FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gjellna mishi

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Laureta
MODERATOR
Laureta


Female Numri i postimeve : 18
Join date : 07/07/2014
Age : 30
Location : Ferizaj

Gjellna mishi Empty
MesazhTitulli: Gjellna mishi   Gjellna mishi EmptySat 25 Feb 2023, 23:34

Gjella e Hasit


Gjellna mishi 331474090-1380269992738589-6850315600530511122-n

Gjella e Hasit – Receta e Malësive Shqiptare trashëguar ndër shekuj

Ky gatim special shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer sidomos me turshitë e amvisave shqiptare, sallata të freskëta, bukë të thekur, djathra të ndryshëm etj.

Më poshtë do të gjeni recetën e vjetër të përgatitjes së kësaj pjate të mrekullueshme dhe dimërore krejt lehtë në shtëpi, një mënyrë fantastike për ta shijuar e ndarë me familjen.

Përgatitja e Gjellës së Hasit në shtëpi

Përbërësit


300 gr miell misri
4 lugë vaj ulliri
250 gr-300 gr të pjesëve të brendshme të qengjit
2 gota uji me kos
Një kokërr hudhër
Një lugë çaji me kripë

Përgatitja


Të brendshmet e qengjit i lajmë mirë me ujë të rrjedhshëm dhe i lëmë të zjejnë.

Në enë tjetër shtojmë vajin e ullirit. Hedhim miellin e misrit dhe e trazojmë derisa mielli i misrit të marrë ngjyrë të kuqërremtë.

Pastaj lëngun e mishit të zjerë e hedhim mbi miellin e skuqur dhe vazhdojmë trazimin derisa masa të marrë trajtën e supës.

E lëmë kështu të zjejë për rreth 10 minuta.

Më pas, të brendshmet e ziera i presim në thela të vogla dhe i hedhim brenda në enën ku po zien mielli me lëng mishi.

I lëmë të ziejnë edhe për 2-3 minuta dhe e heqim enën nga zjarri.

Gatimi i përfunduar mund të përzihet me kos sipas preferencës.

Kjo pjatë është e pasur me vlera ushqyese, proteina, karbohidrate, hekur dhe zink.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ajka

Ajka


Female Numri i postimeve : 19
Join date : 19/03/2013
Age : 36
Location : Tirane

Gjellna mishi Empty
MesazhTitulli: Re: Gjellna mishi   Gjellna mishi EmptyMon 27 Feb 2023, 16:37

Toptha me lëng


Përbërësit:
300 gr mish i grirë,
1 patate e zier,
3 lugë gjelle djath i grirë i tipit parmesan,
1 vezë,
magdanoz,
kripë, piper,
lëkura e 1 limoni e grirë,
miell

Për lëngun:
1 qepë,
1 karrotë,
2 lugë vaj,
1 kub vegjetal

Përgatitja:
Shtypim pataten dhe e perziejme me gjithe perberesit e tjere per topthat, derisa te behet nje brum homogjen. Krijojme topthat me permasat sipas deshires dhe i lyejme me miell. Nderkohe ne tigan kaverdisim me zjarr te embel qepen dhe karroten e prere holle. Shtojme 1 gote uje dhe kubin e vegjetes (kubin per supe), dhe kur te marre nje vale, shtojme topthat . Mbulojmë tiganin dhe i leme te gatuhen ne zjarr te embel derisa te gatuhen topthat rreth 20-25 minuta. Jane gati te shijohen te shoqeruara me sallate ose patate.

_________________
Death by fire is the purest death! - Melisandre of Asshai
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gjellna mishi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Kulturë :: Gatimi besëlashtë-
Kërce tek: