FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Skijimi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kandhaon

Kandhaon


Numri i postimeve : 837
Join date : 09/08/2014
Location : Në breshta, mes bredhave,

Skijimi Empty
MesazhTitulli: Skijimi   Skijimi EmptySat 25 Feb 2023, 18:52

Skijimi


Skijimi Ski-3


Skijimi âsht një grumbull lojnash të rrëshqitjes mbi borë.

Mjeti kryesor me të cilin ushtrohet skijimi janë skitë: rrypa të hollë e të gjatë prej dërrase që mbërthehen pas këpucëve për të rrëshqitur mbi borë.

Lojtari që ushtron skijimin quhet skitar.

Skijimi Ski-1

Edhe pse skijimi modern është zhvilluar në Skandinavi, pikturat 10,000 vjeçare tregojnë përdorimin e skive në rajonin e Xinjiang-ut të Kinës. Fillimisht, skijimi nuk është paraqitur si sport, por si nevojë e njerëzve për të siguruar ushqimin.

Tashmë, skijimi praktikohet nga miliona njerëz, në mbarë botën, si formë sporti profesional dhe rekreativ. Megjithëkëtë, skijimi mund të jetë i rrezikshëm nëse nuk merren masat e duhura për t’u përgatitur.

Kryetari i klubit të skitarisë “Nici”, Mentor Maloku, thotë se të mësuarit e skijimit ka lidhje me dashurinë për këtë sport: “Të mësosh të skijosh është shumë e lehtë, por ka vetëm një kusht, duhet ta duash, sepse deri tani nuk njoh një person të vetëm që ka ndjekur klasë skijimi dhe nuk e ka mësuar atë. Për të qenë të sigurt duhet ndjekur disa hapa, nën vëzhgimin e instruktorit, i cili ndihmon dhe mbron nga lëndime të mundshme. Prandaj, një fillestarit i duhen vetëm 2 ose 3 orë mësim për të skijuar i pavarur, prandaj ky sport është i qasshëm për të gjithë njerëzit”, tha instruktori Mentor Maloku.

Përfitimet nga skijimi


Nëse ju kaloni ndonjë vikend apo të paktën gjashtë orë duke skijuar, përveç që do të digjni 3000 kalori, ju mund të humbni peshë vetëm për një javë e të ndryshoni pamjen tuaj me të cilën nuk ndiheni të kënaqur.

Pos kësaj, skijimi âsht i mirë edhe për muskujt e barkut, e poashtu rrit nivelin e imunitetit e madje ndihmon edhe në lehtësimin e depresionit. Skijimi sjell dobi edhe për dhembjet me pjesën kurrizore të shpinës.

Pajisja e plotë për skijim përfshin:
a) skitë
b) këpucat për ski
c) shkopinjtë per m'u mbajtun
d) lidhëset
e) dorëzat
ë) kombinizoni(për erë, për mjegull)
f) syzat për ski(për diell, për borë)
g) kapela, etj.

Një shteg skijimi në qytezën turistike dimnore Bredhishtë (ish-Brezovica)

Skijimi Ski-2

Burimi i fotografive vjen nga faqja Skijimi brezovice
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Skijimi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Edukim fizik :: Lojna-
Kërce tek: