deri në vitet e 90-ta. Kjo praktike kulturore eshte bartur dhe mësuar brez pas brezi si ne rrethin e ngushte familjar ashtu edhe ne ate jashte familjes duke u shendruar me kohe ne profesion me perdorim te gjere martesor. Gjate riteve martesore telehisjen e bene telakja, pra gruaja qe ngjyros nusen dhe e cila paguhet per kete pune nga famljaret e dhendrit, qe mund te jete vjehri apo edhe vete dhendri nëse i mungojnë prindërit.

Ne historikun e telehisjes ne Malesite e Tetoves kane lene gjurme nje numer i madh telakesh te njohura. Si per shembull në katundin Bozovcë, edhepse telake ka patur shumë, vlen te permenden ato me te dalluara dhe me ne moshe si Fazilja, bija e Hajdarit (1880- 1960) e cila i le trashegimi zanatin Nailes, mbrenda në familje të vet. Metutje, Ruhidja e cila sot është 78 vjeçare dhe akoma eshte ne gjendje te telehis. Në katundin Veshallë telake e dalluar njihej Bata apo da Dija (dada apo motra Hidije, qe njihej edhe si motra e Ali Mehazit). Te tjera kane qene Hafifja e Islamit e cila ka jetuar afro 90 vjet. Në Brodec njihej Refije Osman Beqiri e lindur me 1938. Në Vejcë ka telehisur Shide Baftjar Rasimi nga Brodeci ( e martuar në Vejcë ) e te tjera.

Ne keto katunde te malesive te Tetoves njihen dy lloje të telehisjes. Telehisja e ditës së parë të nuserisë, telehisja e spariherit dhe telehisja për trenetë.

Telehisja e ditës së parë të nuserisë


Në ditën e pare te nuserise telehiset e tërë fytyra me ngjyrë të bardhë. Mbi të bardhën në dy faqet vëndoset nga një rreth i kuq i mbështjellur me rrathë të verdhë nga ku këtu shpërndahen rreze simetrike, dhe te lidhura njëra me tjetrën me ngjyrë të verdhë e të shëndritshme. Pra ne formën e diellit,me rreze qe shperndahen në hapsirë . Por në këtë hapsirë dielli ngrohë jo njelloj dhe rrezet e diellit nuk shpërndahen njejtë,sepse mbrenda njëzetëekatër orësh dielli në dukje lind dhe perendon, por në realitet ai është gjithënjë në lindje. Që do të thotë se nusja e re duhet të lindë fëmijë e të le trashegimtarë. Ne mbrendesi te ketij dielli te pikturuar mbizoteron vetëm ngjyra e kuqe që nenkupton zjarrin. Zjarri shpreh gjallërinë, jetën në vazhdimesi, begatinë, dhe pjelleshmërinë.
Mbi kokë të nuses vëndoset një gjysëmrreth, zakonisht i punuar nga vete nusja dhe mjaftë zbukurues. Ky gjysemrreth eshte I zbukuruar me drugëza dhe me lule shumë të bukura, qe ne kete ane quhen oja. Metutje, mbi këto oja vëndoset tel argjendi i bardhe ose i verdhë qe varet sipër fytyrës së nuses, kuptohet jo shume i shpeshte por i rralle. Po ashtu prapa në shpinde lëshohet teli në dy anët e bishtave – gërshetave, sepse nusja ka flokë të gjata. Flokët i ndajnë në katër bishta, dy bishta qe duken perpara në kraharor dhe dy pas shpinde. Vlen te theksohet se në mungesë të flokëve të mjaftueshme mund te perdoren edhe flokë artificiale . Ojat apo gërshetat zbukurohen me penza ari dhe me piskila të punuar nga rruzat e imeta të llojeve të ndryshme. Nuset për këtë ditë të nusërisë, si zakonisht një ditë përpara e perdorin edhe kanën në duarë, flokë dhe në gishtat e këmbës. Nëse shkohet të dielën nuse kana perdoret ne mbremje të së shtunës ,nëse shkohet të enjëten kana duhet të përdoret të mërkurën. Kjo kane perdoret ne duarë me bishtë dalldajshe (dallëndyshe) e me flamuj. Në pjesen e fytyrës me ngjyrë të bardhë besohet se që nga dita e parë në familje të burrit shkruhen sjelljet e nuses dhe familjes së burrit që ndikon në zhvillimin e personalitetit të saj qoft pozitiv apo negativ. Prapseprapë sjelljet pozitive të nuses duhet të mbizotrojnë, sepse ngjyra e bardhë është mbizotruese. Vlen te theksohet ketu se vajzat ne te kaluaren kanë shkuar nuse që në moshë shumë të re, trembëdhjetë e katërmbedhjetë vjecare, e për to janë kujdesur si për fëmijën e vet vjeheri dhe vjehra gjithënjë duke i mësuar se si duhet të sillen me të pranishmit e shtëpisë, me farefisin dhe me miqtë.

Ngjyra e kuqe në mes të faqeve në fytyrë me mbështjellsin e shëndrishëm të verdhë ka qenë dhe është e pandryshueshme dhe e vecante.Ndërsa distanca e vijave që rrezatojnë kanë ndryshuar ne gjërësi dhe gjatësi.Telakja është përkujdesur shumë që vijat reflektuse të jenë tek e asesi çiftë. Nëse vijat rrezatuse mbeten çiftë kjo nenkupton se nusja nuk do të lindë fëmijë dhe të afërmit e nuses e edhe të dhëndërit do te deshperoheshin ne ket rast. Pergjegjesia i bjer jo vetem nuses por edhe telakes, e cila mund te fajesohet edhe si qellimkeqe ne raste deshperimesh te tilla.

Telaket perdorin dhe ndihmeset e tyre gjate telehisjes – Puna e ngjyrosjes zgajt deri dy orë të plota. Rrezet – vijat në fytyrë behen me ndihmën e krabzës, që të jenë më të drejta dhe tërheqëse.Në vitet e më hershme telehisja ka zgjatur edhe më shumë, sepse mjetet dhe materiali i punës kanë qenë krejtësisht te thjeshta. Jane perdorur, lulet kamomili, lule bozhuri, lule manushaqe si dhe lule të ndryshme, por jane perdorur edhe mbështjellsa të sheqernave me ngjyra të ndryshme. Lulet dhe letrat i kanë ngjitur në fytyrë me shërbet.

Eshte zakon qe dahirexhijet nga ana e dhëndërit t’u kendojne këngë telakeve, prindërve, vëllezërve të nuses duke i ngacmuar nëpërmjet këngëve humoristike apo të nemave – mallkimit. Këto këngë zakonisht janë kënduar në shtëpine e dhëndërit;

telake mori hajdute
telin e nauses ku na e hupe
ku na e hupe ku na e çove
ja ka çue nauses vet
ene kjo telakja u hutoft
nausja e vet mos ja gjëzoftë

telake mori hajdute
telin e nauses na e hupe
telake more të pkutshin durët
çish na e praune nausen e murët
telake mori të pkutshin këmët
çish na e praune nausen e vranët


Këngën e tregoi telakja R. V.

nause lule kush të telehisi
çajo Nailja si viti
nause lule kush ti vu vetullat
çajo Nailja si të vetat
nause lule kush ti vu vijat
ani mi kanë vu shoçet e mia

kanë nausja jon se ve telin
se e ka të smut babo derin
se e ka të smut neti vdese
telin nausja jon le ta vene
kanë nausja jon se ve telin
se e ka të smut volla derin
se e ka të smut ne ti vdese
telin nousja jone le ta vene


Telehisja e spariherit


Telehisja e nuses nga spariheri dallon nga ajo e ditës së nuserisë. Në këtë ditë fytyra e nuses mbulohet me ngjyrë të bardhë dhe ngjyre te kuqe në dy faqet dhe të rrethuar me vijën e verdhë të shëndritëshme. Vijat e shpërndara rrethë e rrotull ngjyrës së kuqe shpërndahen të shkurta. Poashtu ne faqe dhe në ballë vendosen ballanajke. Behet edhe ngjyrosja e ballit dhe e mjekres po per dallim nga ajo e nuserise, ne ngjyrosjen e sapriherit, ne shume raste,mungojnë vijat apo rrezet e ngjitura njëra me tjetren.

Telehisja për trenetë


Për tre netët shkohet te prëja ( prindërit ) e nuses pas dy javësh. Nusja kur kthehet për në shtëpi të burrit e telehis telakja sikur në spariherë.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1171
Join date : 17/03/2013

Lulefytyrat e nuses në dasmë Empty
MesazhTitulli: Re: Lulefytyrat e nuses në dasmë   Lulefytyrat e nuses në dasmë EmptyThu 23 Mar 2023, 01:02

KËNA TRADITË E LASHTË E SHQIPTARE


Shqiptarët janë popull i pasur me vlera e me traditë të lashtë, jo se dua unë e pse më pëlqen, sepse flasin faktet, flasin argumentet, ...
Gjyshrit e stërgjyshërit tanë edhe para kënës së importuar arabe apo turke kanë ditur të prodhojnë kënë. Këtë kënë e kanë shfritëzuar për ngjyrosje te duarëve dhe të flokëve. Në Malsin e Sharrit njihen këto lloje të kënës;
1) Këna e kecit – e Gurit
2) Këna e aheqerit
3). Këna e arrës

Po ashtu kanë shfrytëzuar edhe kënën e Tiranës.

Këna e Tiranës ka qenë kënë në formë të petëzave( pra petëza - petëza, në formën e një leku) me ngjyrë të zezë, por kur është zbutur në ujë ka marrë ngjyrën e kuqëremtë.

Këna e Kecit – e Gurit është lloi i kanës më të vjetër që njihet në traditën e lasht shqiptare. Ky lloj i kanës gjendet në gur në shtresën e sipërme të tijë, ka ngjyrën e gjelbërt. Këtë shtresë e zbusin me pak ujë aty në gurë dhe e shfritëzojnë si kënë. Në disa katunde ka emërtime Guri i Kënës ( Gjuri i Kanës ).

Këtë kënë gratë dhe nuset e kanë shfritëzuar gjatë ditëve të punës në fushë, kur kanë mbledhur barin - sanën, gjatë korrjes të thekrit, tërshërës, elbit e të tjera, kuptohet gjatë pushimit. Këtë lëndë të parë e kanë nxjerrë nga guri për me shfritëzuar për shitje edhe për ngjyrosje gjatë stinës së dimrit.

Këna e sheqerit; sheqerin e kanë djegur në tavë deri sa e ka marrë ngjyrën e kuqëremtë në të zezë. Sheqerin e djegur e kanë tretur deri sa është bërë qullë. Qullin e fituar e kanë shfritëzuar për ngjyrosje.

Këna e arrës është shfritëzuar gjethi dhe lëvozhga e frutit. Gjethet dhe lëvozhgën e kanë shfritëzuar të njoma dhe të thara.
Ngjyrosja e duarëve e flokeve dhe gishtave të këmbëve është bërë edhe pas natës së kënës, në ditët e festave kombëtare, fetare, familjare dhe ditëve të rëndomta. Plakat kanë ngjyrosur gishtat e të dy duarëve nga gjysma e gishtave e lartë nga thonjtë dhe në pëllëmbë kanë vëndu një pike të madhe dhe rrethë e rrotull pëllëmbës kanë vëndu pika të vogëla por tek. Kjo ngjyrosje eshtë quajtur pula me zogjë. Pra fëmijët, të afërmit e familjes të jenë të gjithë bashkë dhe të gjithë të respektojnë kryefamiljarin – të zotin e shtëpisë dhe anasjelltas i zoti shtëpisë të jetë i kujdesshëm për të gjithë anëtarët e familjes. ( uaaaa si i mbështjell si pula zogjtë) .

Nuset dhe gratë i kanë ngjyrosur gishtat dhe anën e sipërme të duarëve. Më parë me pej i kanë lidhur duartë si pas dëshirës se si do dukej ngjyrosja, pas kësaj e kanë vendosur kënë.

Vajzat skanë përdorur kënë as në duar e as në flokë, sepse ata skanë nevoj për zbukurim se vet atyre zoti ju ka falur bukurin. Vajzat e kanë ngjyrosur vetëm gishtin e vogul të dorës së djathtë natën e kanës për me i dalur fati më shpejtë.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1171
Join date : 17/03/2013

Lulefytyrat e nuses në dasmë Empty
MesazhTitulli: Re: Lulefytyrat e nuses në dasmë   Lulefytyrat e nuses në dasmë EmptyThu 23 Mar 2023, 01:03

Këna e Kecit – e Gurit është lloi i kanës më të vjetër që njihet në traditën e lasht shqiptare. Ky lloj i kanës gjendet në gur në shtresën e sipërme të tijë, ka ngjyrën e gjelbërt. Këtë shtresë e zbusin me pak ujë aty në gurë dhe e shfritëzojnë si lloj këne. Në disa katunde ka emërtime Guri i Kënës ( Gjuri i Kanës ).
Kënën gratë dhe nusett e kanë shfritëzuar gjatë ditëve të punës në fushë, gjatë korrjes të thekrit, tërshërës, elbit e të tjera, kuptohet gjatë pushimit. Këtë lëndë të parë e kanë nxjerrë nga guri për me shfritëzuar për shitje edhe për ngjyrosje gjatë stinës së dimrit.

u ngrajtën shoçet herët në saba
shkuën te gjuri kanën me ta ba
kanën me ta ba oj e majr mori
kur dalësh nër shoçe ma e heshmja ti
ma e heshmja ti me t’than mashalla
kur dalësh nër shoçe ma e para
si zana e malit nausja kana

Këna e sheqerit; sheqerin e kanë djegur në tavë deri sa të merrë ngjyrën e zezë në të kuqremtë. Sheqerin e djegur e kanë tretur me ujë deri sa është bërë qullë. Qullin e fituar e kanë shfritëzuar për ngjyrosje.

kur e vune kanën nause
a nise me ka
kanën e sheqerit hazër ta kanë ba
hazër ta kanë ba e vine në dorë
hazër ta kan ba ani shoçet ti
t’na i derdhish lotët e majro si shi
ani vine kanën nause sa ma heshëm
t’na i derdhish lotët e majro si breshën

Këna e arrës është shfritëzuar gjethi dhe lëvozhga e frutit. Gjethet dhe lëvozhgën e kanë shfritëzuar të njoma dhe të thara.

nausja jonë në kraje të shkallës
po na e kërkon kanën e arrës
me kanën e arrës flokët do ja lijm
t’na i kesën hije dimijat jënlij
me kanën e arrës flokët do ja lijm
flokët do ja lijm t’i bahen me boj
t’I bahen me boj, me boj t’kuçe
të na bëhet nausja si gëguçe

Ngjyrosja e duarëve e flokeve dhe gishtave të këmbëve është bërë edhe pas natës së kënës, në ditët e festave kombëtare, fetare, familjare dhe ditëve të rëndomta. Plakat kanë ngjyrosur gishtat e të dy duarëve nga gjysma e gishtave elartë bashkë me thonjtë dhe në pëllëmbë kanë vëndu një pike të madhe dhe rrethë e rrotull pëllëmbës kanë vëndu pika të vogëla por tek. Kjo ngjyrosje eshtë quajtur pula me zogjë. Pra fëmijët, të afërmit e familjes të jenë të gjithë bashkë dhe të gjithë të respektojnë kryefamiljarin – të zotin e shtëpisë dhe anasjelltas i zoti shtëpisë të jetë i kujdesshëm për të gjithë anëtarët e familjes. ( uaaaa si i mbështjell si pula zogjtë) .
Nuset dhe gratë i kanë ngjyrosur gishtat dhe anën e sipërme tëduarëve. Më parë me pej i kanë lidhur duartë si pas dëshirës se si do dukej ngjyrosja, pas kësaj e kanë vendosur kënën.
Vajzat s’kanë përdorur kënë as në duar e as në flokë, sepse ata skanë nevoj për zbukurim se vet atyre zoti ju ka falur bukurin. Vajzat e kanë ngjyrosur vetëm gishtin e vogul të dorës së djathtë natën e kanës për me i dal fati më shpejtë.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1171
Join date : 17/03/2013

Lulefytyrat e nuses në dasmë Empty
MesazhTitulli: Re: Lulefytyrat e nuses në dasmë   Lulefytyrat e nuses në dasmë EmptyThu 23 Mar 2023, 01:18

Lulefytyrat e nuses në dasmë SoARLPm

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1171
Join date : 17/03/2013

Lulefytyrat e nuses në dasmë Empty
MesazhTitulli: Re: Lulefytyrat e nuses në dasmë   Lulefytyrat e nuses në dasmë EmptyThu 23 Mar 2023, 01:35


Nuse e ngjyrosur nga Maqedonia

Lulefytyrat e nuses në dasmë 1cc44910c0f8f245fdff94e4ca08dd89

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1171
Join date : 17/03/2013

Lulefytyrat e nuses në dasmë Empty
MesazhTitulli: Re: Lulefytyrat e nuses në dasmë   Lulefytyrat e nuses në dasmë EmptyThu 23 Mar 2023, 01:37

Lulefytyrat e nuses në dasmë Screenshot-20230312-213618

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1171
Join date : 17/03/2013

Lulefytyrat e nuses në dasmë Empty
MesazhTitulli: Re: Lulefytyrat e nuses në dasmë   Lulefytyrat e nuses në dasmë EmptyThu 23 Mar 2023, 01:40

Nuse të ngjyrosuna nga Maqedonia

Lulefytyrat e nuses në dasmë 20230312-213940

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content





Lulefytyrat e nuses në dasmë Empty
MesazhTitulli: Re: Lulefytyrat e nuses në dasmë   Lulefytyrat e nuses në dasmë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lulefytyrat e nuses në dasmë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lulefytyrat (ngjyrosja e fytyrës për kremte)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Maskim-
Kërce tek: