FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Habitati i tulipanit shqiptar shpallet monument natyre

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Habitati i tulipanit shqiptar shpallet monument natyre Empty
MesazhTitulli: Habitati i tulipanit shqiptar shpallet monument natyre   Habitati i tulipanit shqiptar shpallet monument natyre EmptyWed 15 Mar 2023, 19:46


Tulipani shqiptar
Habitati i tulipanit shqiptar shpallet monument natyre 335844413-890632258860652-2570491286943812149-n

Pas një pune intensive 4 vjeçare, i gjithë ekipi i Institutit të Politikave Mjedisore është i lumtur që të përcjellë edhe vendimin zyrtar (më poshtë) për shpalljen Monument Natyre i një prej zonave ku rritet Tulipani Shqiptar. Në këtë ditë duhet kujtuar edhe kontributi i atyre që mundësuan plotësimin e të gjithë mozaikut për të arritur deri tek vendimi, Z. Besnik Hallaci  i cili me studimet dhe pasionin e tij dokumentoi praninë e species autoktone në qarkun e Kukësit, Z. Arben Palushi , i cili me këmbënguljen dhe pasionin e tij organizoi mbrojtjen lokale të tulipanit nga Bashkia Kukës , AdZM Kukës, Bashkinë dhe Këshillin Bashkiak Kukës, Qarku Kukës , Organizatat Mjedisore në Kukës dhe Shqipëri, Organizatës Inca Shqipëria , Qytetarët dhe Intelektualët e Kukësit dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit  që kanë shprehur gjithnjë bashkëpunim për sa i përket mbrojtjes së Tulipanit Shqiptar, dhe veçanërisht Critical Ecosystem Partnership Fund për mbështetjen e tyre në këtë qëllim!

V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E HABITATIT TË TULIPANIT SHQIPTAR “MONUMENT NATYROR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 10,të ligjit nr.81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
1. Shpalljen e habitatit të tulipanit shqiptar(Tulipa albanica)“Monument natyror”, kategoria III e zonave të mbrojtura, sipas hartës në shtojcën 1, dhe kufirit të paraqitur sipas tabelës së koordinatave në shtojcën 2, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Monumenti i natyrës ka një sipërfaqe 35.5 ha dhe zonë buferike 200 m rreth kufirit të zonës të mbrojtur, në të cilin zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes e njëjtë me rezervën strikte.
3. Zona e mbrojtur përfshin habitatin enjë lloji të rrallë e të kërcënuar me rëndësi e vlerë të veçantë shkencore dhe estetike, sipas aneksit nr.1, i cili përmban skedën e monumentit të natyrës.
4. Ngarkohet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe organet përkatëse të vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Lajm i marrë nga Instituti i Politikave Mjedisore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Habitati i tulipanit shqiptar shpallet monument natyre Empty
MesazhTitulli: Re: Habitati i tulipanit shqiptar shpallet monument natyre   Habitati i tulipanit shqiptar shpallet monument natyre EmptyWed 15 Mar 2023, 20:23

Lëndina e Tulipanëve ndodhet ndërmjet zonës së Kolshit dhe Surroit Kukës Albania. Është vendi i Tulipanit Shqiptar (Tulipa albanica), bimë endemike e shqipërisë.

Habitati i tulipanit shqiptar shpallet monument natyre L-ndina-e-tulipan-ve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Habitati i tulipanit shqiptar shpallet monument natyre
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shkollat në natyrë
» Tulipani shqiptar
» Ragbi - klubi shqiptar
» Sundimi shqiptar në Egjipt
» Prejardhja e emrit "Shqiptar"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Shkencë :: Gjelbërim-
Kërce tek: