FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Vidasi e Thana

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Vidasi e Thana   Sat 05 Jul 2014, 20:53

Perëndi ilire të pyjeve

Altar lutës, ku shihen Vidasi Thana duke mbajtur degë bimësh në duar


Në të dyja fotot: Vidasi me tri zana (thana)


Thana me dy shoqëruese (tri zanat)


Altar lutës kushtuar Vidasit e Thanës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Vidasi e Thana   Sat 05 Jul 2014, 20:54

Nji hyjni tjetër pajtore e burimeve, ishte Vidasusi, gjithëmonë i shoqnuem në monumente nga shoqja e tij Thana.Katër altarë kushtue këtij qifti janë gjetë në Topusko, në Kroaci, afër nji burim uji mineral. Në të njajtin lokalitet janë gjetë mbaturinat e nji faltorje kushtue Silvanos si dhe shumë altarë tjerë me emnin e kësaj hyjnie romake.Në bazë të këtij fakti, studiuesit kanë konkludue me të drejtë se Vidasusi në besimin ilir ishte i ngjashëm me atributet e tija me hyjninë pajtore të burimeve pyjevet, fushavet, me Silvanon dhe si rrjedhim në emnin Thana asht mshefë hyjnija ilire e gjuetisë, të cilën shkencëtarët e kanë identifikue me hyjninë romake Diana.Vidasusi e Thana (por ndoshta në vise tjera këto hyjni kishin emna tjerë), kishin nji randësi të dorës së parë në panteon në pjesën ma të madhe të popullatës ilire, sidomos ndër ato që mirreshin me blegtori, për shembull Dalmatët.

Në monumentet ilire të epokës romake, këto hyjni gjinden jo vetëm të vetmueme, por në shoqni me nymfe dhe hyjni tjera, në të cilat duhet padyshim të shohim hyjni tjera autoktone, emnat e të cilave nuk i njohim deri tash.Tue folë mbi ikonografinë e këtyne dy hyjnive, asht shumë interesant veqorija që në dy monumente të gjetuna në Bosnjë, Diana nuk ka, sikur në ikonografinë greko-romake, harkun dhe kokurrën, por në nji dorë mban palmën, kurse në tjetrën hardhinë.Kjo dëshmon se Thana nuk ishte e njëjtë në të gjitha karakteristikat me Dianën e panteonit greko-romak.Në të njatin përfundim vijmë tue shqyrtue ikonografinë e Vidasusit,që nuk ishte krejtësisht i njajtë me Silvanon, por qe identifikue me këtë vetëm pse për disa atribute të veta ishte ma i ngjashmi me të.Mund të supozohet e për këtë ekzistojnë disa indikacione se bash Vidasusi ka qenë zoti suprem i Ilirëve.

Vidasusit u qenë kushtue disa vende të shejta ndër të cilat asht shpella te Moçiqi, në afërsi të Dubrovnikut të vjetër, shëndrrue mandej në nji shejtore të perëndisë Mitra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Vidasi e Thana   Sat 05 Jul 2014, 20:54

Në disa shpella kulti mes maleve shkojnë për pelegrinazh e për t'u lutur: vajzat për martesë, gratë për të lindur fëmijë a për t'u jetuar fëmijët, në këto shpella çojnë fëmijët e sëmurë për t'u shëruar. Aty (në shpellë), lënë para, bëjnë flijime ose lënë simbole dhuratash a dhurata të ndryshme. Shpellat jo doemos lidhen me kultin e Zanës. Në disa raste mbajnë emrin Shpella e Shëngjergjit ose Shpella e Fatmirave (pra e Zanave)...

...Edhe Shëngjergji në rastin e këtyre shpellave ka zëvendësuar emrin e një hyjnie bari të maleve.

Mark Tirta - Mitologjia ndër shqiptarë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Vidasi e Thana   Sun 08 Mar 2015, 13:52

Vidasi - në besimin tonë është perëndia që mbron pyjet, burimet dhe fushat. Në monumente paraqitet i shoqëruar nga shoqja apo gruaja e vet, perëndesha Thana. Në Topusko në Kroaci, pranë një burimi uji të thartë (mineral), janë gjetur katër altarë kushtuar këtij çifti. Vidasi ka atribute të ngjashme me ato të hyjnisë italike Silvan dhe me Panin pellazgjik, ndërsa Thana ndër popujt tjerë njihet si Artemida ose Diana. Vidasi e Thana, adhuroheshin shumë nga pjesa më e madhe e popullësisë ilire, sidomos nga ata që merreshin me blegtori si p.sh. Dalmatët.

Silvani - hyjni italike e korijeve, pemishteve dhe pyjeve. Në fillim nderohej në trajtën e një peme, më vonë mori trajtën e njeriut dhe u identifikua me Panin ose Faunin. Ishte i gatshëm për të sulmuar ata që thyejnë degët e pemëve. I dhuronin fruta dhe kafshë.

Fauni – Është biri i Pikut dhe nipi i Saturnit (Shtunit). Ai është i pajisur me një atribut të dyfishtë: nga njëra anë duke qenë i afërt me pyjet, me fushat e mbjella dhe me ujërat e freskëta, ai i mbron bimët dhe kujdesej për kopenë e bagëtive; nga ana tjetër ashtu si Zeusi i Dodonës, ai ishte një orakull që profetizonte duke shtënë fall me fëshfërimën e pemëve. Këto funksione fshatarake i shtynin artistët që ta paraqitnin me mjekërr, veshur me një lëkurë dhie, duke mbajtur qoftë shkopin e barive qoftë bririn e bollëkut, sepse ai ndihmonte pjellorinë e tokës prandaj e kanë identifikuar me Panin.

Pani - perëndi pellazgjike e pyjeve, barinjve, kopeve dhe e gjahtarëve, që adhurohej fillimisht në Arkadi. Bir i Hermesit dhe vajzës së nimfës Driopa. Ai ka pamjen me brirë, këmbë dhe mjekër të cjapit. Banon në pyje duke preferuar vendet e vetmuara dhe shpesh bashkohet me shtojzovallet dhe satyrët në kortezhet e Dionysit. Me shfaqjen e tij të papritur dhe me britmën e tmerrshme frikësonte një ushtri të tërë, duke i detyruar t'ua mbathnin. Ai ka aftësinë për të parashikuar dhe këtë art ia ka mësuar Apolloni. Pani adhurohej në Arkadi ku kishte një faltore. Në Athinë kulti i tij hyri pas betejës së Maratonës, pasiqë kishte ndihmuar fitoren e tyre kundër perisanëve me britmat e tij të tmerrshme. Kështu prej emrit të tij rrjedh edhe fjala "panik".

Pani është perëndi e pllenimit dhe pjellorisë. Por njihet edhe si mjek dhe shërues, profet dhe shpikës i fyellit baritor.

Një histori të çuditshme të Panit na e jep Plutarku: Në kohën e perandorit romak Tiber, një anije ngeci papritur në ujërat e detit Jon. Pas kësaj u dëgjua një zë që i kërkonte timonierit të anijes të bërtiste kur të arrinte pranë brigjeve: "Pani i madh vdiq". Pas shumë ngurrimesh timonieri vendosi të lajmëronte vdekjen e Panit. dhe menjëherë u përhapën në të gjitha anët rënkime të dhimbshme, sikur tërë toka të ishte në zi. Vdekja e Panit ishte fundi i paganizmit që u zëvendësua me krishterimin. Por tani në ditët tona Pani sërish është gjallë.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Vidasi e Thana   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vidasi e Thana
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vidasi në Mitologjinë shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: