| | Ndërhyrja e njeriut në riprodhim të llojeve | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Hylltar MODERATOR
Numri i postimeve : 205 Join date : 23/04/2013 Age : 43 Location : Në Fushat e Elysesë
| Titulli: Ndërhyrja e njeriut në riprodhim të llojeve Sun 26 Feb 2023, 09:00 | |
| Një temë me interes që përfshin nëntema tjera si hibridizimi, shartimi, eugenika etj. Historikisht njerëzit kanë pasur qëndrim negativ për përzierjen mes kombeve e racave, por ka pasur interesim të madh në përzierje të caktuara mes bimëve apo kafshëve për qëllime ekonomike. | |
| | | Hylltar MODERATOR
Numri i postimeve : 205 Join date : 23/04/2013 Age : 43 Location : Në Fushat e Elysesë
| Titulli: Re: Ndërhyrja e njeriut në riprodhim të llojeve Sun 26 Feb 2023, 09:06 | |
| Mollat egra, kanë qenë dhe janë edhe sot të vogla sa një qershi, dhe të tharpta (që d.m.th. se Eva nuk hëngri mollën se nuk kishte çka të lakmonte lol). Hibridizimi i dy varianteve të mollës së egër, solli plot hibridë të rinj, dhe eksperimentet e mëvonshme shkuan duke e rritur madhësinë e mollës, përqindjen e sheqerit, duke përmirësuar aromën etj. Puna është se kur rastis që një hibrid të jetë tepër i pëlqyeshëm nga njerëzit, bie fjala shije shumë të mirë, aromë, etj., atëherë një kombinim i tillë gjenetik nuk përsëritet më. Prandaj zgjidhja ishte te shartimi, me ç'rast druri i mollës së egër pritet pak mbi tokë, dhe në të ngjitet një pip i mollës së butë, hibridit të lartpërmendur, me ç'rast ruhet gjenetika e plotë. Kështu të gjitha mollat rrakaqe (varietet popullor shqiptar), kudo që gjenden, janë gjenetikisht identike sikurse janë edhe dy binjakë njëvezorë me njëri tjetrin. Gjithnjë merret një pip nga bima e shartuar për të shartuar bimën tjetër. | |
| | | Hylltar MODERATOR
Numri i postimeve : 205 Join date : 23/04/2013 Age : 43 Location : Në Fushat e Elysesë
| Titulli: Re: Ndërhyrja e njeriut në riprodhim të llojeve Sun 26 Feb 2023, 09:07 | |
| Domatja dhe helmarina (Atropa belladonna) poashtu janë të afërta dhe mund të shartohen. Rezultati ndryshon varësisht se cila bimë është përdorur si bazë dhe cila bimë është përdorur si pip (filiz). - Nëse për bazë përdoret helmarina që është shumëvjeçare, atëherë bima e shartuar do të jetë shumëvjeçare, dhe do të nxjerrë domate vit pas viti, por do të jenë fruta të helmuar sepse helmarina prodhon helmet e saj në rrënjë. - Nëse për bazë përdoret domatja, dhe mbi të shartohet helmarina, atëherë do të jetë njëvjeçare; në vjeshtë do të thahet e tëra. Megjithatë këtu është mundësia që të shijohen frutat e helmarinës pa helm, pasiqë mungojnë rrënjët e saj dhe rrjedhimisht mungon edhe helmi. | |
| | | Hylltar MODERATOR
Numri i postimeve : 205 Join date : 23/04/2013 Age : 43 Location : Në Fushat e Elysesë
| Titulli: Re: Ndërhyrja e njeriut në riprodhim të llojeve Sun 26 Feb 2023, 09:08 | |
| Pomatja (shartim i domates në patate) Shartimi mund të bëhet vetëm në dy lloj bimësh: halorët dhe dikotiledonet. Ndërkaq bimët monokotiledone të tilla si drithnat, barërat, qepa, hudra, purrini, zambaku, bananja, nuk mund të shartohen, sepse nervatura e venave përçues të ujit është e ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk mund të lidhen mes vete. Edhe te bimët që shartohen, kjo mund të bëhet vetëm mes bimëve që janë të afërta. Pomatja është shartim i patates me domate: patatja e jep bazën (rranjën) kurse domatja e jep pipin e sipërm. E njëjta bimë prodhon patate nën tokë dhe domate mbi tokë. Kjo bimë është zgjidhje e mirë për mbjellje në vise urbane ku ka pak sipërfaqe, pastaj është rezistente ndaj sëmundjeve etj. | |
| | | Hylltar MODERATOR
Numri i postimeve : 205 Join date : 23/04/2013 Age : 43 Location : Në Fushat e Elysesë
| Titulli: Re: Ndërhyrja e njeriut në riprodhim të llojeve Sun 26 Feb 2023, 09:15 | |
| MUSHKAMushka është një ndër eksperimentet e hershme të njeriut në gjenetikën e kafshëve. Ilirjanët (dhe thrakët) duhet të jenë të parët që kanë bërë hibridizimin e kuajve me gomarë për të përfituar mushkën. Në fillim kuajt kanë qenë të vegjël dhe janë përdorur vetëm për të tërhequr karrocat ose qerret e drunjta. Më vonë ilirjanët kultivuan raca të mëdha kuajsh që shërbenin për kalërim, dhe këta pastaj u hibridizuan me gomarë. Vetë fjala mushkë është autentike ilirjane dhe e hasim te një fis ilirjan në Anatoli të njohur si Mushki. Mushkat janë dy lloje: mushkat që i pjell pela me gomarë janë të mëdha, dhe mushkat që i pjell gomarica me kuaj janë të vogla. Si rregull gjenetik, nga nana trashëgohet madhësia e trupit, shpejtësia, shkathtësia, fuqia, jela, kurse nga babai trashëgohet qëndrueshmëria, durimi, dhe forma e veshëve. Zëri i mushkës është një përzierje e pëllitjes së gomarit me hingëllimën e kuajve. Duke u nisur nga rregulli i trashëgimit të trajtave, atëherë për të kultivuar një lloj të mirë mushkash nevojitet që të kultivohen veçanërisht kuajt dhe gomarët. Mushkat janë sterile si rregull. Mirëpo ka ndodhur që një mushkë femër të mbarset, gjë që ndodh 1 herë në 100 mijë individë, dhe i vogli ka dalë racë e pastër; nëse është mbarsur me kalë, ka lindur një kalë të pastër, dhe nëse është mbarsur me gomar ka lindur sërish mushkë; kjo ndodh sepse mushka femër favorizon gjenet e prindit femër; vetëm gjenet e nënës i dhuron për trashëgimtarin e vet. Mushkat ka numër cub kromozomesh: 63. Kjo vjen nga shkaku që kali ka 64 kromozome (32x2) dhe gomari ka 62 kromozome (31x2), atëherë në kombinimin gjenetik, mushka trashëgon nga pela 32 kromozome dhe nga gomari 31 kromozome, pra gjithsej 63. Këto kromozome kombinohen për të krijuar mushkën, por nuk ia dalin që të krijojnë gjenerata të reja, pikërisht për shkak të pabarazisë që kromozomeve në të dy anët e ADN-së. Nga këtu edhe rrjedh shterrpësia e mushkave. Mushkat janë përdorur veçanërisht në malësitë tona ku terrenet janë të vështira, pastaj për lërimin e arave, ndërsa në pjesën më të madhe të botës së vjetër janë përdorur për të tërhequr topat. Në Kanun, në listën e çmimeve që jepen aty, çmimi i mushkës shkon nga 1200 deri 1500 grosh, që do të thotë tejkalon dyfishin e çmimit të një kali dhe sa 5-fishi i çmimit të gomarëve. Mushka nuk ka taksonomi të vetën por për të përdoret taksonomia e kalit dhe gomarit së bashku të lidhuna me një x, duke e vendue të parën taksonominë e 'të atit' dhe së dyti të 'së amës' si më poshtë: Equus asinus × Equus caballus (taksonomia e mushkës së dalë nga parëzimi i gomarit me pelë) Equus caballus × Equus asinus (taksonomia e mushkës së dalë nga parëzimi i kalit me gomareshë) Kupë për pije (rhyton) nga Greqia e Lashtë, me trajtën e kokës së mushkës. | |
| | | Hylltar MODERATOR
Numri i postimeve : 205 Join date : 23/04/2013 Age : 43 Location : Në Fushat e Elysesë
| | | | Sponsored content
| Titulli: Re: Ndërhyrja e njeriut në riprodhim të llojeve | |
| |
| | | | Ndërhyrja e njeriut në riprodhim të llojeve | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |